Prefektja e Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari zhvilloi një vizitë në selinë e Fondacionit “ALSAR”. Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë e miqësore. Prefektja u informua rreth veprimtarise së Fondacionit tonë lidhur me angazhimet dhe perpjekjet e tij për të ofruar dhënien e kontributit në shërbim të shoqërise shqiptare dhe ruajtjes e zhvillimit të vlerave të traditës kulturore e kombëtare.
Gjatë takimit ndër të tjera u theksua fakti se realiteti ku ne jetojmë, mirëqenia dhe mjedisi shfaqin gjithnjë nevojën e ndërhyrjes shumëpalëshe shtet-shoqëri, ku shtresa dhe kategori të ndryshme shoqërore vulnerable, kërkojnë më shumë barazi dhe integrim me pjesën tjetër të shoqërisë.
- Mehdi Gurra kryetar i Fondacionit ALSAR, gjatë fjalës së tij shprehu vlerësimet e tij për marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me institucionin e Prefekturës së Tiranës gjë që theksoi se do synojmë t’i thellojmë me tej në të ardhmen.




