Kryetari i Fondacionit ALSAR ka pritur të shtunën zëvendëskryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), dr. Mahmut Çevik, i ardhur në vendin tonë për një seri vizitash dhe për të marrë pjesë në hapjen në Shkodër të ekspozitës kushtuar fotografëve të periudhës osmane.
Në bashkëbisedimin e ngrohtë dhe miqësor, z. Mehdi Gurra e ka njohur mikun nga Turqia me arritjet e Fondacionit ALSAR, me zgjerimin e aktivitetit, dhe me synimet për të ardhmen.
Biseda me z. Mahmut Çevik ka patur për temë gjithashtu kontributin e TİKA në Shqipëri në shumë fusha, shprehjen e mirënjohjes për këtë kontribut, dhe nënvizimin e nevojës për thellimin e bashkëpunimit.
Është theksuar se projektet e përbashkëta ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve miqësore shqiptaro-turke, në shtimin e frymës vëllazërore mes dy popujve.
E përbashkët ishte dhe ideja se ndërveprimi i suksesshëm midis dy institucioneve, ALSAR-it dhe TİKA-s, si, për shembull, në projekte humanitare, duhet çuar më tej.
Kryetari i Fondacionit ALSAR e falënderoi mikun për vizitën, ndërsa nënkryetari i TİKA-s shprehu kënaqësinë për pritjen e ngrohtë.