WEFA jep kontribut për vijimësinë e një tradite, mbështet shtrimin e iftareve për qindra persona

Në tre ditët e aktiviteteve humanitare të mbështetura nga organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, WEFA, përveç shpërndarjes së pakove me ushqime, dhënies së veshmbathjeve dhe ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë, u realizuan dhe shtrime iftaresh.

Në dy mbrëmje Ramazani, iftare u shtruan për banorë të Zall-Bastarit dhe për komunitete në nevojë. Iftaret mblodhën në tryeza 300 persona, në frymën e përjetimit në bashkësi të muajit të agjërimit.

Atmosfera festive e krijuar përçoi te të pranishmit në iftare ndjenjën e mirësisë dhe begatisë hyjnore, si dhe të solidarësisë njerëzore.

Ata ndanë së bashku ushqimin dhe shtuan vëllazërinë mes tyre, falënderues nga zemra për shtruesit e iftarit.

Tradita e shtrimit të iftareve, e pasuruar vit pas viti, Ramazan pas Ramazani, ndjek rrugën e saj në Fondacionin ALSAR me mbështetjen e organizatave dhe fondacioneve partnere.

soap 2 day