WEFA u dhuron veshmbathje fëmijëve jetimë

Në aktivitetin treditor mirëbërës të kësaj jave të WEFA-s në vendin tonë ishte dhe dhurimi i veshmbathjeve për fëmijë jetimë.

Përgjatë dy ditëve, më 14 dhe 15 prill, 250 fëmijë jetimë morën dhuratë veshmbathje në ambientet e Fondacionit ALSAR.

Shpërndarja u bë kështu nëpërmjet një organizimi të përbashkët të ALSAR-it dhe WEFA-s. Pakot e dhuruara jetimëve përmbanin pantallona dhe bluza.

Organizata e ndihmave me qendër në Gjermani kontribuon si shumë të tjera në ditët e solidaritetit human gjatë Ramazanit për realizimin e projekteve të shumta humanitare.

Një partnere e qëndrueshme e ALSAR-it, ajo u vjen në ndihmë shtresave në nevojë të shoqërisë sonë në këtë muaj të veçantë, të dalluar nga të tjerët.

soap 2 day