Zhvillohet në Tiranë sesioni I 26-të I unionit të organizatave të shoqërisë civile të botës islame

U zhvillua në Tiranë, sesioni i 26-të i Unionit të Organizatave të Shoqërisë Civile të Botës Islame. Në të morën pjesë kryetari i këtij unioni Z. Ali Kurt dhe përfaqësues të një rrjeti prej 354 organizatash me anëtarë nga 66 vende të ndryshme të botës, të cilët janë të mbledhur nën ombrellën e këtij unioni me mision dhe vizion të qartë: për të bashkëpunuar për një botë më të mirë!

Kryetari i Fondacionit  “Alsar”  Z. Mehdi Gurra gjatë fjalës së tij të hapjes me cilësinë e mikpritësit të këtij sesioni u shpreh “Jam i privilegjuar të mbaj një fjalë të parë në këtë takim të 26-të të Këshillit të IDSB-së, Unionit të Organizatave të Shoqërisë Civile të Botës Islame. Fillimisht, ju uroj mirëseardhjen në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë! Është nder për ne që ky takim të mbahet nën organizimin tonë. Në të njëjtën kohë, me punën tonë të palodhur në vite, me spikatjen tonë, e kemi merituar diçka të tillë. Ndarja e përvojave, e shqetësimeve, e mënyrave të veprimit, këshillimet për rrugëdalje, bashkërendimet e veprimtarive, bashkimi në një zë i reagimeve, dhënia e ndihmës reciproke; një gamë e gjerë shkëmbimesh njerëzore përmblidhen në aktivitetin e këtij unioni. Sa më të efektshme të jenë këto shkëmbime, aq më e gjatë do të jetë jeta e IDSB-së, aq më sukses do të ketë ajo, do të theksonte Z. Gurra.

 Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij sesioni të zhvilluar nën drejtimin e kryetarit të tij Z. Ali Kurt, fokusi kryesor u ndal tek roli i shoqërisë civile, i cili është bërë gjithnjë e më kritik në një botë që ndryshon gjithnjë e më tepër me shpejtësi marramendëse. Krizat politike, ekonomike dhe shoqërore, që i lënë vendin njëra-tjetrës në një pjesë të mirë të globit, mund të përballohen, të tejkalohen dhe të lihen pas krahëve vetëm me përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e trajtimit të tyre.

 Pjesëmarrësit në këtë sesion vlerësuan arritjet e shënuara dhe mundësitë e shfaqura, për të gjetur shtigje dhe forma të reja bashkëpunimi ndërmjet tyre.

 

soap 2 day