Category Page: Humanitare

Jetimë marrin dhuratë kompletin e librave, “Rrëfenja kur’anore”, dhe çokollata

Një numër jetimësh nën kujdesin e Fondacionit ALSAR kanë mbushur këtë të hënë mjediset e tij për të marrë çeqe me një pagesë vjetore të ndihmës financiare.

Aktivitetin për 50 jetimët e kanë bërë akoma më të gëzueshëm dhuratat e tjera për ta.

Atyre u janë dhënë çokollata dhe kompleti i librave nga Botimet ALSAR, “Rrëfenja kur’anore”.

Dhuratat i ka mundësuar kompania Global, dhe janë shpërndarë në praninë e drejtorit të saj, z. Kemal Sevinç, dhe të kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

Ky aktivitet humanitar, si dhjetëra të tjerë në këtë periudhë të shkurtër kohore, u zhvillua në kuadër të muajit të Ramazanit dhe në prag të Bajramit.

Jetimët gëzojnë përparësi në aktivitetin humanitar të ALSAR-it, ndërsa vëmendja ndaj tyre shtohet në këtë muaj.

Për 50 fëmijë jetimë jepet ndihmë financiare vjetore

Jetimët kanë ndier dhe në këtë Ramazan kujdesin e vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR, të treguar në realizime projektesh humanitare në dobi të tyre.

Ndihma ushqimore është e para e dhënë familjeve të jetimëve, për të patur një përjetim sa më të mirë në muajin e agjërimit.

Por nuk kanë munguar dhe forma të tjera mbështetjeje, si ndihma e drejtpërdrejtë financiare.

Në një aktivitet të këtyre ditëve të fundit të Ramazanit, të së hënës së 16 marsit, për 50 jetimë është dhënë ndihmë financiare vjetore.

Çeqet me pagesën vjetore, nga 1 janar në 31 dhjetor 2026, janë shpërndarë në mjediset e Fondacionit ALSAR, në prani dhe të familjarëve shoqërues të jetimëve.

Dhënien e pagesës vjetore e mundësoi kontributi nga İHH me qendër në Belgjikë.

Ramazani e përçon vetvetishëm frymën e solidaritetit human, të përkthyer te ALSAR-i në aktivitete humanitare, shpesh kushtuar jetimëve nëpërmjet kontributeve të partnerëve ndërkombëtarë.

Pranë njerëzve në nevojë, të ndihmuar me pako ushqimore

Aktiviteti kryesor humanitar i Fondacionit ALSAR në këtë muaj agjërimi, ardhja në ndihmë nevojtarëve me pako ushqimore, përfshin të tjera vendmbërritje dhe të tjerë të ndihmuar.

Bashkë me të ndihmuarit, në mijëra tani, rritet dhe numri i projekteve të realizuara me sukses në bashkëpunim me ente partnere.

Ka kontribuar dhe ka mundësuar kështu shpërndarje ndihmash ushqimore dhe konfederata sindikale turke HAK-İŞ.

Falë kontributit të kësaj konfederate është shpërndarë në Tiranë dhe Klos një sasi e konsiderueshme ndihme.

Për banorë në destinacionet e ndihmës, për individë e familje në nevojë, u dhanë në këto ditë Ramazani 200 pako me artikujt bazë ushqimorë.

Solidariteti human u shpreh sërish në mënyrë të prekshme, duke përçuar lehtësim e gëzim aty ku mbërriti ndihma.

Ditët e solidaritetit human, në Tiranë dhe Klos me ndihma ushqimore

Ndërsa Ramazani i afrohet mbarimit për këtë vit, bilanci i veprimtarive të Fondacionit ALSAR në ndihmë të shtresave në nevojë shtohet e pasurohet.

Për të kontribuar në zhvillimin e aktiviteteve humanitare janë ofruar gjatë kësaj periudhe shumë ente partnere, së fundi dhe sindikata turke.

Një prej tyre, Hizmet-İş, ka mundësuar shpërndarjen e një sasie ndihme ushqimore në Tiranë dhe Klos.

Për njerëz e familje në nevojë janë dhënë 200 pako me artikujt bazë ushqimorë, shpërndarë nga personeli i Fondacionit ALSAR.

Ndihma ka mbërritur te nevojtarët në ditë të solidaritetit human, të mbushura me realizime projektesh humanitare.

Larmi aktivitetesh humanitare në Ramazan, dhurohen fidanë frutorë

Fondacioni ALSAR është përfshirë tërësisht në një aktivitet të gjerë humanitar, me një shumëllojshmëri projektesh të dedikuara ditëve të muajit të Ramazanit.

Veç shpërndarjes së ndihmës ushqimore, shtrimit të iftareve dhe dhënies së paketimeve me ushqim për iftar, si veprimtari mbizotëruese, zhvillohen dhe të tjera aktivitete në ndihmë të komuniteteve dhe shtresave në nevojë.

Mes tyre është dhe dhurimi i fidanëve frutorë; një ndihmë me efekte më të gjata dhe kontribuese për përmirësim të gjendjes ekonomike të përfituesve dhe për mirëmbajtjen e mjedisit.

Përmes një projekti të tillë janë dhënë 147 fidanë frutorë për Xhaminë e Hadmit në Pezë, në Tiranë, dhe për familjet e tre fëmijëve jetimë.

Procesin dhurues e ka shoqëruar dhe mbjellja e fidanëve.

WEFA, organizata ndërkombëtare e ndihmave me qendër në Gjermani, e mundësoi dhurimin e fidanëve frutorë.

Vijon shpërndarja e pakove ushqimore, ndihmë për familje në Ballsh, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Vlorë, Sarandë dhe Konispol

Kontributi humanitar i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në këtë Ramazan vazhdon të mbërrijë në destinacionet e planifikuara në bashkërendim me Fondacionin ALSAR.

Një varg i gjatë aktivitetesh në qytete e lokalitete të ndryshme të vendit ka mundësuar shpërndarjen e ndihmës ushqimore për familje në nevojë, për familje jetimësh.

Në segmente të ndryshme, nga veriu në jug, pakot me artikujt bazë ushqimorë kanë lehtësuar sadopak përditshmërinë e nevojtarëve dhe kanë përçuar frymën e solidarizimit me ta.

Shpërndarja është kryer së fundi në Ballsh, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Vlorë, Sarandë dhe Konispol.

Pako me ushqime janë ndarë në tërësi në këto vendndalime për 100 familje.

Fondacioni ALSAR dhe TİKA e vijojnë dhe më tej këtë ndërveprim të suksesshëm.

soap 2 day