Me rastin e dhënies së programit fetaro-kulturor për Profetin Muhamed, a.s., në Ulqin dhe Tuz, kryetari i Fondacionit ALSAR bëri dhe një vizitë në Ambasadën e Republikës së Turqisë në kryeqytetin e Malit të Zi.
Mehdi Gurra u prit nga ambasadorja e Republikës së Turqisë, znj. Songül Ozan, me të cilën pati një bisedë të ngrohtë.
Ai shoqërohej në vizitë nga anëtarë të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, si dhe nga prof. dr. Hamdi Arslan e dr. Hakan Kutlu.
Gjatë vizitës u fol për zhvillimet në rajon, për rolin dhe ndikimin e Turqisë në Ballkan. Z. Gurra e njohu ambasadoren me aktivitetin humanitar, arsimor dhe kulturor të Fondacionit ALSAR, me rëndësinë e dhënë marrëdhënieve miqësore shqiptaro-turke, dhe me angazhimin e fondacionit për të ndihmuar në forcimin e tyre.
Vizitën e karakterizoi fryma miqësore, ndërsa ajo u pasqyrua dhe në faqen e Ambasadës së Turqisë në Podgoricë në rrjetet sociale.