Në përpjekjet e tij modeste për pasurimin kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare, si dhe për lënien e një trashëgimie të rëndësishme për brezat që do të vijnë, Fondacioni “ALSAR”, vijon prej 11 vitesh një veprimtari intensive botuese. Zhvillimi i këtyre veprimtarive në fushën e botimeve, gjatë kësaj periudhe, është përqendruar në realizimin e botimit dhe ribotimit të teksteve që vijojnë:
Nr. | Titulli i materialit të botuar | Autorësia | Tirazhi |
1. | “Raporti i veprimtarive të Fondacionit “ALSAR” për 6 – mujorin e II- të vitit 2017”. | Fondacioni “ALSAR” |
1,000 kopje |
2. | Kumtesat e Kalendarit Kombiar | Fondacioni “ALSAR” | 1,000 kopje |
3. | “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare” | Shaban Murati. | 1,000 kopje |
4. | Suksesi nuk është rastësi | Dario Hani | 500 kopje |
5. | Veprat historike Osmane që gjenden në Kuds. (Fletëpalosje ) | Fondacioni “ALSAR” | 1,000 kopje |
6. | Nga qyteti Isra në Mesxhidi Aksa.(Fletëpalosje ) | Fondacioni “ALSAR” | 1,000 kopje |
- Fondacioni “ALSAR”: “Raporti i veprimtarive të Fondacionit ALSAR për 6-mujorin e II- të vitit 2017”,
Botimet “ALSAR”, Tiranë 2018, 260 faqe.
Raporti informativ i botuar në dy, përkatësisht në gjuhën shqipe dhe angleze, pasqyron në mënyrë të përmbledhur veprimtarinë e Fondacionit “ALSAR”, për periudhën korrik-dhjetor të vitit 2017.
- Kumtesat e Kalendarit Kombiar :
Botime “ALSAR”, Tiranë 2018, 210 faqe.
- Shaban Murati: “Çështja e paqenë e detit:Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”
Botime “ALSAR”, Tiranë 2018, 232 faqe.
Libri “Çështja e paqenë e detit:Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?” i ambasadorit Shaban Murati trajton një nga çeshtjet më të nxehta dhe më të ndërlikuara të marrëdhënieve shqiptaro-greke në dhjetë vitet e fundit. Autori analizon në një studim të plotë nga pikëpamja diplomatike, politike dhe historike çështjen e detit si problem nga më të mprehtit dhe më të komplikuarit të marrëdhënieve të kohërave moderne midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Autori zbërthen metodikën e gabuar të procesit të negocimit nga ana e diplomacisë shqiptare dhe ndalet gjerësisht në këtë metodikë, e cila solli si rezultat një marrëveshje të dëmshme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Shqipërisë. Në libër analizohet në një kapitull të veçantë nxitimi i pashpjeguar dhe paaftësia me të cilën diplomacia shqiptare ka negociuar çështjen e detit midis dy vendeve, duke e mbyllur në më pak se një vit me marrëveshjen detare, gjë që tregon një nxitim politik dhe një strategji të përfundimit të marrëveshjes në dëm të vetë Shqipërisë.
Në një kapitull të veçantë libri zbërthen qendrimet e gabuara antikushtetuese dhe antihistorike të MPJ të Shqipërisë dhe të qeverisë, që nënshkroi marrëveshjen e detit, të cilat për të jusfikuar lëshimet e mëdha, që bënë në dëm të integritetit territorial të vendit, përqafuan tezat greke sikur kufiri detar midis dy vendeve nuk ekzistonte. Autori sjell një numër të madh dokumentesh historike, traktatesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me kufijt e Shqipërisë për të provuar se kufijtë detarë dhe tokësorë kanë qenë të përcaktuara si të detyrueshme nga Fuqitë e Mëdha në vitet 1913-1926. Ai sjell dokumente të reja nga arkiva e vetë MPJ të Shqipërisë, që provojnë se në marrëveshjet e mëparshme dypalëshe, për çështje të ndryshme midis Shqipërisë dhe Greqisë të dy vendet kanë pohuar ekzistencën dhe njohjen e kufirit detar midis tyre.
Kapitulli kryesor i librit i kushtohet konfliktit të ri diplomatik të krijuar midis dy vendeve për marrëveshjen e detit pas rrëzimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Në të analizohen përpjekjet e Greqisë për të imponuar zbatimin e marrëveshjes së anulluar, për ta rinegociuar edhe njëherë atë me të njejtin objekt të hedhur poshtë nga Gjykata, për të riparë disa koordinata dhe për t’i kthyer Shqipërisë disa kilometra katrore det nga hapësira prej 350 kilometrash, që i jepte marrëveshja e vitit 2009.
Konkluzioni i autorit është se çështja e detit midis dy vendeve është një çeshtje artificiale, e paqenë, sepse nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston çeshtja e kufirit detar midis dy vendeve. Libri paraqet interes si një manual ndihmës lidhur me bisedimet për kufijtë detarë, që mund të kenë shtete të ndryshme midis tyre dhe sidomos në raportet me Greqinë.
- Dario Hani : “ Suksesi nuk është rastësi”
Botime “ALSAR”, Tiranë 2018, faqe 68
Ky është një libër i shkruar nga një i ri për të rinjtë por me stilin e pjekur të një krijuesi me përvojë. Energjia që Dario përcjell në këtë libërth vjen me kujdesin për të mos anashkaluar disiplinën, kërkimin dhe punën e vazhdueshme sidomos me veten, gjëra që janë në bazë të çdo disipline. Duket se ai ka kapur thelbin e sfidës për biznesin shqiptar; atë të të bërit biznes në mënyrë të kultivuar.
Ajo që Dario ofron nuk është thjesht të bërit biznes për të shtuar shifrat e parave por të bërit biznes si një mënyrë rritjeje personale dhe shoqërore. Është një thirrje për ta parë biznesin ashtu edhe siç është në esencën e tij: një marrje e dhënie sociale.
- Fondacioni “ALSAR”: “Veprat historike Osmane që gjenden në Kuds”.
(Fletëpalosje ) Botime “ALSAR”, Tiranë 2018,
- Fondacioni “ALSAR”: “Nga qyteti Isra në Mesxhidi Aksa”.
(Fletëpalosje ) Botime “ALSAR”, Tiranë 2018,