Fondacioni ”Alsar” me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit, në kontekstin e ndërmarrjes së nismave për promovimin e vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave të varfra shoqërore, tashmë me një traditë 12- vjeçare ka nisur platformën e tij të veprimtarive me karakter social dhe humanitar për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të kategorive sociale në nevojë duke kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike dhe në krijimin e një atmosfere festive.
Programi i ndihmës dhe solidaritetit human në këtë fazë të parë në prag të këtij Muaji të Begatë, nisi me datë 8 maj 2018, dhe gjatë 3 ditëve radhazi u mundësua dhurimi i 1150 pakove ushqimore në qytete të ndryshme të vendit, respektivisht për:
- 300 familje të Bashkisë Devoll;
- 300 familje të njësisë administrative Leskovik;
- 300 familje të komunitetit rom “ Instituti për dinjitet njerëzor ”, Pogradec dhe Tiranë;
- 150 familje për “Shoqatën kombëtare të prindërve për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuar”.
- 100 familje të komunitetit rom realizuar në bashkëpunim me “Shoqata romët për integrim”,Tiranë.
Nr | Vendi zhvillimit | Subjekti bashkëpunues | Numri familjeve |
1 | Devoll | Bashkia Devoll | 300 familje |
2 | Leskovik | Njësia administrative Leskovik | 300 familje |
3 | Pogradec dhe Tiranë | “Instituti për dinjitet njerëzor” | 300 familje |
4 | Tiranë | Shoqata KPKFAK | 150 familje |
5 | Tiranë | “Shoqata romët për integrim” | 100 familje |
4 qytete | 1150 persona |
Ky program u mundësua falë kontributit të ofruar nga Fondacioni i Ndërkombëtar i Ndihmave “HASENE – ADEV” me qendër në Gjermani, mbështetur dhe në një marrëdhënie bashkëpunimi të suksesshme edhe me drejtuesit e autoriteteve lokale.
Ishin këto ditë të solidaritetit human ndaj familjeve e shtresave sociale në nevojë, shprehje të urimit të mirëseardhjes për këtë muaj të bekuar.