Tag Archives: Humanitare

Mish “Adak” për familje jetimësh në ditë të solidaritetit human me njerëz në nevojë.

Fondacioni ALSAR realizoi projektin e shpërndarjes së mishit “Adak” për familje të fëmijëve jetimë të Tiranës.

Shpërndarja u bë në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ‘ALSAR’, të mbështetjes së shtresave
në nevojë dhe të ndihmës së vazhdueshme për jetimët dhe familjet e tyre.

Mish “Adak” u shpërnda në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR.

Kjo veprimtari humanitare në ditë të solidaridetit human me njerëz në nevojë përsëritet vit pas viti, si ndihmë për jetimët.

Realizimin e projektit e mbështeti ‘HASENE’ organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.

Fëmijëve jetimë dhe familjarëve të tyre u shtrohet një drekë e përbashkët

Fëmijët jetimë shijuan ushqimin e drekës së përbashkët, nën shoqërinë e familjarëve të tyre dhe të deleguarve të organizatës humanitare ‘HASENE’ me qendër në Gjermani.

Veç ushqimit të shijuar së bashku, dreka i shërbeu njohjes dhe miqësimit të fëmijëve jetimë dhe të familjarëve shoqërues.

Shtrimi i drekës së përbashkët për jetimët është një aktivitet i organizuar dhe në të shkuarën nga Fondacioni ‘ALSAR’ gjithmonë në kërkim të më të mirës për ta.

Fondacioni ‘ALSAR’ shpërndanë pako me ushqime për fëmijët jetimë.

Në kuadër të projekteve humanitare në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe familjeve të tyre, Fondacioni
‘ALSAR’ ka vijuar aktivitetin e tij duke shpërndarë pako me ushqime.

Përfituesit e këtij projekti ishin 170 fëmijë jetimë të cilët morën pakon me ushqime pranë ambienteve të
Fondacionit ‘ALSAR’

Projekti u mundësua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘HASENE’ me qendër në Gjermani ku
përfaqësues të ardhur enkas në Shqipëri për të shtrirë aktivitetin e tyre humanitar i shpërndanë çdo
jetimi pakon me ushqime.

Aktiviteti humanitar në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘HASENE’ do të vijojë edhe në ditët në
vazhdim deri në përmbyllje të projektit.

Ky është një program i përvitshëm që realizohet nga kjo organizatë Ditët e solidaritetit ndaj femijëve
jetimë, ku përmes aktiviteteve të larmishme të karakterit humanitar synohet të kontribuohet sadopak
për lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike.

Në rrethin e Lushnjes u realizua projekti i shpërndarjes së fidanëve të ullirit

Në aktivitetin humanitar me shumë të pranishëm dhe të ndjekur me interes u shpërndanë 200 fidanë
ulliri.

Fidanët u dhuruan për 10 familje jetimësh në fshatin Zhamë ku çdonjëra prej prej tyre mori 20 rrënjë.

Përfituesve të ndihmës me fidanë u është dhënë një mundësi e mirë për të siguruar pas një kohe të
ardhura të qëndrueshme dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Shpërndarja e fidanëve është veç një prej shumë projekteve të vëna periodikisht në zbatim nga
Fondacioni ‘ALSAR’

Projektin e mbështeti organizata humanitare ‘IHH’ me qendër në Belgjikë

Në Koplik në përkrahje të jetimëve.

Në përmbushje të projektit dimëror, në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë soba ngrohje dhe gatimi për familjet e jetimëve në qytetin e Koplikut.

Përfitues nga ky projekt i mbështetur nga organizata humanitare ‘HASENE ‘ me qendër në Gjermani, ishin 10 familje jetimësh.

Fondacioni ‘ALSAR’ në mbështetje të jetimëve në Shkodër

Në zhvillimin e projektit dimëror, një pjesë e rëndësishme e formave të ndihmave ishte edhe ndihma në ushqime.

Në qytetin e Shkodrës, në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘HASENE’ me qendër në Gjermani u shpërndanë 50 pako me ushqime për familjet e jetimëve.

soap 2 day