Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në ditën e fundit të shkurtit me shpërndarjen e pakove ushqimore në segmentin gjeografik ku përfshiheshin Miloti, Rrësheni, Mirdita dhe Kukësi.
Ndihma u prit me mirënjohje dhe në këtë aks verior dhe atë e përfituan 200 familje jetimësh.
Edhe kjo shpërndarje e pakove me ushqime u mundësua nga mbështetja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TİKA.
Fondacioni ALSAR dhe TİKA po bashkëpunojnë në këtë Ramazan, ashtu si në vitet e kaluara, për shpërndarjen e një sasie të madhe ndihmash në ushqime për shtresa në nevojë, posaçërisht për familje të jetimëve.
Lehtësimi i barrës së jetesës së nevojtarëve në ditë të solidaritetit human dhe përçimi kudo i atmosferës së muajit të begatë të Ramazanit janë synime të këtij aktiviteti të dendur humanitar.








































