Tag Archives: aktivitet humanitar

Hedh siparin projekti i ndihmave në kuadër të Ramazanit në bashkëpunim me IHHNL. Veshmbathje, ndihmë ekonomike dhe ushqime për jetimët.

Në ditën e djeshme, edhe pse fundjavë, Fondacioni ‘Alsar’ sëbashku me partnerët e organizatës humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë përmbushi nismën për të gëzuar përgjatë Muajit të Ramazanit fëmijët jetim dhe shtresat në nevojë.

Në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ u dhuruan 100 pako me veshmbathje, zarfe ndihme ekonomike, 100 pako me produkte të ndryshme ushqimore.Në total nga projekti që startoi ditën e djeshme do përfitojnë rreth 360 familje, 450 persona për shtrimin e iftareve dhe 100 fëmijë jetim nëpërmjet dhurimit të veshmbathjeve.

Projektet e Ramazanit me bashkëpuntorët tanë të organizatës humanitare ‘IHHNL’ do zhvillohen edhe në ditët në vazhdim ku aktivitetin humanitar Fondacioni ‘Alsar’ do e shtrijë kryesisht në veri-lindje të vendit ku do të shtrohen iftare për agjëruesit dhe do të shpërndahen kuti me artikuj të ndryshëm ushqimor.

[rev_slider slidertitle=”projekti i ndihmave në kuadër të Ramazanit” alias=”shtrimi-dhe-dhenia-e-iftareve-tradite-e-ndjekur-dhe-ne-kete-ramazan-1-1-1″]

Vijon shtrimi i iftareve në bashkëpunim me organizatën humanitare WEFA

Starton projekti i iftareve në bashkëpunim me ‘WEFA’.

Iftarin e mbrëmshëm ‘Fondacioni Alsar’ u gjend në xhaminë e fshatit Mënik ku hodhi siparin projekti i shpërndarjes të iftarit për 1000 persona në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’.

Projekti ka si synim solidarizimin me çdo familje në nevojë dhe me çdo agjërues që Muaji i Ramazanit të kalohet sa më gëzueshëm.

Projekti mbi shpërndarjen e iftarëve për 1000 persona do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në ditën e fundit të Muajit të Ramazanit. Shpërndarja e iftareve do ndiqet në dy forma, në iftare të shtruara në ambiente publike apo në paketa të dhuruara për konsumim në ambiente private.

[rev_slider slidertitle=”Shtrimi dhe dhënia e iftareve, traditë e ndjekur dhe në këtë Ramazan 1 1″ alias=”shtrimi-dhe-dhenia-e-iftareve-tradite-e-ndjekur-dhe-ne-kete-ramazan-1-1″]

Solidaritet human në Ramazan: Ti̇ka dhuron farëra bujqësore për familje të fëmijëve jetimë.

Në vazhdën e traditës së TIKA-s (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) në ndihmë të shtresave në nevojë, në katër qytete të Shqipërisë përkatësisht Tiranë, Lushnje, Divjakë dhe Fier u shpërndanë farëra bujqësore dhe plehra kimike për 50 familjet e jetimëve të suportuara prej vitesh nga ‘Fondacioni Alsar’

Farërat bujqësore të dhuruara familjeve të jetimëve janë një mundësi e mirë shfrytëzimi ekonomik për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe në rritjen e nivelit ekonomik familjar por edhe në forcimin e marrëdhenieve midis njeriut dhe tokës.

Për 50 familje jetimësh në qytetet e sipërpërmendura janë dhuruar plehra kimike dhe farëra bujqësore: misri, fasule dhe jonxhe.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, i cili ndau në momente të veçanta ndjenjat e solidaritetit me familjet në nevojë.

Ndihma e dhënë për familjet e jetimëve është shprehje e humanizmit dhe e solidaritetit në Muajin e Ramazanit ku vepra të tilla gjejnë një vend tepër të veçantë në këtë muaj.

‘Fondacioni Alsar’ shpreson dhe uron prodhimtari të begatë për familjet në nevojë që u bënë pjesë e këtij projekti.

[rev_slider slidertitle=”Shtrimi dhe dhënia e iftareve, traditë e ndjekur dhe në këtë Ramazan 1″ alias=”shtrimi-dhe-dhenia-e-iftareve-tradite-e-ndjekur-dhe-ne-kete-ramazan-1″]

Shtrimi dhe dhënia e iftareve, traditë e ndjekur dhe në këtë Ramazan

Në vijim të një tradite shumëvjeçare të Fondacionit ALSAR, ka nisur dhe në këtë Ramazan shtrimi dhe dhënia e iftareve për agjërues dhe shtresa në nevojë.

Si një aktivitet humanitar me karakter ndihmues dhe solidarizues, shtrimi i iftareve vazhdon prej disa ditësh.

Ai do të realizohet deri në fund të muajit të Ramazanit, duke u ofruar iftar 100 personave në ditë, vakte të ngrohta ushqimi për pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme.

Zhvillimi i aktivitetit është në dy forma, si shtrim iftaresh kolektive me pjesëmarrje agjëruesish pranë xhamive apo qendrave e mjediseve sociale, ose dhënie e iftarit në paketa të gatshme, për ta konsumuar pranë familjeve.

Me zhvillimin e projektit të shtrimit apo dhënies së iftareve mbështeten shtresat në nevojë, ashtu si dhe me shumë projekte të tjera humanitare përgjatë këtij muaji.

[rev_slider slidertitle=”Shtrimi dhe dhënia e iftareve, traditë e ndjekur dhe në këtë Ramazan” alias=”dite-te-solidaritetit-human-mish-adak-per-familje-jetimesh-1″]

Ditë të solidaritetit human, mish “Adak” për familje jetimësh

Fondacioni ALSAR e ka vijuar fushatën e ndihmave humanitare në muajin e Ramazanit me shpërndarjen e mishit “Adak” për familje jetimësh.

Jetimë dhe familjarë të tyre, përgjithësisht nëna, janë mbledhur në mjediset e brendshme të fondacionit për të marrë ndihmën në mish.

“Adak” është dhënë për 20 familje jetimësh. Projekti humanitar është mbështetur nga dhurues të ndryshëm.

Ditët e solidaritetit human në Ramazan karakterizohen nga veprimtari të ngjeshura humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Shumë prej aktiviteteve zhvillohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë të ALSAR-it.

[rev_slider slidertitle=”Ditë të solidaritetit human, mish “Adak” për familje jetimësh” alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1-1-1-1-1″]

Dhurata jetimëve në Ramazan, veshmbathje për dhjetëra fëmijë

Fëmijët jetimë ishin kryefjalë e aktivitetit humanitar të zhvilluar sot, më 28 mars, në ambientet e Fondacionit ALSAR.

Në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan dhe projekteve humanitare në realizim gjatë këtij muaji, për jetimë u shpërndanë ndihma në veshmbathje.

Një grup dhuruesish në Holandë bënë të mundur një kontribut në veshmbathje për 50 fëmijë jetimë.

Në dhënien e veshmbathjeve dhuratë fëmijëve mori pjesë si koordinator dhe përfaqësues i dhuruesve z. İsmet Yen.

Me kontributin e të njëjtëve dhurues janë shpërndarë dhe ndihma në ushqime për jetimë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1 11 1 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1-1-1-1″]