Tag Archives: aktivitet humanitar

Fondacionin ‘Alsar’ në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vijojnë mbështetjen për familjet e jetimëve.

Në projektin e sotëm Fondacioni ‘Alsar’ dhe TIKA u gjendën pranë familjeve të jetimëve ku për 35 familje në nevojë nga fshatra te ndryshem te Elbasanit, Lushnjes, Divjakes dhe Fierit u shpërndarë motokultivatorë bujqësor.

Në aktivitetin e sotëm për dhurimin e mjeteve motorike bujqësore ishin të pranishëm Shkëlqesia e tij, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe drejtuesi i Fondacionit ‘Alsar’ z.Mehdi Gurra.

Gjatë fjalës përshëndetëse, ambasadori turk Atay u shpreh se do të vijojnë projektet e tyre nën udhëheqjen e TIKA-s dhe me mbështetjen e Fondacionit ‘ALSAR’ për asistimin e prodhimit bujqësor për familjet në nevojë.

Ai kujtoi se në të kaluarën kanë kontribuar për familjet e jetimëve me fidanë për të mbështetur gratë në prodhimtarinë bujqësore, duke shtuar se në kuadër të projektit kanë siguruar edhe fara dhe plehra kimike.

“Si hallka e fundit e kësaj serie, ne u dhurojmë 35 familjeve makineri bujqësore, veçanërisht mjete të ngjashme si traktorë të vegjël të përshtatshëm për automatizim. Edhe ne si Ambasadë, jemi shumë të lumtur të reflektojmë në terren marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Shqipërinë dhe t’i mbështesim aq sa mundemi veçanërisht familjet që kanë nevojë për mbështetje”, u shpreh Atay, duke falënderuar Fondacionin ‘ALSAR’ dhe TIKA-n.

Në përfundim të fjalës së tij z.Ambasador falenderoi popullin mik e vëlla shqiptar për solidarizimin në raport me tërmetin e 6 shkurtit që goditi Republikën e Turqisë
‘Drejtuesi i Fondacionit Alsar’, z.Mehdi Gurra, u shpreh se sot po realizojnë projektin e radhës për t’u ardhur në ndihmë familjeve me jetimë.

“Ky projekt vjen në vazhdim të projekteve që kemi nisur për familjet e fëmijëve jetimë të cilët kanë tokë në përdorim. Është një mjet që u shërben të gjitha familjeve të cilat i kanë këto mundësi për të përdorur, për të punuar tokën e tyre, për të nxjerrë të ardhura, për të rimëkëmbur ekonominë e tyre”, u
shpreh Gurra.

Pjesë e projektit të TIKA-s janë 35 familje që kanë fëmijë jetimë, që trajtohen nga Fondacioni ‘ALSAR’.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1″]

Vijon shtrimi i iftareve. ‘Fondacioni Alsar’ dhe ‘Emin’ iftar për banorët e Zall-Dajtit.

‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘Emin’ me qendër në Gjermani.

Në Zall-Dajt u shtrua iftar për 100 persona ku morën pjesë përfaqësues të ‘Fondacionit Alsar’ sëbashku me përfaqësuesit e organizatës humanitare ‘Emin’.

Iftaret e shtruara dhe të shpërndara nga ‘Fondacioni Alsar’ nuk kanë munguar asnjë ditë përgjatë muajit të Ramazanit ku shtresave në nevojë i është zgjatur dora e humanizmit për të kaluar një muaj Ramazani sa më të gëzueshëm.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1″]

Sofra e iftarit, solidaritet me vëllezrit tanë të prekur nga tërmeti në Turqi.

Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ prej dy ditësh ndodhet në qytetet e prekura nga tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi në kuadër të ndihmave përgjatë muajit të Ramazanit.

Prej dy ditësh ‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me organizatat humanitare partnere ka shpërndarë vakte të ngrohta iftari dhe ndihma ushqimore për banorët e Malatias, Hatait dhe Karamanmarashit ku në total janë shpërndarë mbi 1500 vakte iftari dhe ndihma ushqimore.

Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ ishte prezent edhe fill pas valës shkatërruese të tërmeteve të 6 shkurtit në jug-lindje të Turqisë duke treguar solidarizim dhe ndjenjë vëllazërore me popullin turk.

Vizita e dytë në pak kohë në qytetet e prekura më rëndë nga tërmeti vjen në kuadër të solidarizimit human me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1″]

‘Fondacioni Alsar’ dhe organizata humanitare ‘Emin’ vijojnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore.

Duke mos lënë asnjë ditë pa mbuluar me aktivitet humanitar, ‘Fondacioni Alsar’ dhe organizata humanitare ‘Emin’ me qendër në Gjermani vijojnë shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Duke udhëtuar në periferi të Tiranës, ‘Fondacioni Alsar’ dhe ‘Emin’ u gjendën në fshatin Pashkashesh dhe Fravesh ku 70 familjeve në nevojë dhe familjeve të jetimëve ju shpërndanë ndihma humanitare në pako ushqimore.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1″]

Vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore në prag të Bajramit.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare me qendër në Gjermani ‘Emin’ shpërndahen pako ushqimore për familjet e jetimëve dhe për njerëzit në nevojë.

Në ditët e fundit të muajit Ramazan, në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ u shpërndanë 50 pako me produkte ushqimore të ndryshme për familjet e jetimëve dhe për familjet në nevojë. Kjo ndihmë erdhi në momentin e duhur që edhe shtresat nëvojë të festojnë si duhet festën e ‘Fiter Bajramit’.

Shpërndarja e ndihmave në bashkëpunim me partnerët tanë do vijojë deri në përmbushjen e objektivave të projektit mbi ndihmën përgjatë muajit të Ramazanit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1″]

Në prag të festës së Bajramit dhurohen veshmbathje për jetimët.

Gjatë ditës së sotme edhe pse fundjavë, në ambientet e fondacionit ‘Alsar’ vijon përmbushja me seriozitet e projekteve të muajit të Ramazanit.
Mbi 50 fëmijë jetimë përfituan veshmbathje nga projekti në kuadër të Ramazanit në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Emin’ me qëndër në Gjermani.
Në vijueshmëri, projektet humanitare në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Emin’ në kuadër të muajit të Ramzanit përgjatë ditëve nuk do të ndalojnë.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1″]