Tag Archives: aktivitet humanitar

Ndihma ushqimore në Labinot, aktivitet humanitar në prag të Ramazanit

Realizuesit e projektit të ndihmave ushqimore për Ramazan shkuan të dielën në Labinot të Elbasanit, në të tretën ditë të këtij aktiviteti humanitar.

Për banorë të zonës, familje në nevojë, punonjës të Fondacionit ALSAR dhe të organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, mbështetëse e projektit, HASENE, shpërndanë 200 pako me artikuj ushqimorë.

Si kudo tjetër, ndihma ushqimore, në shprehje të solidaritetit humanitar, u prit me mirënjohje nga nevojtarët.

Gjatë tre ditëve të fundit të javës së kaluar u shpërndanë 800 pako me ndihma ushqimore, fillimisht në Pogradec, më pas në Tiranë e Lushnjë, e së fundi në Elbasan.

Ndihma për shtresat në nevojë është një angazhim i përhershëm i Fondacionit ALSAR. Vëmendja ndaj tyre merr të tjera përmasa me ardhjen e Ramazanit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar Ndihma ushqimore në Labinot” alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-1″]

Familje në nevojë në Lushnjë marrin ndihma në ushqime

Aktiviteti humanitar në kuadër të projektit të ndihmave ushqimore për Ramazan vazhdoi pasditen e së shtunës në Lushnjë.

Ndihma e shkuar në këtë destinacion përbëhej nga pako me ushqime për 150 familje në nevojë.

Ato u shpërndanë nga punonjës të Fondacionit ALSAR dhe të HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani dhe që e mbështet projektin.

Lushnja ishte vendmbërritja e tretë e këtyre ndihmave pas Pogradecit dhe Tiranës. Ndihma të tjera shpërndahen të dielën në Elbasan.

Muajit të Ramazanit i paraprijnë gjithmonë veprimtari të tilla humanitare, më të dendura pastaj gjatë tij. Nëpërmjet tyre ndihmohen shtresa në nevojë dhe përçohet ngado ndjenja e solidaritetit njerëzor.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1″]

Shpërndahen pako me ushqime për familje jetimësh dhe në nevojë

Në ditën e dytë të realizimit të projektit të ndihmave ushqimore për Ramazan, janë shpërndarë pako për shtresa në nevojë të Tiranës dhe rrethinave të tij.

Pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR u krye shpërndarja e ndihmave në ushqime për 150 familje jetimësh.

Po të shtunën, e njëjta veprimtari u zhvillua në fshatin Mënik, me përfitues të ndihmave 100 familje në nevojë.

Në dhënien e pakove me ndihma ushqimore morën pjesë aktivisht punonjës të organizatës që e mbështet projektin, HASENE, me qendër në Gjermani.

Aksioni humanitar vijon më pas në Lushnjë, e nesër në Elbasan. Gjatë tre ditëve do të jepen si ndihmë 800 pako me ushqime.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1″]

Zhvillimi i një projekti humanitar, ndihma ushqimore për Ramazan

Afrimi i Ramazanit shoqërohet dhe këtë vit me realizim të projekteve humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Me mbështetjen nga HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, dhe pjesëmarrjen e gjashtë punonjësve të saj, nga e premtja në të dielën do të shpërndahen 800 pako me ushqime në katër qytete të vendit.

Sot ishte radha e shpërndarjes së ndihmave ushqimore në Pogradec, realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit.

Ndihma e dhënë në Progradec përbëhej nga 200 pako me artikujt më bazë ushqimorë, shpërndarë për familje në nevojë. Pakot u dërguan dhe në shtëpi për njerëz të pamundur.

Projekti vijon realizimin të shtunën me shpërndarjen e pakove me ushqime në Tiranë dhe Lushnjë, e të dielën në Elbasan.

Është në traditën e Fondacionit ALSAR t’i shpeshtojë veprimtaritë humanitare në të hyrë të Ramazanit dhe gjatë tij, për të mbërritur te sa më shumë nevojtarë dhe për të dhënë sa më tepër ndihmë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar E drejta islame e shpjeguar 11 1″ alias=”postim-alsar-e-drejta-islame-e-shpjeguar-11-1″]

Fëmijë jetimë marrin ndihmë financiare

Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për fëmijët jetimë, një ndihmë financiare është shpërndarë për ta.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u dha kësti i tretë për 78 jetimë, përfitues nga projekti i realizuar me mbështetjen e Mercy to Humanity, me qendër në Britani.

Bashkërendimin në projekt e ndjek nga afër dega në vendin tonë e këtij enti humanitar.

I pari projekt i përbashkët mes ALSAR-it dhe Mercy to Humanity vijon prej një kohe të kontribuojë për mirëqenien e jetimëve.

Në fokus të aktivitetit tonë humanitar, fëmijë jetimë përkrahen e ndihmohen financiarisht, mes të tjerash, gjatë tërë vitit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar Mercy to Humanity” alias=”postim-alsar-arratisja-spektakolare-1″]

Për më shumë hapësira të gjelbërta, dhurohen pemë dekorative për parkun e qytetit të Progradecit

Sot, më 22 shkurt, u realizua në Pogradec projekti i dhurimit të pemëve për më shumë hapësira të gjelbërta.

Me këtë rast u dhuruan 25 pemë dekorative, që do t’ia shtojnë gjelbërimin dhe bukurinë qytetit buzë liqenit.

Aktiviteti nisi me pritjen e drejtorit administrativ të Fondacionit ALSAR, z. Saimir Rusheku, nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Ilir Xhakolli. Një bisedë e ngrohtë dhe falënderimi për ALSAR-in nga mikpritësi për këtë kontribut në gjelbërimin e qytetit e mbizotëruan takimin.

Më pas u vijua me mbjelljen në park të pemëve të dhuruara, ndjekur me kureshtje dhe mirënjohje dhe nga qytetarë në shëtitje.

ALSAR zhvillon prej vitesh projekte të tilla për përmirësimin e cilësisë së jetës. Fondacioni ka dhënë kontribut të vyer për shtimin e gjelbërimit si në kryeqytet dhe në qytete të tjera nëpërmjet realizimit të shumë projekteve për dhurimin dhe mbjelljen e pemëve.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar turqi ndihma 1″ alias=”postim-alsar-turqi-ndihma-1″]