Tag Archives: Humanitare

Shpërndahen pako me ushqime në Çermë e Zhamë të Lushnjës dhe në Momël e Gërmenj të Kavajës

Në vazhdimësinë e aktiviteteve humanitare në Ramazan, Fondacioni ALSAR ka kryer shpërndarjen e ndihmave ushqimore në fshatra të Lushnjës dhe të Kavajës.

Pako me artikujt bazë ushqimorë janë dhuruar në Çermë dhe Zhamë të Lushnjës, si dhe në Momël e Gërmenj të Kavajës.

Sasia e shpërndarë në Çermë dhe Zhamë të Lushnjës përbëhej nga 150 pako të destinuara për familje jetimësh dhe në nevojë.

E njëjta sasi, 150 pako ushqimore, me të njëjtin destinacion, familje të jetimëve dhe në nevojë, është shpërndarë dhe në Momël e Gërmenj të Kavajës.

Aktivitetet u mbështetën nga organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, WEFA, e pranishme në terren dhe me përfaqësuesit e saj.

WEFA ka kontribuar në total me 350 pako me ushqime, 50 prej të cilave të shpërndara para nisjes së muajit të Ramazanit.

Një mik i çmuar nga qyteti i Afjonit në Turqi merr pjesë në aktivitetet e Fondacionit ALSAR në Ramazan

Fondacioni ALSAR është vizituar në këtë muaj të madhërueshëm të Ramazanit nga një mysafir i çmuar dhe nga një bashkëpunëtor i hershëm, ish-kryetari i bashkisë së qytetit të Afjonit (Afyon) në Turqi, z. Burhanettin Çoban.

Miku i nderuar shoqërohej në vizitën e tij nga biznesmeni i njohur në të njëjtin qytet, z. Hakan Mehmet Kocaşaban.

Të dy kanë qenë të pranishëm gjatë vizitës në iftarin zyrtar të Fondacionit ALSAR të shtruar në mesin e javës së kaluar.

Vizita është shfrytëzuar dhe për një kontribut humanitar në Ramazan nga biznesmeni Hakan Mehmet Kocaşaban, dhënës i një ndihme financiare vjetore për dhjetë fëmijë jetimë dhe mundësues i dhurimit të veshmbathjeve për dyqind jetimë.

Z. Burhanettin Çoban ka qenë iniciator i binjakëzimit të qytetit të Afjonit dhe të Konispolit dhe e ka bërë binjakëzimin në kohën e ushtrimit të detyrës së kryetarit të Bashkisë së Afjonit. Vizitues shumë herë më herët i Konispolit, me investime, ai e ka vizituar qytetin dhe tani. Ish-kryetari i Bashkisë së Afjonit është pritur nga kryetari aktual i Bashkisë së Konispolit, z. Ergest Dule. Një pritje i është bërë dhe në shkollën “Bido Sejko”, për të cilën ka kontribuar gjatë detyrës administrative në Afjon me ndihma në bazë materiale.

Z. Burhanettin Çoban ka marrë pjesë njëkohësisht në shpërndarjen e 300 pakove ushqimore në Konispol për komunitetin vendas.

Fondacioni ALSAR i përcjell falënderimet z. Burhanettin Çoban për vizitën dhe për përpjekjet për forcimin e lidhjeve vëllazërore, si dhe i shpreh mirënjohjen biznesmenit nga Afjoni, z. Hakan Mehmet Kocaşaban, për kontributin e dhënë humanitar.

Shtrohet iftar për banorë të Kukësit

Në kuadër të aktiviteteve në muajin e Ramazanit, Fondacioni ALSAR ka shtruar një iftar në qytetin e Kukësit.

Në një nga restorantet e qytetit janë ftuar agjërues dhe agjëruese të moshave të ndryshme për një iftar të përbashkët.

Në iftarin për 150 persona kanë qenë të pranishëm autoritete lokale, prefekti i Kukësit dhe kryetari i Bashkësisë së Kukësit.

Kryetari i Fondacionit ALSAR dhe drejtori administrativ i tij ishin mes pjesëmarrësve, ashtu si dhe koordinatori i TİKA-s në Tiranë.

TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, e përfshirë në një bashkëpunim të gjerë me Fondacionin ALSAR gjatë këtij muaji, e mbështeti shtrimin e iftarit.

Mjedisi familjar ndihmoi në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe tipike në shtrimin e këtyre iftareve.

Fondacioni ALSAR shtron iftare dhe ndan vakte iftari të parapërgatitura përgjatë ditëve të agjërimit, duke kontribuar për një përjetim sa më të mirë të Ramazanit dhe për socializimin e agjëruesve, nxitur pandryshueshmërisht nga aspekti humanitar i aktiviteteve të këtilla.

Pako me ushqime shpërndahen në Milot, Rrëshen e Kukës, në ditë të solidaritetit human

Fondacioni ALSAR nuk resht së zhvilluari aktivitete humanitare gjatë këtij Ramazani. Nga një qytet në tjetrin, nga një lokalitet në tjetrin, punonjësit e tij dërgojnë ndihma kudo dhe përcjellin ngrohtësi njerëzore.

Segmenti ku ndihma e ALSAR-it mbërriti në këtë fundjavë përfshiu Milotin, Rrëshenin dhe Kukësin.

Ndihma në ushqime ishte e destinuar për familje jetimësh dhe në nevojë. Shpërndarja në Kukës u krye në koordinim me bashkinë e qytetit.

Sasia e ndihmës së shpërndarë përbëhej nga 300 pako me artikujt bazë ushqimorë.

Ashtu si në shumë aktivitete të ngjashme të ALSAR-it në këtë muaj të begatë, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) kontribuoi për dhënien e ndihmës humanitare.

Në verilindje me ndihmën ushqimore të ALSAR-it

Në aktivitet të ngjeshur humanitar përgjatë tërë këtij muaji, Fondacioni ALSAR shpërndan ndihma ushqimore për shtresa në nevojë në pjesë të ndryshme të vendit.

E bën këtë me një varg partnerësh, bashkëpunëtorë të hershëm dhe të rinj në fushën humanitare.

Falë ndërveprimit në Ramazan me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) po zhvillohet shpërndarja e një sasie të madhe ndihme ushqimore.

Aktiviteti i radhës ishte në verilindje të vendit, në një segment që përfshiu Burrelin, Klosin dhe Bulqizën, Dibrën në një kuptim më të gjerë.

Ndihmën ushqimore të shpërndarë e përfituan 100 familje jetimësh dhe në nevojë.

Falënderimi për ndihmën ishte i pranishëm te çdo përfitues.

Familje jetimësh dhe në nevojë të Gramshit, Kuçovës, Beratit, Poliçanit dhe Skraparit marrin pako ushqimore

Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) vazhdojnë aktivitetin e përbashkët humanitar gjatë muajit të agjërimit.

Ndihmat ushqimore vijojnë të shpërndahen në destinacione të ndryshme, duke mbartur krahas lehtësimit ekonomik dhe frymën e solidaritetit human, specifike për këtë muaj.

Punonjësit tanë kanë përshkuar me ndihma një segment të gjatë që përfshin Gramshin, Kuçovën, Beratin, Poliçanin dhe Skraparin.

Për banorë të këtyre zonave, posaçërisht për familje jetimësh dhe në nevojë, janë dhënë 100 pako me ushqime.

Ndihma është pritur kudo krahëhapur, me mirënjohje dhe falënderim.

soap 2 day