Tag Archives: Humanitare

Ndihma në ushqime mbërrin dhe në Tepelenë, Këlcyrë e Përmet

Ditët e solidaritetit human në Ramazan ndjekin njëra-tjetrën mbushur me aktivitete të kushtuara shtresave në nevojë, të ndihmuara nëpërmjet shpërndarjes së pakove ushqimore.

Fondacioni ALSAR realizoi me sukses gjatë kësaj jave dhe dhurimin e ndihmës ushqimore në një segment drejt jugut të vendit.

Pakot me artikujt bazë ushqimorë u ndanë për banorë të Tepelenës, Këlcyrës dhe Përmetit.

Për jetimë dhe familje në nevojë të këtyre vendqëndrimeve u dhanë 150 pako ushqimore.

Aktivitetin e mundësoi mbështetja nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), me të cilën ALSAR-i po bashkëvepron ngushtë që në nisje të muajit të begatë të Ramazanit.

Ndihma ushqimore dhe iftare të shtruara në ditë Ramazani

Fondacioni ALSAR kontribuon pandërprerë në ditët e muajit të agjërimit në përçimin ngado të frymës së solidaritetit përmes veprimtarive të shumta humanitare.

E bën të tërë këtë me punıonjësit e tij të palodhur dhe nëpërmjet bashkëpunimeve me partnerë të ndryshëm.

Makinat me ndihma humanitare përshkojnë të katër anët e vendit dhe mbërrijnë te shtresat në nevojë.

Ndër mbështetësit e veprimtarive të këtyre ditëve është përfshirë dhe Hayrat Vakfı, me qendër në Turqi.

Me mbështetjen e tij është realizuar projekti i dhurimit të pakove me artikuj ushqimorë për 100 familje të fshatrave Zgurë të njësisë administrative Zall-Bastar në Tiranë; një ndihmë e deidkuar shtresave në nevojë.

Hayrat po mbështet njëkohësisht shtrimin e iftareve për 1000 persona në qarkun e Tiranës. Ky është një aktivitet në vijim.

Me pakot e ndihmës ushqimore në Përrenjas, Pogradec dhe Korçë

Fondacioni ALSAR avancon dita-ditës në realizimin e projekteve humanitare përgjatë muajit të agjërimit.

Në të mbushur të dhjetëditëshit të parë të Ramazanit, ALSAR ka kryer me sukses një varg veprimtarish humanitare për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë të vendit.

Ndihma me pako me ushqime janë shpërndarë dhe vazhdojnë të shpërndahen në zona të ndryshme, aty ku është çmuar se nevojitet aktiviteti humanitar.

ALSAR ka shpërndarë kështu pako ushqimore dhe në tre ndalesa në juglindje, në Përrenjas, Pogradec dhe Korçë.

Ndihma është dhënë për 100 familje të jetimëve dhe të shtresave në nevojë.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) e ka mbështetur dhe këtë veprimtari shpërndarëse, në kuadër të aktivitetit humanitar të realizuar në bashkëveprim me Fondacionin ALSAR në këtë muaj.

Vijon me ritëm aktiviteti humanitar i shpërndarjes së ndihmave ushqimore

Në kuadër të ditëve të solidaritetit human në muajin e begatë të Ramazanit, Fondacioni ALSAR ka vijuar me shpërndarjen e pakove me ushqime në qytete e lokalitete të ndryshme të vendit.

Segmenti i radhës ku është ndarë ndihma ka përfshirë Shijakun, Durrësin, Kavajën, Rrogozhinën, Lushnjën, Fierin dhe Vlorën.

Përfitues të ndihmës së dhënë në ushqime kanë qenë 300 familje jetimësh dhe të shtresave sociale në nevojë.

Ndihma e shpërndarë në këtë segment është pjesë e një sipërmarrjeje të madhe humanitare të ALSAR-it në këtë muaj të madhërueshëm, të mbështetur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).

Dy institucionet bashkëveprojnë në mënyrë efektive në Ramazan në veprimtari bamirëse.

Njerëz në nevojë në Fushë-Krujë, Mamurras, Lezhë, Shkodër dhe Malësi të Madhe marrin pako ushqimore

Ditët e Ramazanit, të përjetuara dhe si ditë të solidaritetit human, i karakterizon aktiviteti i gjerë humanitar i Fondacionit ALSAR.

Në saje të këtij aktiviteti, shtresa e komunitete në nevojë në të katër anët e vendit ndihmohen e lehtësohen në jetën e tyre të përditshme.

TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, po mbështet një projekt humanitar të shpërndarjes së pakove me artikujt bazë ushqimorë.

Një segment në të cilin u krye shpërndarja e pakove gjatë kësaj jave ishte dhe ai që nisi me Fushë-Krujën, vazhdoi me Mamurrasin, Lezhën, Shkodrën dhe Malësinë e Madhe.

Edhe në këtë segment, ndihmën ushqimore e përfituan 300 familje jetimësh dhe të shtresave në nevojë.

Ky projekt humanitar ruan vazhdimësinë në Ramazan dhe përfshin shumë qytete dhe lokalitete, me ndihmën të pritur kudo me mirënjohje dhe falënderim.

Pako me ndihma ushqimore shpërndahen në Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Peqin

Fondacioni ALSAR vazhdon të kryejë aktivitet të ngjeshur humanitar në ditët e begata të Ramazanit, duke dërguar në qytete e fshatra të Shqipërisë ndihma ushqimore e duke përçuar anekënd frymën e solidaritetit njerëzor.

Në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), një projekt i gjerë humanitar ka nisur zbatimin që në nisje të muajit të agjërimit.

Pjesë e ecurisë së tij ka qenë dhe shpërndarja e pakove me ndihma ushqimore në aksin që përfshin qarkun e Elbasanit.

Familje jetimësh dhe të tjera në nevojë kanë marrë ndihmën e dhënë bujarisht, të përbërë nga artikujt kryesorë ushqimorë.

Ndihmën ushqimore të shpërndarë në Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Peqin e kanë përfituar 300 familje të jetimëve dhe të shtresave sociale në nevojë.

Ky aktivitet humanitar i zhvilluar në partneritet mes ALSAR-it dhe TİKA-s nuk do të ketë të ndalur në Ramazan.

soap 2 day