Tag Archives: Humanitare

Vijon realizimi i projekteve humanitare të shpërndarjes së ndihmave ushqimore

Në vazhdën e një aktiviteti të gjerë humanitar në ditët e muajit të Ramazanit, një sasi e konsiderueshme ndihme në ushqime është dhënë për banorë të fshatit Bulçesh të Tiranës.

Për njerëz në nevojë janë dhënë 40 pako me artikujt bazë ushqimorë, ndërsa zhvillimin e projektit e ka mundësuar mbështetja nga HAYRAT, organizata e bamirësisë me qendër në Turqi.

Në terren për shpërndarjen kanë qenë punonjës të Fondacionit ALSAR, të angazhuar çdo ditë në veprimtari të ngjashme.

HAYRAT është një prej organizmave partnere me të cilin ALSAR po bashkëpunon gjatë këtij muaji për realizimin e projekteve në ndihmë të shtresave në nevojë.

Solidariteti human është karakteristikë e këtij muaji agjërimi, përçuar te njerëzit përmes ndihmës në shumë forma.

Për jetimë jepet dhe ndihma financiare e zekatit

Mjediset e Fondacionit ALSAR janë mbushur me fëmijë jetimë që kanë marrë ndihmën financiare të zekatit.

Të pritur ngrohtë, ata kanë marrë zarfat me ndihmën e zekatit dhe janë qerasur nga punonjësit.

Ndihma financiare e zekatit u përfitua nga 50 fëmijë jetimë.

Realizimin e projektit e mbështeti organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, WEFA.

Fondacioni ALSAR dhe WEFA zhvilluan së bashku disa aktivitete humanitare në këto ditë Ramazani në ndihmë të shtresave në nevojë.

Fëmijëve jetimë u dhurohen veshmbathje në prag të Bajramit

Fushata e realizimit të projekteve humanitare në ditët e solidaritetit humanitar gjatë muajit të Ramazanit ka vijuar këtë të mërkurë me dhurimin e veshmbathjeve për fëmijë jetimë.

Shpërndarja është bërë në ambientet e Fondacionit ALSAR, në një atmosferë të vërtetë feste.

Artikuj veshmbathjeje janë dhënë për 262 jetimë, në prag të Bajramit.

Aktivitetin e mbështeti WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.

Ajo ka mbështetur disa aktivitete humanitare gjatë këtyre ditëve në vendin tonë në ndihmë të shtresave në nevojë.

Pandërprerë në aktivitet humanitar, shtrohen dhe jepen iftare të paketuara

Projektet e shtrimit të iftareve dhe të dhënies së vakteve të paketuara të iftareve ndjekin njëri-tjetrin ndërsa muaji i Ramazanit hyn në javën e fundit të tij.

Ato i mbështeti gjatë këtyre ditëve dhe WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.

Për anëtarë të Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shkodrës u shtrua iftar në një ambient të gjerë.

Në Tiranë, për shtresa në nevojë dhe pjesëtarë të komunitetit rom u shpërndanë vakte të paketuara iftari, për t’u ngrënë në mjedise familjare.

Me mbështetjen e WEFA-s, u dhanë në tërësi iftare për 500 persona.

Ky ent humanitar mbështeti dhe disa veprimtari të tjera, nën organizimin e Fondacionit ALSAR, dhe të gjitha në ditë të solidaritetit human në Ramazan.

Pranë shtresave në nevojë në ditë të solidaritetit human, ndihma ushqimore në Bërzhitë

Në valën e aktiviteteve humanitare të këtyre ditëve, të martën është realizuar shpërndarja e ndihmave ushqimore në njësinë administrative të Bërzhitës.

Pakot me artikuj ushqimorë janë shpërndarë në qendrën e njësisë, e njëkohësisht janë dërguar dhe në familje nevojtarësh.

Ndihma e dhënë, me mbështetjen nga WEFA, me qendër në Gjermani, përbëhej nga 200 pako me ushqime.

Të mbështetura nga kjo organizatë ndërkombëtare ndihmash do të jenë dhe disa veprimtari të tjera humanitare që do të zhvillohen këtë javë.

Zhvillimi i projekteve humanitare në ndihmë të komuniteteve dhe shtresave në nevojë është përparësi e Fondacionit ALSAR në muajin e Ramazanit, për sadopak lehtësim ekonomik dhe për ta përçuar ngado frymën e solidaritetit.

Me projekt ndihme në Petrelë, shpërndahen pako ushqimore

Ndërsa Ramazani ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit, Fondacioni ALSAR vazhdon të realizojë me intensitet projekte humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Aktiviteti i radhës u zhvillua këtë të hënë në njësinë administrative të Petrelës, ku u shpërndanë pako me ushqime.

Projekti u realizua në koordinim me njësinë administrative të Petrelës, si pjesë e kontingjentit të ndihmave të dhënë Bashkisë së Tiranës.

Pakot ushqimore i përfituan 150 familje të kësaj njësie, pjesë e shtresave sociale në nevojë.

Me mbështetjen nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, aktiviteti ishte në kuadër të ditëve të solidaritetit human përgjatë këtij muaji.

soap 2 day