Category Page: Arsimore

    Me një ceremoni, në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë jepen bursat e ekselencës për vitin akademik 2025-2026, studentëve u dhurohen dhe libra

    Fondacioni ALSAR e ka vijuar dhënien e bursave të ekselencës për studentë të institucioneve publike të arsimit të lartë për këtë vit akademik me një ceremoni në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë.

    Aktiviteti i zhvilluar sot, më 15 prill, në mjediset e universitetit, nisi me fjalët e mbajtura për studentët nga rektori i entit pritës dhe nga drejtori administrativ i Fondacionit ALSAR.

    Prof. dr. Lorenc Ekonomi falënderoi ALSAR-in për kontributin e vyer në mbështetjen e të rinjve në rrugën e dijes, si dhe për tërë bashkëpunimin me universitetin.

    Fjala e z. Saimir Rusheku përmbante një përshkrim të përmbledhur për studentët të aktiviteteve humanitare, arsimore dhe kulturore të Fondacionit ALSAR. Si pasqyrë të arritjeve në 20 vite, ai nënvizoi bilancin dhe ndikimin mjaft pozitiv të ALSAR-it në jetën sociale.

    Drejtori administrativ i Fondacionit ALSAR do të vinte në pah vëmendjen e posaçme të dhënë arsimit, projektet në këtë kuadër, dhe nevojën për angazhim të ndërthurur shumëpalësh në dhënien e ndihmës për një arsimim sa më të mirë të brezit të ri.

    Shpërndarja e çeqeve të bursave për 32 studentë dhe një fotografi e përbashkët përbënë pjesën tjetër të ceremonisë.

    Studentëve iu dhuruan dhe tituj nga Botimet ALSAR dhe të Shtëpisë Botuese Logos-A, në vazhdën e realizimit afatgjatë të projektit, “Libri, dhurata më e çmuar”. Ata patën mundësi të zgjidhnin mes titujve më tërheqësit në fushat e tyre të interesit.

    Të gjithë ceremoninë e mbizotëroi atmosfera e ngrohtë; e tillë dhe prej kënaqësisë e mirënjohjes së reflektuar nga përfituesit e bursave të ekselencës.

    Studentë të universiteteve publike marrin bursën e ekselencës për këtë vit akademik

    Në vazhdën e aktivitetit arsimor të Fondaciont ALSAR dhe të realizimit të projekteve për mbështetjen e të rinjve për një shkollim sa më të mirë dhe të plotë është zhvilluar të premten, më 3 prill, një ceremoni e dhënies së bursave të ekselencës për vitin akademik aktual, 2025-2026.

    Në ceremoninë në ambientet e Hotel “Tirana International” janë shpërndarë zarfet me bursën për çdo student përfitues.

    Bursën e ekselencës për këtë vit akademik e kanë marrë 64 studentë të universiteteve publike të Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.

    Ceremonia e dhënies së bursave të ekselencës u zhvillua pak pas aktivitetit kulturor të promovimit të kolanës së veprave të studiuesit të ndjerë Sherif Delvina.

    Projekti i mbështetjes me bursa të studentëve ekselentë të universiteteve publike vijon për çdo vit akademik, duke i ndihmuar në mënyrë të qenësishme të rinjtë.

    Në Vlorë jepet kësti i dytë i bursave të ekselencës për studentë të Universitetit “Ismail Qemali”

    Mbështetja e të rinjve në rrugën e dijes është një veprimtari gjithëvjetore e Fondacionit ALSAR, konkretizuar me realizime projektesh në mjedise të universiteteve publike.

    Në kuadër të dhënies së bursave të ekselencës për studentë të këtyre universiteteve, një aktivitet i këtillë arsimor u zhvillua këtë të hënë, më 30 mars, në qytetin e Vlorës.

    Për dhjetë studentë të Universitetit “Ismail Qemali” u dha kësti i dytë i bursave të ekselencës. Me këstin e dhënë sot u plotësua kjo mbështetje financiare për studentë të shkëlqyer të këtij institucioni universitar për këtë vit akademik.

    Një ceremoni të thjeshtë pati në mjediset e bibliotekës së universitetit, e bashkë me të dhe një bisedë me studentët pjesëmarrës.

    Drejtori administrativ i Fondacionit ALSAR, z. Saimir Rusheku, u foli të rinjve për aktivitetin e fondacionit në tre fusha, humanitare, arsimore, kulturore, për përkrahjen e brezit të ri, për rëndësinë e arsimimit dhe të përgatitjes së duhur për të nesërmen, për ndikimin e leximit në formimin e përgjithshëm, etj.

    Teksa e bëri të qartë angazhimin e Fondacionit ALSAR për t’u qëndruar pranë të rinjve e për t’i ndihmuar në përpjekjet për shkollim, z. Rusheku u bëri një ftesë të hapur studentëve të paraqesin pranë fondacionit projekte studimore që mund të kërkojnë mbështetje për t’u çuar më tej. “Fondacioni ALSAR është një derë e hapur për ju,” u tha ai djemve e vajzave në bashkëbisedim.

    Zarfet me këstin e dytë të bursës së ekselencës u dhanë nga përfaqësuesi i Fondacionit ALSAR për çdo student përfitues.

    Fondacioni ALSAR përzgjedh dhe shpall fituesit e bursave të ekselencës për studentë të universiteteve publike për këtë vit akademik

    Fondacioni ALSAR e ruan ndër përparësitë e tij në aktivitetin arsimor mbështetjen financiare të të rinjve që studiojnë në universitetet publike të vendit, në kryeqytet dhe në qytete të tjera.

    Prej vitesh tashmë, falë kësaj mbështetjeje i kanë përfunduar me sukses studimet shumë të rinj, të përgatitur si duhet kështu për të ecur në rrugën e jetës dhe për të dhënë më të mirën për veten, familjen dhe shoqërinë.

    Ky proces mbështetje ka brenda tij përzgjedhjen e emrave fitues të bursave të ekselencës, të realizuar nëpërmjet marrjes në intervistë të aplikuesve dhe shqyrtimit të dokumentacionit të tyre.

    Komisioni përzgjedhës i Fondacionit ALSAR intervistoi në këtë javë të parë të dhjetorit aplikuesit për bursa ekselence për vitin akademik në vazhdim, 2025-2026.

    Shqyrtimi i dosjeve dhe vlerësimi i aplikuesve përmes pyetjeve dhe komunikimit të drejtpërdrejtë sollën përzgjedhjen e fituesve, lista e të cilëve do të jetë e plotë këtu, në vijim.

    Në nivele të ndryshme studimi në universitete publike, në bachelor dhe master, nga qytete e lokalitete të ndryshme, studentët fitues kanë siguruar mbështetjen financiare të Fondacionit ALSAR.

    Më poshtë renditen emrat e 140 fituesve të bursave të ekselencës për këtë vit akademik:

    1. Artjola Osmani

    2. Asien Ceni

    3. Belkisa Dervishi

    4. Blerina Tafaj

    5. Elisabeta Jaupi

    6. Elmira Alushaj

    7. Esma Hadaj

    8. Esmeralda Metko

    9. Jon Kola

    10. Jona Haxhiaj

    11. Juljan Bala

    12. Jusra Loku

    13. Klaudja Lifo

    14. Klevis Brahaj

    15. Kostandino Rroga

    16. Luiz Bala

    17. Megi Hebibasi

    18. Mersid Zeqja

    19. Meruan Bode

    20. Miranda Duraku

    21. Regis Shyti

    22. Roena Mustafa

    23. Sara Zaçaj

    24. Sefeda Lazaj

    25. Sevina Torra

    26. Sidorela Hoda

    27. Silvja Kabashi

    28. Sonja Ballkoçi

    29. Valentina Mici

    30. Tea Qose

    31. Maldin Bulla

    32. Xhuljano Saliaj

    33. Brikena Fishekaj

    34. Altea Hoxhaj

    35. Fjoralba Latifaj

    36. Katerina Lamaj

    37. Mara Pashaj

    38. Kiara Karabinaj

    39. Paula Kapllanaj

    40. Kristi Metushi

    41. Aldea Bollguri

    42. Altea Bollguri

    43. Antonio Hila

    44. Debora Molla

    45. Dionis Mullalli

    46. Florian Mejdolli

    47. Jorkim Baruti

    48. Katerina Adri

    49. Megi Mallkasi

    50. Sonja Jazxhi

    51. Vasil Karameta

    52. Amina Xhafka

    53. Dajma Avdo

    54. Françeska Zaçellari

    55. Geraldina Agolli

    56. Gerta Bandilli

    57. Gesjan Tepexhiku

    58. Ilma Mahmutllari

    59. Irina Bicka

    60. Ismeralda Seidolli

    61. Joana Dudo

    62. Klaudia Koleci

    63. Kristina Baçevski

    64. Kristina Dine

    65. Mikea Kokoneci

    66. Rahila Kuqo

    67. Redi Yzellari

    68. Sabana Morava

    69. Silvana Çuka

    70. Silvia Goçi

    71. Sindi Muharem

    72. Alisa Dine

    73. Alvi Xhaja

    74. Amir Pllumbi

    75. Anamaria Spaho

    76. Anxhela Nelaj

    77. Anxhela Resuli

    78. Arjola Basha

    79. Arlis Alikaj

    80. Armand Çili

    81. Asia Lika

    82. Bedrie Doçi

    83. Bejde Civeja

    84. Belinda Driçi

    85. Bianka Hala

    86. Bleona Tahiri

    87. Brikena Braçellari

    88. Denada Norja

    89. Desara Kanina

    90. Elejda Isaraj

    91. Eli Murati

    92. Eliesa Bashvogli

    93. Elsina Çikoja

    94. Enis Bala

    95. Enkeleda Cani

    96. Erisilda Meta

    97. Erisjana Bajraktari

    98. Erjane Muhadri

    99. Esi Muska

    100. Etis Doçi

    101. Hateme Nasufi

    102. Have Sokoli

    103. Heldi Lami

    104. Helena Koçiu

    105. Isra Kasemi

    106. Jonida Kanushi

    107. Kledi Beçoku

    108. Leora Reça

    109. Letjona Zaçellari

    110. Livia Sejdiu

    111. Loreta Lami

    112. Mariza Qosja

    113. Marsuela Ndrecaj

    114. Megi Islami

    115. Megi Kalia

    116. Merita Vasili

    117. Mira Qose

    118. Monsaida Paçrami

    119. Nertil Islami

    120. Nexhiana Molla

    121. Orjona Shermadhi

    122. Rajna Baxhaja

    123. Regis Topurja

    124. Renisa Troka

    125. Rexhina Debrova

    126. Rovena Gengo

    127. Rumeisa Bashvogli

    128. Sabina Vogli

    129. Seni Cene

    130. Shantela Godolja

    131. Suart Palushi

    132. Vanesa Elezaj

    133. Xhensila Tafa

    134. Xhoana Agolli

    135. Zerina Civeja

    136. Enes Gurra

    137. Uarda Hoxha

    138. Uejsi Rusheku

    139. Siriana Saliu

    140. Suad Kanina

    Studentë të ekselencës të universiteteve publike marrin këstin e dytë të bursave

    Në ambientet e Fondacionit ALSAR është bërë dhënia e këstit të dytë të bursave për studentë të ekselencës të universiteteve publike.

    Dhënia e këstit për këtë vit akademik është kryer në kuadër të aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR dhe të mbështetjes së pandërprerë për brezin e ri në rrugën e dijes.

    Këstin e kanë marrë 30 studentë ekselentë falë kontributit të organizatës humanitare IHH me qendër në Holandë.

    Ashtu si më herët, në veprimtarinë pararendëse në fund të shtatorit, kjo mbështetje për studentë të ekselencës u sigurua përmes realizimit të projektit të bursave.

    Fondacioni ALSAR i mbështet prej më tepër se një dekade ekselentët e universiteteve publike. Partnerë ndërkombëtarë të fondacionit kontribuojnë me bashkëpunime si ky në synimin për t’u ardhur në ndihmë të rinjve në arsimim.

    Fondacioni ALSAR jep bursa ekselence për studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë

    Në të enjten e ngarkuar të 6 nëntorit me veprimtari në qytetin e Vlorës, Fondacioni ALSAR zhvilloi dhe ceremoninë e dhënies së bursave të ekselencës për studentë të Universitetit “Ismail Qemali”.

    Aktiviteti u mbajt në mjediset e këtij universiteti publik dhe u organizua në bashkëpunim me të.

    Fjala e rastit në ceremoni i takoi kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i cili vuri në dukje rëndësinë që i jep institucioni i drejtuar prej tij arsimimit të brezit të ri, duke e ilustruar këtë me format e mbështetjes për të rinjtë e të rejat në rrugën e dijes.

    Pas tij mbajti një fjalë përshëndetëse zëvendësrektorja e Universitetit “Ismail Qemali”, prof. assoc. Frosina Londo, shprehëse e falënderimit për Fondacionin ALSAR për këtë kontribut të prekshëm për studentët ekselentë.

    Dhënia e bursave të ekselencës pasoi në ceremoni, shoqëruar në fund dhe me bërjen e një fotografie të përbashkët.

    Fondacioni ALSAR jep për çdo vit akademik bursa ekselence për studentë të universiteteve publike, në kuadër të aktivitetit të tij arsimor.

    Ceremonia e akordimit të bursave të ekselencës u zhvillua pas mbajtjes së simpoziumit shkencor për jetën dhe veprën e Gedik Ahmed Pashës.