Category Page: Humanitare

Familje në kryeqytet marrin mish kurbani

Përmbushja e objektivit për ta përcjellë ngado frymën festive të Kurban Bajramit dhe për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve i ka gjetur në veprim punonjësit e ALSAR-it në fundjavë.

Shpërndarje e mishit të kurbanit është bërë në kryeqytet, ashtu si më herët në qytete e lokalitete të ndryshme të vendit.

Për ndarjen në Tiranë të mishit të kurbanit për 84 familje, kontributi i përket shoqatës ADEMDER, me qendër në Turqi.

Me mbështetjen e kësaj shoqate u therën 21 kokë bagëti si kurban, destinuar për aktivitetin humanitar të këtyre ditëve të festës.

Fondacioni ALSAR bashkëpunon me një varg partnerësh për projektet humanitare në Kurban Bajram, duke u ardhur në ndihmë mijëra familjeve dhe duke ua bërë dhe atyre të mundur të gëzojnë.

Ndahet mish kurbani në Tiranë, e në njësitë administrative të Petrelës, Krrabës dhe Bërzhitës

Në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR përgjatë Kurban Bajramit, shpërndarje e mishit të bagëtive të flijuara është bërë në Tiranë dhe në njësi administrative të saj, dedikuar për familje dhe anëtarë të disa shoqatave dhe të një komuniteti.

Falë kontributit të organizatës së ndihmave humanitare ndërkombëtare IHH me qendër në Holandë, janë prerë 368 kurbanë dhe kanë marrë prej mishit të tyre 1472 familje dhe individë.

Shpërndarje është kryer nga punonjësit e ALSAR-it dhe nga përfaqësues të IHHNL-së për familje në tre njësi administrative të Tiranës, në Petrelë, Krrabë dhe Bërzhitë.

Përfitues të tjerë nga ky mish kurbani kanë qenë jetimë të kryeqytetit. Për anëtarë nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, nga Shoqata për Integrim e Pensionistëve të Shqipërisë, dhe nga shoqata “Shpresa për jetën” është ndarë po ashtu një sasi e këtij kontributi humanitar.

Pako me mish kurbani u rezervuan dhe për romët, një komunitet në nevojë që përfiton në vazhdimësi nga ndihma humanitare e ALSAR-it.

Projekti i realizuar në bashkëveprim me IHHNL-në është një prej disa të tillëve të vënë në zbatim gjatë ditëve të festës në partneritet me organizata ndërkombëtare ndihme.

Pranë njerëzve në ditë feste, shpërndahet mish kurbani në Cërrik

Fondacioni ALSAR, në aktivitet humanitar si në çdo Kurban Bajram, ka nisur të shpërndajë në qytete dhe lokalitete mishin e prerë në ditët e gëzuara të festës.

Projektet e shpërndarjes janë mundësuar në sajë të kontributeve të partnerëve të huaj dhe të donatorëve të ndryshëm.

Në ndalesën në Cërrik është shpërndarë një sasi e konsiderueshme mishi kurbani për familje në nevojë dhe jetimësh.

Me mbështetjen nga WEFA, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, janë prerë 100 kurbanë dhe është shpërndarë mish për 400 familje.

Përfaqësues të saj e kanë ndjekur nga afër dhe në mënyrë aktive procesin, nga therja te shpërndarja.

Bashkëpunimi me autoritetet lokale e ka bërë më të lehtë zhvillimin e veprimtarisë shpërndarëse dhe realizimin me sukses të projektit.

Ditët e Kurban Bajramit i bashkëshoqëron shpërndarja e mishit të bagëtive të flijuara

Festimet e Kurban Bajramit nuk mund të kuptohen në Fondacionin ALSAR pa një aktivitet të gjerë humanitar të përsëritur viti pas vit dhe me traditë të konsoliduar.

Aksioni masiv i shpërndarjes së mishit të kurbanit ka vijuar në një varg ndalesash në qytete të ndryshme të vendit.

Mbështetja nga HASENE, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, ka mundësuar therjen e 364 kurbanëve dhe shpërndarjen e mishit për 1456 familje.

Përfaqësues të entit kontribues, një partner i ALSAR-it, kanë qenë të pranishëm në aktivitet, ndihmues dhe në shpërndarje.

Mish kurbani është shpërndarë në Korçë, Devoll, Maliq, në Çërravë të Pogradecit e në Lushnjë.

Në Elbasan e kanë përfituar atë anëtarë të shoqatës së të verbërve, si dhe jetimë nën përkujdesin e ALSAR-it.

Mish kurbani u është shpërndarë dhe jetimëve në Librazhd. Një sasi është ndarë gjithashtu në Laç.

Mirënjohja dhe falënderimi është ndeshur kudo ku ka mbërritur kjo ndihmë domethënëse humanitare.

Në traditën e ALSAR-it, jetimëve u dhurohen veshmbathje për Kurban Bajram

Në atmosferën festive të mbërritjes së Kurban Bajramit, të pritjes së tij sa më mirë dhe sa më gëzueshëm, Fondacioni ALSAR ka menduar sërish për jetimët.

Duke respektuar një traditë shumëvjeçare të tij, të forcuar viti pas viti, si në çdo bajram, ALSAR-i i ka gëzuar fëmijët jetimë me dhurata.

Veshmbathje të reja janë dhuruar për ta, shpërndarë në ambientet e fondacionit nga punonjës të ALSAR-it dhe përfaqësues të entit mbështetës.

Veshmbathjet e përzgjedhura me kujdes e dashuri i kanë përfituar 250 jetimë, të lumturuar dhe për kohën e kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, dhe një partnere e kahershme e Fondacionit ALSAR, e mundësoi zhvillimin e kësaj veprimtarie në dobi të jetimëve.

Ditët e Kurban Bajramit i shoqëron në Fondacionin ALSAR një aktivitet i shtuar, më së shumti humanitar.

Kryetari i Fondacionit ALSAR priti në një takim rektorin e Universitetit Alparslan të Mushit në Turqi

Fondacionin ALSAR e ka vizituar rektori i Universitetit Alparslan të Mushit në Turqi (Muş Alparslan Üniversitesi), prof. dr. Mustafa Alican, së bashku me një grup akademikësh të universitetit.

Ai është pritur nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, me të cilin ka patur një bisedë miqësore.

Veç fjalëve mbi njohjen reciproke të dy institucioneve, është diskutuar për sistemin arsimor në Turqi dhe për mundësinë e dërgimit të studentëve nga vendi ynë në Universitetin Alparslan të Mushit.

Degë si historia, arkeologjia dhe veterinaria janë sugjeruar si më të specializuarat për t’u ndjekur nga studentët shqiptarë që mund të shkojnë në këtë universitet në Turqi. Për studentët e mbërritur në të për studime nëpërmjet Fondacionit ALSAR, të tëra shpenzimet do të mbulohen nga Universiteti Alparslan i Mushit.

Me vizionin për të qenë lokomotivë e zhvillimit rajonal, Universiteti Alparslan i Mushit ka 15.000 studentë dhe siguron mundësi për arsimim dhe kërkim shkencor cilësor. Universiteti njeh rritje të nivelit akademik, të reflektuar në renditjet vlerësuese, dhe ka ambicie të fortë për t’u bërë sa më tërheqës për brezin e ri të kushtuar seriozisht fitimit të dijes.

Rektori turk i propozoi z. Gurra një marrëveshje bashkëpunimi, e për këtë drejtues të Fondacionit ALSAR do të bëjnë në qershor një vizitë në Mush dhe do ta nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Alparslan.

Akademikët shprehën mirënjohjen për pritjen e ngrohtë të ofruar në Fondacionin ALSAR.

soap 2 day