Category Page: Humanitare

Ndihma për jetimët, u jepen pako me ushqime

Fondacioni ALSAR organizoi dhe realizoi shpërndarjen e një sasie ndihme ushqimore për fëmijët jetimë.

Pakot me ushqime i përfituan 50 jetimë, të shoqëruar nga pjesëtarë të familjeve të tyre, përgjithësisht nëna, në marrjen e ndihmës.

EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, e mbështeti veprimtarinë shpërndarëse.

Sasia e dhënë i përkiste ndihmës periodike ushqimore të siguruar nga EMİN për jetimët, në kuadër të protokollit të bashkëpunimit me Fondacionin ALSAR.

Ndihma e gjithanshme për jetimët zë hapësirë shumë të rëndësishme në aktivitetin humanitar të ALSAR-it.

Aktivitete në Ramazan, dhënie e ndihmës ushqimore, e ushqimeve të parapërgatitura për iftar, dhe e bursave të ekselencës

Të përfshirë në aktivitet të gjerë humanitar, Fondacionin ALSAR e gjen dhe në ditët e fundit të Ramazanit mes njerëzve, shtresave në nevojë, në ndihmë të tyre.

Përshpejtimi i këtij aktiviteti humanitar i detyrohet dhe mbështetjes së dhënë prej partnerëve ndërkombëtarë, aktivë gjithashtu në këtë muaj.

ADEMDER, shoqata me qendër në Turqi, mbështeti tre aktivitete, të zhvilluara me sukses dhe me shumë dobi për përfituesit.

Në njësinë administrative të Bërzhitës në Tiranë u shpërndanë për shtresa në nevojë 110 pako me artikujt bazë ushqimorë.

Po për shtresa në nevojë u dhanë dhe 100 paketime me ushqim të parapërgatitur për iftar.

Veprimtaria e cila kishte në të dhe aspektin arsimor u dedikohej studentëve të universiteteve publike, dhjetë prej të cilëve morën zarfat me bursën e ekselencës. Kjo veprimtari u zhvillua në mjediset e Fondacionit ALSAR.

Në njësi administrative të Tiranës shpërndahen ndihma ushqimore

Humanizmi i shprehur fort dhe gjerësisht përgjatë Ramazanit mbetet i pandryshueshëm dhe në ditët e fundit të tij.

Punonjësit e Fondacionit ALSAR nxitojnë të çojnë në destinacion ndihmën e dedikuar shtresave në nevojë.

Shpërndarja e ndihmave në ushqime ka vijuar në dy njësi administrative të Tiranës, në Krrabë dhe Petrelë.

Për njerëz në nevojë, pjesëtarë të listave të asistencës ekonomike, në Krrabë janë shpërndarë 150 pako me artikujt bazë ushqimorë, e po kaq, 150, u shpërndanë dhe në Petrelë.

TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, i mbështeti aktivitetet shpërndarëse, në kuadër të bashkëveprimit me Fondacionin ALSAR gjatë tërë këtij muaji të veçantë.

Solidariteti njerëzor në Ramazan, jepet ushqim i parapërgatitur për iftar

Fondacioni ALSAR dhe bashkëpunëtorët e tij ndërkombëtarë vazhdojnë të zhvillojnë aktivitete humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë në vendin tonë.

Mijëra njerëz janë ndihmuar; jetimë, nevojtarë dhe komunitete e kanë parë të konkretizuar frymën e solidaritetit human, të pranishme më shumë se kurdoherë në këtë muaj të madhërueshëm.

Pjesë qenësore e aktiviteteve të ALSAR-it në këtë periudhë tridhjetëditore vijon të jetë shtrimi i iftareve apo shpërndarja e ushqimit të parapërgatitur e të paketuar për iftar.

Për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, komunitetit të romëve më specifikisht, është shpërndarë së fundi një sasi mjaft e konsiderueshme me paketim ushqimor për iftar.

Përgjithësisht në Tiranë u janë ndarë nevojtarëve 800 racione me ushqim të parapërgatitur, për t’u konsumuar në iftar në mjedise familjare.

Ky aktivitet është mbështetur nga organizata e ndihmave IHH me qendër në Holandë, e pranishme në dhënien e kontributit humanitar dhe me përfaqësuesit e saj.

Në Devoll me aktivitet humanitar, shpërndahen pako me ushqime

Fondacioni ALSAR e shtrin më tej gjeografinë e zhvillimit të aktiviteteve humanitare ndërkohë që muaji i begatë i agjërimit është në të mbaruar të tij.

Nga veriu në jug, shtresa në nevojë kanë ndier në Ramazan përkrahjen e ALSAR-it dhe të partnerëve të tij dhe kanë prekur ndihmën konkrete.

Kjo ndihmë ka mbërritur dhe në Devoll, e kushtuar familjeve në nevojë. Sasia e shpërndarë atyre përbëhej nga 150 pako me artikujt bazë ushqimorë.

IHH, organizata humanitare me qendër në Holandë, e mbështeti zhvillimin e aktivitetit dhe ishte e pranishme në të me përfaqësuesit e saj.

Më herët, para nisjes së Ramazanit, IHHNL-ja pati mbështetur shpërndarjen e një sasi të parë ndihme ushqimore, duke e çuar në tërësi kontributin e saj për këtë muaj të madhërueshëm në 350 pako me ndihma ushqimore të dhuruara për shtresa në nevojë.

Te njerëz në nevojë me ndihma ushqimore dhe me ushqim të parapërgatitur për iftar

Përmasat e aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR në muajin e Ramazanit shtohen e zgjerohen dita-ditës.

Një pjesë e mirë e këtij aktiviteti kryhet me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të ALSAR-it, ente me një kontribut të çmueshëm humanitar.

Mes kontribuesve është radhitur dhe UKIM (UK Islamic Mission), organizata me qendër në Britaninë e Madhe, mbështetëse e dy aktiviteteve kryesore humanitare të kësaj periudhe intensive në punën e ALSAR-it.

Falë këtij kontributi, në fshatin Vilëz të njësisë administrative të Zall-Bastarit në Tiranë janë shpërndarë 50 pako me ndihma ushqimore.

Krahas kësaj, është dhënë për pjesëtarë të komunitetit të romëve një sasi prej 400 paketimesh me ushqim të parapërgatitur për iftar.

Ndihma e Fondacionit ALSAR në Ramazan për shtresa në nevojë anembanë vendit ka për qëllim t’u lehtësojë sadopak përditshmërinë dhe të përçojë frymën e solidaritetit human.

soap 2 day