Category Page: Humanitare

Ndihmë financiare për fëmijët jetimë, WEFA mbështet me dhënien e zekatit

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u organizua të hënën, më 27 dhjetor, shpërndarja e ndihmës financiare të zekatit për 50 fëmijë jetimë.

Marrësit e zekatit ishin jetimë që gjenden nën përkujdesin e vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR, përfitues të ndihmave periodike dhe në disa forma.

Aktiviteti u mundësua falë mbështetjes së WEFA-s, organizatës ndërkombëtare të ndihmave me qendër në Gjermani, e cila ndihmon financiarisht për çdo muaj 217 jetimë, ndërkohë që ndihmën e zekatit e dha për 50 fëmijë jetimë të tjerë.

ALSAR-i dhe WEFA po kryejnë së bashku gjatë këtyre ditëve një varg veprimtarish humanitare, në shprehje të solidaritetit human me shtresat në nevojë.

Dhënia e ndihmës financiare për fëmijët jetimë është një projekt humanitar i realizuar në periudha të caktuara të vitit dhe i mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë të Fondacionit ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma femijet jetim” alias=”postim-alsar-ndihma-femijet-jetim-2″]

Projekti i ndihmave dimërore me mbështetjen e UK Islamic Mission, batanije dhe lëndë drusore për ngrohje për familje në nevojë

Organizata me qendër në Britaninë e Madhe, UK Islamic Mission, mbështeti projektin e ndihmave dimërore, shpërndarjen e të cilave e bëri Fondacioni ALSAR.

Ndihma u dhanë për 185 familje në nevojë, që morën nga dy batanije dhe një sasi të konsiderueshme lënde drusore për ngrohje.

ALSAR realizon për çdo dimër projekte të ngjashme në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare partnere.

UK Islamic Mission  dhe Fondacioni ALSAR bashkëpunojnë prej kohësh për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR është i pandërprerë gjatë gjithë vitit dhe përbën një prej tre shtyllave të veprimtarisë së tij. Në këtë stinë u jepet ndihmë nevojtarëve, mes të tjerash, për ta përballuar sa më lehtë të ftohtin.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma dimerore” alias=”postim-alsar-ndihma-dimerore”]

Dy xhami në Dibër pajisen me tapete, dhuratë e Xhamisë së Negotinës

Xhamia ne Diber

I angazhuar, veç të tjerash, dhe për mbarëvajtjen dhe pasurimin e jetës shpirtërore të shoqërisë, Fondacioni ALSAR ka kontribuar për shtrimin me tapete të dy xhamive në fshatra të Dibrës.

Dhuratë e Xhamisë së Negotinës, në Maqedoninë e Veriut, tapetet u shtruan në një xhami të Maqellarës dhe në një tjetër në Brest të Epërm, në Kastriot.

Tapetet, 300 m², zbukuruan ambientet e brendshme të xhamive dhe i bënë më të ngrohta ato, duke i përmirësuar kushtet për besimtarët.

Qendra të ushqimit shpirtëror dhe të edukimit moral, xhamitë e kishin të nevojshme veshjen e dyshemeve me tapete, si kërkesë dhe e vetë komunitetit vendas.

Procesi i dhurimit dhe i mbërritjes në destinacion të ndihmës materiale të dhuruar pati mbështetjen dhe mbikëqyrjen nga afër të Fondacionit ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar tapetet-xhamise” alias=”postim-alsar-tapetet-xhamise”]

Realizimi i një projekti ndihme: familje të fëmijëve jetimë marrin fidanë arrash

Fondacioni ALSAR dhe IHH me qendër në Holandë kanë bashkëpunuar në realizimin e një tjetër projekti të përbashkët ndihme.

Me mbështetjen e IHH-së me qendër në Holandë, ALSAR ka shpërndarë sot 1200 fidanë arrash për familje të fëmijëve jetimë të Tiranës.

Nga i quajturi “Projekt i ndihmës me fidanë arrash” kanë përfituar 30 familje të fëmijëve jetimë, që me ndihmën e dhënë do të kenë mundësi ta kultivojnë këtë pemë frutore, arrën, e të rregullojnë ekonominë familjare.

Realizimi i këtij projekti është një kontribut humanitar për shtresat në nevojë, së cilave Fondacioni ALSAR u vjen në ndihmë gjatë gjithë vitit në forma të ndryshme, me projekte të ndryshme.

Fëmijët jetimë dhe familjet e tyre janë gjithnjë në fokusin e aktivitetit humanitar të ALSAR-it.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar fidanet” alias=”postim-alsar-fidanet”]

Në vazhdim të projektit të diplomacisë gastronomike, nëna jetimësh dërgohen në Turqi për të mësuar më tepër mbi kuzhinën turke

Ashtu siç ishte premtuar në mbarim të kursit të mësimit të kuzhinës turke javë më parë, një numër kursantesh janë dërguar në Turqi për t’i thelluar njohuritë mbi kuzhinën turke dhe për t’u përgatitur akoma më mirë.

Shtatë të përzgjedhurat prej 25 nënave të fëmijëve jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga Fondacioni ALSAR, ndjekëse të kursit dhe të pajisura me certifikatat përkatëse, do të qëndrojnë dy javë në Turqi dhe do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër punën në kuzhinat turke të restoranteve të administruara nga mastershefja Ebru Baybara Demir. E njohur ndërkombëtarisht, mjeshtra turke e kuzhinës e drejtoi kursin dhe në Tiranë.

Kualifikimi shtesë ka për t’i shërbyer aftësimit më të plotë të nënave të jetimëve, ka për t’ua bërë më të lehtë rrugën e nisur në këtë profesion të ri dhe do t’u krijojë mundësi më të mira punësimi.

Punës së përbashkët së disa institucioneve për këtë projekt i bashkangjitet dhe mbështetja e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit. Ndërkohë, i gjithë programi dhe aktiviteti bazohet në nismën e Zonjës së Parë të Turqisë, Emine Erdoğan, për ta bërë të njohur kudo kulinarinë turke.

I përfshirë aktivisht në aktivitetin e gastrodiplomacisë Turqi-Shqipëri, Fondacioni ALSAR përmbush dhe misionin e tij humanitar për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, në këtë rast, nënave të fëmijëve jetimë për të cilët kujdeset pandërprerë.

Projekti i gastro-diplomacisë, jepen certifikata për ndjekëset e kursit të mësimit të kuzhinës turke

Një ceremoni për dhënie certifikatash është organizuar në përfundim të kursit të mësimit të kuzhinës turke, ndjekur nga 25 nëna të fëmijëve jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga Fondacioni ALSAR.

Ceremoninë e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük, dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

Kursi i zhvilluar në kuadër të projektit të diplomacisë gastronomike Turqi-Shqipëri pati të veçantë pjesëmarrjen e mastershefes së mirënjohur turke, Ebru Baybara Demir. Esenciale, e vyer, ishte prania dhe ndihma e saj për mbarëvajtjen e kursit.

Të pranishmëve iu drejtua fillimisht me një fjalë kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i cili foli mbi rëndësinë dhe të mirat e një projekti të tillë të diplomacisë gastronomike.

Veprimtarinë e përshëndeti më pas ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük. Një fjalë mbajti dhe mastershefja turke, Ebru Baybara Demir.

Nënat e jetimëve morën certifikatat në përfundim të kursit që u hap mundësinë e punësimit dhe të sigurimit të të ardhurave të vazhdueshme, ndërkohë që u dhanë dhurata për mastershefen turke dhe bashkëshorten e ambasadorit turk në Tiranë, znj. Ayşegül Erdal Yörük.

Ceremoninë e shoqëruan pamjet filmike të zhvillimit të kursit, përgatitur nga Fondacioni ALSAR dhe Anadolu Agency.

Në mbarim të ceremonisë, të pranishmit shijuan darkën e shtruar me gatimet e nënave të jetimëve.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar kursi kuzhines2″ alias=”postim-alsar-kursi-kuzhines-2″]

soap 2 day