Tag Archives: aktivitet humanitar

Në mbështetje të familjeve në nevojë në Elbasan me ndihma dimërore

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në këto ditë janari me zbatimin e projektit të ndihmave dimërore, për t’iu gjendur pranë shtresave në nevojë.

Në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë ndihma në dru zjarri, në batanije dhe në veshmbathje për familje në nevojë dhe për familje jetimësh.

Çdo përfitues i kësaj ndihme ka marrë një metër kub dru, dy batanije, si dhe veshmbathje. Shpërndarjen nuk e ka penguar moti me reshje të dendura.

Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt.

Shpërndarja e ndihmave dimërore është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi gjatë stinës së ftohtë, me të cilën u vihet në ndihmë njerëzve më në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar elbasan” alias=”postim-alsar-dhurohen-libra-1″]

Përmbyllet me sukses projekti i dhurimit të fidanëve të arrave

Projekti humanitar i dhurimit të fidanëve të arrave pati këtë të shtunë të 24 dhjetorit fazën e tij përmbyllëse.

Në Lushnjë, Fier, Gramsh dhe Kavajë u dhuruan fidanë arrash për 40 familje jetimësh.

I nisur fillimisht në Tiranë, projekti do të vijonte realizimin në Bulqizë dhe Kukës, me shpërndarjen e fidanëve për banorë të atyre zonave, si dhe të Klosit, Burrelit e Tropojës.

Ai u finalizua me sukses, duke u ardhur në ndihmë në total 93 familjeve të fëmijëve jetimë me shpërndarjen e 5000 fidanëve të arrave.

E gjithë veprimtaria, në përmbushje të misionit të Fondacionit ALSAR për t’u qëndruar pranë shtresave në nevojë, u përkiste projekteve humanitare dimërore.

Projektin e mbështeti WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, e falënderuar për kontributin.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar fidane arra” alias=”postim-alsar-ekskursion-1″]

Solidaritet human, ndihmë për jetimët

Në shprehje të solidaritetit human me shtresat në nevojë, e posaçërisht me jetimët, një dhurues nga Turqia ka dhënë për ta një sasi ndihme në ushqime dhe në mjete për ngrohje.

Për fëmijë jetimë në Tiranë dhe Shkodër janë dhuruar 50 pako ushqimore; një ndihmë e konsiderueshme dhe domethënëse.

Kontributi tjetër përbëhej nga tre soba me dru për ngrohje dhe gatim, destinuar për familje jetimësh.

Dhjetori ka qenë i mbushur me veprimtari të tilla humanitare në ndihmë të jetimëve dhe familjeve të tyre.

Një numër i madh jetimësh janë ndihmuar në ditë të solidaritetit human, në kuadër të realizimit të projekteve humanitare dimërore.

Dhe veshmbathje për jetimët

Një tjetër projekt i realizuar të martën në ndihmë të jetimëve ishte dhe dhurimi i veshmbathjeve për një numër prej tyre.

Të mbledhur në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR, 30 jetimë morën dhuratë veshmbathje të zgjedhura me kujdes për ta për stinën e dimrit.

EMİN, me qendër në Gjermani, e mbështeti dhe këtë aktivitet, në kuadër të ndihmës dimërore.

Ditët e solidaritetit human në dhjetor i karakterizojnë veprimtari të ngjeshura në ndihmë të shtresave në nevojë, më në veçanti në ndihmë të jetimëve.

Nga mbështetja financiare te ndihma me dru zjarri dhe ushqime, kontributi për jetimët dhe familjet e tyre është i gjerë dhe i gjithanshëm.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar veshmbathje për jetimët” alias=”postim-alsar-ndihme-financiare-batanije-1″]

Projektet humanitare dimërore, dhurim batanijesh

Në kuadër të ditëve të solidaritetit human me shtresat në nevojë dhe të realizimit të projekteve humanitare dimërore është bërë këtë të martë dhe dhurimi i batanijeve.

Ndihmën e përfituan 32 familje jetimësh dhe në nevojë. Për çdo familje u dhanë dy batanije.

Aktiviteti i zhvilluar pasoi një sërë veprimtarish dhuruese, në të cilat janë shpërndanë ndihma të tjera për familjet e jetimëve, si dru zjarri, soba dhe ushqime.

Një gamë e gjerë aktivitetesh humanitare të dedikuara jetimëve dhe familjeve të tyre synon t’ua lehtësojë sadopak vështirësitë e jetesës në stinën e dimrit.

Realizimi i projekteve mundësohet nga bashkëpunimi i Fondacionit ALSAR me organizata, shoqata dhe fondacione partnere.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme financiare batanije” alias=”postim-alsar-ndihme-financiare-1-1-1″]

Në ndihmë të nevojtarëve me ushqime

Në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR u shpërndanë për të dytën ditë me radhë pako ushqimore.

Shpërndarja u bë në kuadër të projekteve humanitare dimërore, në ditë të solidaritetit human me shtresat sociale në nevojë.

Atë e mbështeti EMİN, me qendër në Gjermani, mundësues dhe i disa veprimtarive të tjera humanitare.

Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 114 familje jetimësh dhe në nevojë.

Qindra jetimë dhe familje të tyre po ndihmohen në këto ditë dimri për t’i përballuar vështirësitë e stinës.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihme financiare 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihme-financiare-1-1″]