Category Page: Bamiresi

DHURIMI I VESHJEVE PËR FËMIJËT ME RASTIN E FESTËS SË KURBANIT

Fondacioni “ALSAR” me rastin e Festës së Kurban Bajramit realizoi nga data 21-23 gusht 2018, projektin e dhurimit të artikujve të veshmbathjes për fëmijët jetimë. Nën shoqërinë e përfaqësuesve të donatorëve çdonjëri nga fëmijët përzgjodhi dhuratën e tij në 2 artikuj (pantallona, dhe bluza) sipas preferencës së tyre, duke synuar në këtë mënyrë që me ndjenja të sinqerta solidariteti, në një atmosferë festive t’i ofrojë atyre mbështetjen dhe t’iu ngjallë ndjenjat e besimit dhe të shpresës për të ardhmen.

KURBANI; SOLIDARITET SHOQËROR NDAJ NJERËZVE NË NEVOJË

Sakrifica, përkushtimi dhe solidariteti është lajm motivi dhe mesazhi që buron gjate festës së Kurban Bajramit. Fondacioni “ALSAR” në ndjekje të traditës së tij 12 vjeçare dhe në përmbushje të programit të tij për zhvillimin e veprimtarive humanitare në kontekstin e promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë, zhvilloi gjatë datave 21 – 23 gusht 2018 projektin “Kurbani; Solidaritet shoqëror ndaj njerëzve në nevojë” .

Ndër treguesit kryesore të zbatimit të projektit të Kurbanit për vitin 2018 përmendim se përfituan ndihma në pako mishi, 15000 familje të varfra të shtresave shoqërore më në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike nga autoritetet e pushtetit lokal, me një shtrirje gjeografike në 25 njësi administrative të vendit si dhe në Kosovë e Preshevë.

Zhvillimi i këtij projekti është realizuar e koordinuar në bashkëpunim të plotë me drejtuesit e autoriteteve të pushtetit lokal, referuar ne marrëveshje protokollare të bashkëpunimit.

Kurorëzimi i suksesshëm i këtij projekti, është mundësuar falë kontributit të çmuar dhe ndihmës bujare të ofruar nga populli vëlla turk, përmes organizatave partnere të shoqërisë civile. Vlen të theksohet se këto 3 vitet e fundit, një kontribut i jashtëzakonshëm është ofruar nga organizata Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila gjatë këtij viti dhuroi ndihma në pako mishi për 9500 familje. Krahas saj shprehim mirënjohjen edhe për : Fondacionin Hasene, me qendër në Gjermani,Shoqatën Ribat, me qendër në Turqi. Shoqatën Hayrat me qendër në Turqi. si dhe për partnerët tanë në Hollandë dhe në Londër.
Së bashku të përjetojmë ndjenjat e solidaritetit human me qëllim që të na bëjnë edhe më të bashkuar, e të ndërgjegjësuar për forcimin e unitetit dhe të vëllazërisë mes njëri-tjetrit. Ishte ky mesazhi drejtuar shoqërisë shqiptare nga Fondacioni “ALSAR” me rastin e festës së Kurban Bajramit.

ALSAR VIJON PROJEKTET E NDIHMAVE NË QYTETIN E BELSHIT

Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të një marrëdhenie të suksesshme bashkëpunimi me institucionin e Bashkisë Belsh realizoi më datë 03 gusht 2018 projektin e ofrimit të mbështetjes për familjet në nevojë dhe institucionin e zjarrfikseve në qytetin e Belshit, ku përmes së cilit u mundësua dhurimi i kontigjentit të 2-të të ndihmave humanitare sipas këtyre treguesve: 54 copë krevate, 54 copë dyshekë.

VIZITA NË FAMILJET E FËMIJËVE JETIMË

Mbështetur në platformën e veprimtarive të solidaritetit ndaj fëmijëve jetimë, Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR, në bashkëpunim me grupin e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të regjistruar në programin e bursave te ekselencës, ka realizuar me sukses platformën e zhvillimit të vizitave në shtëpitë e fëmijëve jetimë në qytetin e Tiranës, për të parë e njohur nga afër fëmijët dhe familjarët e tyre, kushtet në të cilat ata jetojnë dhe vështirësitë me të cilat përballen, duke synuar në këtë mënyrë që me ndjenja të sinqerta vëllazërore t’iu ofrojnë mbështetjen, dhe t’iu ngjallin ndjenjat e shpresës e besimit për të ardhmen, duke kontribuar sadopak në drejtim të lehtësimit të vështirësive ekonomike familjare.

Gjatë periudhës mars – maj 2018, në kuadër të zhvillimit të veprimtarive të vullnetarizmit studentet të organizuar në grupe, kanë zhvilluar vizita sipas një grafiku periodik në 42 familje. Vizitat janë realizuar si në zona urbane, ashtu edhe në ato rurale të qytetit të Tiranës. Realizimi i vizitave ka qenë një angazhim me shumë vlerë për studentët, pasi i njohu ata më tepër me terrenin e vështirë në të cilën këto familje ndodhen. Ky projekt ka ndihmuar në përvetësimin e aftësive praktike te studentet me punën direkte me individët. Qëllimi kryesor i vizitave ishte njohja më nga afër e kushteve dhe nevojave të familjeve të fëmijëve jetimë, që trajtohen me ndihma nga Fondacioni “ALSAR”.

Përsa i përket përvojës së përfituar studentet shprehen se ishte një eksperiencë mjaft e rendësishme për ta, pasi kaluan kohë ndryshe nga përditshmëria e tyre duke ndjerë atmosferën e ngrohtë familjare qe e karakterizon traditën e mikpritjes shqiptare.

  • 1
  • 2
soap 2 day