Category Page: Institucionale

PËRUROHET KËNDI I LIBRAVE NË GJUHËN SHQIPE NË BIBLIOTEKËN E UNIVERSITETIT “SABAHATTIN ZAIM ” NË STAMBOLL, TURQI

Universiteti “Sabahattin Zaim” i qytetit të  Stambollit në Turqi përuron këndin e librit shqip një dhuratë kjo e Fondacionit “ALSAR” e realizuar në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale. Ky projekt konsistoi në dhurimin e 524 titujve, me një numër total të 525 kopjeve të librave në gjuhën shqipe, për bibliotekën e Universitetit “Sabahattin Zaim” i qytetit të  Stambollit në Turqi, duke synuar në këtë mënyrë  që tu vihet në ndihmë studentëve shqiptarë nga rajoni i Ballkanit që studiojnë në këtë universitet. Në ceremoninë e dorëzimit ishte prezent Z. Fatih Pehlivan koordinator i marrëdhënieve me jashtë te këtij Universiteti, falenderoi Fondacionin “Alsar” për këtë dhuratë të çmuar.

REKTORI I UNIVERSITETIT TË TRAKIAS PRITET NGA Z. MEHDI GURRA

Në Fondacionin “ALSAR” është pritur rektori i Universitetit të Trakias, prof. dr. Erhan Tabakoğlu. Ishte hera e parë që z. Tabakoğlu bënte një vizitë në zyrat e “ALSAR”-it.
Prof. dr. Erhan Tabakoğlu u prit nga kryetari i Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra. Dy personalitetet janë takuar dhe më parë, dhe ky ishte takimi i tretë midis tyre.
Siç ngjet zakonisht në pritje të tilla, rektori i Universitetit të Trakias u njoh më së pari me veprimtarinë e Fondacionit “ALSAR”, treguar nga z. Gurra.
Në bisedë janë diskutuar një varg çështjesh, duke nisur me atë të studentëve shqiptarë që studiojnë në Turqi e që mbështeten nga Universiteti i Trakias, ky institucion i arsimit të lartë i cili gjendet në Edirne. Të mbështetur veç me bursë studimi, këta studentë përballen me probleme si ai i konviktit, që nuk përfshihet në bursën e dhënë. Kësisoj, një bursë e plotë do të ishte zgjidhja më e mirë për ta. Rektori bëri të ditur se vijonte puna për ndërtimin e një konvikti për 4.500 studentë, që besohet se do të jetë gati vitin e ardhshëm, e se me këtë shpresohej të zgjidhej dhe çështja në fjalë.
U shtrua mes të tjerash çështja e organizimit të konferencave të përbashkëta me Institutin e Kërkimeve Ballkanike, pjesë e Universitetit të Trakias. Një sugjerim i pritur me mjaft interes nga prof. dr. Erhan Tabakoğlu, siç u pritën dhe sugjerimet e tjera.
Nga kryetari i Fondacionit “ALSAR” u shtrua si kërkesë që studentëve të Ballkanit, posaçërisht atyre nga Shqipëria, që studiojnë për magjistraturë dhe doktoraturë në universitetin në Tekirdağ, t’u jepen tema studimore në lidhje me vendet e tyre, e të punohet që këto tema të përkthehen në shqip dhe në gjuhë të tjera ballkanike.
Universitetet turke, theksoi z. Gurra, duhet të angazhohen me personelin e tyre kërkimor për të bërë studime shkencore mbi vendet ballkanike që më pas të shërbejnë si udhëzuese për politikën e shtetit turk.
Si një shqetësim, drejtuesi i fondacionit shtroi përpara rektorit të Universitetit të Trakias çështjen e largimit të trurit shqiptar nga vendi. Një ndihmë do të ishte, sipas tij, në këtë aspekt që studentëve shqiptarëve t’u mundësohej nëpërmjet kontakteve, kompanive të ndryshme turke në Shqipëri, apo mënyrave të tjera, që të punësoheshin më së paku për pesë vite pas mbarimit të studimeve në vendin e tyre.
Shtimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes Fondacionit “ALSAR” dhe Universitetit të Trakias u mor në konsideratë. Në këtë kuadër, drejtuesit e fondacionit kanë planifikuar një vizitë së shpejti në këtë institucion arsimor në Turqi.
Në fund të takimit, z. Mehdi Gurra e falënderoi mikun, prof. dr. Erhan Tabakoğlu, për vizitën.

KRYETARI I YTB-SË VIZITON SELINË E FONDACIONIT“ALSAR”

I gjendur në Tiranë, dhe pjesëmarrës e folës në simpoziumin shkencor “Qytetërimi osman”, të zhvilluar të hënën, kryetari i YTB-së, Departamentit për Turqit që Jetojnë Jashtë Atdheut dhe Marrëdhëniet me Komunitetet Mike, ka kryer dhe një vizitë në ambientet e Fondacionit “ALSAR”.
Z. Abdullah Eren dhe shoqëruesit e tij janë pritur nga drejtuesi i Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra.
Mes mikpritësit dhe mysafirëve nga Turqia ka pasuar një bisedë mjaft e ngrohtë, përqendruar në fushat ku mund të çohet bashkëpunimi më tej ndërmjet dy institucioneve.
Kryetari i Fondacionit “ALSAR” e ka njohur mikun e çmuar me aktivitetin e gjerë dhe të ngjeshur të institucionit që drejton, duke i bërë një përshkrim të hollësishëm.
Në emër të fondacionit, z. Gurra i ka kërkuar z. Eren mbështetje për botime të reja, e gjithashtu dhe për ribotime veprash të rëndësishme e të kërkuara. (Duhet vënë në dukje këtu se botimi i veprës “Qytetërimi osman” u realizua nga një bashkëpunim pikërisht mes YTB-së dhe Fondacionit “ALSAR”.)
Një tjetër kërkesë për mikun turk ishte dhe mbështetja me bursa për studentët që ndjekin studimet në universitetit e Shqipërisë.

U parashtrua njëkohësisht dhe nevoja për t’i mbështetur kurset për mësimin e gjuhës turke në veri dhe në jug të Shqipërisë, si ato që janë tashmë të hapura dhe ato që do të hapen në të ardhmen.
I vëmendshëm plotësisht gjatë parashtrimit të aktivitetit të Fondacionit “ALSAR” dhe gjatë shprehjes së kërkesave nga z. Gurra, kryetari i YTB-së, z. Abdullah Eren, premtoi se gjithçka do të shqyrtohej me tepër kujdes, e se do të jepej një përgjigje për kërkesat.
I tërë takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, gjithmonë e pranishme kur Fondacionin “ALSAR” e vizitojnë miq të nderuar.

TAKIM KONSULTATIV I FONDACIONIT ALSAR ME GJUHËTARË PËR ÇËSHTJET GJUHËSORE

Fondacionit Alsar në kuadër të planifikimit të veprimtarisë së tij institucionale për periudhën 3 vjeçare 2019-2021 zhvilloi sot një takim konsultativ me gjuhëtarë e akademikë të mirënjohur shqiptare, Prof.Dr. Emil Lafe, Prof.Dr. Seit Mansaku, Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Prof.Dr. Anila Omari, dhe Prof.Dr. Enver Hysa. Gjatë këtij takimi u trajtuan çështjet e studimit të mundësive për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në mbështetje të gjuhësisë shqiptare

VIZITË E Z.BEKİR YANILMAZ NË SELINË E FONDACIONIT “ALSAR”

Këshilltari për çështjet fetare i ambasadës së Republikës së Turqisë Z. Bekir Yanilmaz zhvilloi nje vizitë kortezie ne seline e Fondacionit “Alsar”. Ai u prit nga kryetari Z.Mehdi Gurra, gjatë këtij takimi të karakterizuar nga një frymë e ngrohtë e miqësore miku i nderuar u njoh me veprimtarinë e Fondacionit “ALSAR” dhe arritjet e tij ndër vite.

Ndër të tjera një fokus i veçantë iu kushtua edhe mbarëvajtjes së çështjeve fetare në vendin tonë duke vlerësuar harmoninë e bashkëjetesën ndërfetare, si një thesar të çmuar të trashëgimisë sonë kombëtare, si dhe roli i shoqërisë civile në ekuilibrimin e jetës fetare në vend.

MBËSHTETJE PËR REZERVAT E EMERGJENCAVE TË TIRANËS

Vendi ynë konsiderohet mjaft i prekshëm dhe është i ekspozuar ndaj rreziqeve që mund të shkaktojnë dukuritë natyrore dhe përballimi i situatave të veshtira natyrisht që kërkon pjesëmarrjen dhe partneritetin e të gjitha palëve të interesuara, përfshirë agjencitë e qeverisjes qendrore, autoritetet qeverisëse rajonale dhe vendore, dhe organizatat e shoqerise civile.

Në këtë aspekt Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të një marrëdhenie të suksesshme bashkëpunimi me institucionin e Bashkisë Tirane realizoi sot projektin e ofrimit të mbështetjes për emergjencat civile të Tiranës, ku përmes së cilit u mundësua dhurimi i kontigjentit të ndihmave humanitare sipas këtyre treguesve: 50 copë krevate, 50 copë dyshekë, dhe një tavolinë.

Ishte ky një akt një kontribut modest për ofruar sadopak mbështetjen në drejtim të rritjes se efikasitetit të këtij institucioni të rëndësishëm që kontribuon për reduktimin dhe zbutjen e risqeve të katastrofave natyrore për banorët e Tiranës.

soap 2 day