Category Page: Institucionale

Zhvillohet në Tiranë sesioni I 26-të I unionit të organizatave të shoqërisë civile të botës islame

U zhvillua në Tiranë, sesioni i 26-të i Unionit të Organizatave të Shoqërisë Civile të Botës Islame. Në të morën pjesë kryetari i këtij unioni Z. Ali Kurt dhe përfaqësues të një rrjeti prej 354 organizatash me anëtarë nga 66 vende të ndryshme të botës, të cilët janë të mbledhur nën ombrellën e këtij unioni me mision dhe vizion të qartë: për të bashkëpunuar për një botë më të mirë!

Kryetari i Fondacionit  “Alsar”  Z. Mehdi Gurra gjatë fjalës së tij të hapjes me cilësinë e mikpritësit të këtij sesioni u shpreh “Jam i privilegjuar të mbaj një fjalë të parë në këtë takim të 26-të të Këshillit të IDSB-së, Unionit të Organizatave të Shoqërisë Civile të Botës Islame. Fillimisht, ju uroj mirëseardhjen në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë! Është nder për ne që ky takim të mbahet nën organizimin tonë. Në të njëjtën kohë, me punën tonë të palodhur në vite, me spikatjen tonë, e kemi merituar diçka të tillë. Ndarja e përvojave, e shqetësimeve, e mënyrave të veprimit, këshillimet për rrugëdalje, bashkërendimet e veprimtarive, bashkimi në një zë i reagimeve, dhënia e ndihmës reciproke; një gamë e gjerë shkëmbimesh njerëzore përmblidhen në aktivitetin e këtij unioni. Sa më të efektshme të jenë këto shkëmbime, aq më e gjatë do të jetë jeta e IDSB-së, aq më sukses do të ketë ajo, do të theksonte Z. Gurra.

 Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij sesioni të zhvilluar nën drejtimin e kryetarit të tij Z. Ali Kurt, fokusi kryesor u ndal tek roli i shoqërisë civile, i cili është bërë gjithnjë e më kritik në një botë që ndryshon gjithnjë e më tepër me shpejtësi marramendëse. Krizat politike, ekonomike dhe shoqërore, që i lënë vendin njëra-tjetrës në një pjesë të mirë të globit, mund të përballohen, të tejkalohen dhe të lihen pas krahëve vetëm me përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e trajtimit të tyre.

 Pjesëmarrësit në këtë sesion vlerësuan arritjet e shënuara dhe mundësitë e shfaqura, për të gjetur shtigje dhe forma të reja bashkëpunimi ndërmjet tyre.

 

Kryetari I unionit të organizatave të shoqërisë civile të botës islame “IDSB” viziton ALSAR

Në prag të sesionit të 26-të të Unionit të Organizatave të Shoqërisë Civile të Botës Islame kryetari i tij Z. Ali Kurt zhvillon një vizitë në Fondacionin “ALSAR”.

Ai është pritur nga kryetari i Fondacionit Alsar z. Mehdi Gurra. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, gjatë bisedës avokati i mirënjohur u njoh nga afër me veprimtarinë e Fondacionit “ALSAR”, ku një aspekt të rëndësishëm të veprimtarisë së tij, ia ka kushtuar aktivitetit  mirëbërës shoqëror ne fushën e arsimit, kulturës dhe ndihmave humanitare duke ofruar një kontribut real për shoqërinë shqiptare, si dhe duke ndihmuar njëherazi për forcimin e rolit të shoqërisë civile në vendin tonë.

Në përmbyllje të kësaj vizite kryetari i këtij Unioni Z. Ali Kurt, shprehu vlerësimet e tij për arritjet e Fondacionit “ALSAR” duke i uruar suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij.

 

Zv. Kryetari I këshillit të arsimit të lartë të republikës së Turqisë (YOK) viziton ALSAR

Zv.Kryetari i Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë (YOK), Prof.dr. Rahmi ER  zhvilloi më datë 29 korrik 2019 një vizitë në selinë e Fondacionit “ALSAR.

Ai u prit nga Z. Mehdi Gurra kryetar i Fondacionit ALSAR, i cili pas urimit të mirëseardhjes e njohu mikun e nderuar me misionin dhe vizionin e institucionit që drejton, duke i bërë një përshkrim të hollësishëm veprimtarisë arsimore, kulturore dhe humanitare të fondacionit “ALSAR” në shërbim të shoqërisë shqiptare.


Në fokus të këtij takimi të zhvilluar në një frymë të ngrohtë dhe miqësore, biseda u përqëndrua edhe në fushat ku mund të zhvillohet marrëdhënia e bashkëpunimit ndërinstitucional ku ndër të tjera u theksua çështja e akordimit të  bursave të studimit gratis dhe pranimin e kandidatëve nga Shqipëria të propozuar nga Fondacioni “ALSAR”, që dëshirojnë të studiojnë në fakultete e degë të ndryshme të universiteteve turke, në kushte optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore e ndërkombëtare.

Prof.dr. Rahmi ER nga ana e tij vlerësoi rolin dhe kontributin e Fondacionit “ALSAR” në këtë drejtim, duke u ndalur veçanërisht në veprimtarinë e tij arsimore përmes projekteve të akordimit të bursave të studimit, organizimit të konferencave dhe kurseve të mësimdhënies së gjuheve të huaja.

Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria (1999-2019)

Konferencë në Tiranë në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë: iniciativë dhe organizim i Fondacionit “ALSAR” Nëse në Kosovë u kremtua me shumë ceremoni gjatë javës së kaluar 20-vjetori i çlirimit, ndryshe, i hyrjes së trupave të NATO-s, veprimtaritë në kryeqytetin e Shqipërisë për këtë jubile kanë qenë fare të pakta, për të mos thënë se kanë munguar fare. Përjashtim ka bërë Fondacioni “ALSAR”, organizues të hënën i një konference mbi Kosovën, parë dhe nga këndvështrimi i marrëdhënieve me Shqipërinë. Me temë, “Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: sfidat dhe perspektivat”, konferenca mblodhi ligjërues me reputacion nga të dy anët e kufirit. E ndarë në dy pjesë, konferenca u drejtua nga diplomati i mirënjohur Shaban Murati dhe nga prof. dr. Ksenofon Krisafi, të cilët mbajtën gjithashtu dhe kumtesat e tyre. Konferenca u hap me fjalën e kryetarit të Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra. “Mblidhemi këtu në Tiranë për ta analizuar rrugëtimin dydekadësh të shtetit më të ri të Europës, shoqëruar dhe në kontekstin e marrëdhënieve me shtetin amë,” tha ai në fillim të kësaj fjale. Duke theksuar thënien e ish-presidentit amerikan se, “vetëm qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë paqen,” kryetari i entit organizues të konferencës u ndal te liria e fituar e kosovarëve, te keqpërdorimi i ndonjëhershëm i saj, tek sfida e tyre e shtetndërtimit. Kontributi i dhënë nga Shqipëria gjatë përpjekjeve për çlirim të vëllezërve kosovarë nuk kishte si të mungonte në fjalën e z. Gurra, që foli dhe për synimin e përbashkët të dy vendeve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Urimi i tij ishte që shqiptarët të mos i humbasin këtë herë gjërat në tavolinë në sfidat dhe betejat diplomatike para tyre, siç mund të ketë ndodhur në të shkuarën. Fjalë përshëndetëse mbajti z. Besnik Hoti, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Kumtesat e mbajtura më pas ishin tepër interesante për qasjet e tyre tematike. Prof. dr. Blerim Reka, prof. dr. Ksenofon Krisafi dhe prof. dr. Ibrahim Gashi e morën fjalën njëri pas tjetrit, në kumtesat me temë, “Konteksti ndërkombëtar i çlirimit të Kosovës: intervenimi i NATO-s si pararendës i së drejtës ndërkombëtare me fytyrë njerëzore”, “Në forumet ndërkombëtare për mbrojtjen e Kosovës” dhe “Konteksti historik dhe aktual i marrëdhënieve Kosovë – Shqipëri”. “Komplikimet e brendshme dhe ndërkombëtare të procesit të njohjes së Kosovës” ishte tema mbi të cilën ligjëroi publicisti dhe diplomati i shumëdëgjuar Shaban Murati. Dr. Memli Krasniqi do të analizonte përmbajtjen e shtypit amerikan mbi luftën e Kosovës në vitet 1998-1999. Dr. Halil Hyseni kishte zgjedhur një titull më poetik për kumtesën e tij, “Pranvera 1999, pranvera e një lufte për vlera”. “Lufta e Kosovës solli risi. Ajo e pasuroj arsyen e luftës. E pasuroi në moral, e pasuroi me vlera. Kosova është kryeshembull ku njeriu, të drejtat e tij njerëzore, u bënë arsyeja e luftës. Ishte lufta për mbrojtjen e vlerave, ishte lufta kundër luftës, që angazhoi jo vetëm vendimmarrësit me të mëdhenj, jo vetëm avionët më të rëndë, por edhe mendjet më të lira të kohës. Në luftë dhe për luftën në Kosovë, u angazhuan penat e arta të globit,” u nënvizua me të tjerash në fjalën e tij. Dr. Sadik Mehmeti u ndal gjatë te kontributi i Shqipërisë në përkujdesjen për të dëbuarit nga Kosova njëzet vite më parë. Kumtesa përfundoi me një mirënjohje të thellë për këtë kontribut. Nderin e fjalës së fundit e pati z. Skënder Lutfiu, ligjërues i temës, “Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe vendosja e protektoratit ndërkombëtar në Kosovë”. Prof. Dr. Ksenofon Krisafi e mbylli konferencën me një falënderim të posaçëm për Fondacionin “ALSAR”, organizues në vazhdimësi i veprimtarive të tilla të këtij niveli.

Vizitë e ambasadorit të Kuvajtit në selinë e fondacionit “ALSAR”

Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Z. Fayez Mishari Al-Jassim vizitoi sot selinë e Fondacionit “ALSAR”. Ai u prit nga kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Z. Mehdi Gurra gjatë këtij takimi të zhvilluar në një frymë të ngrohtë e miqërore ai i paraqiti mikut të nderuar një prezantim të veprimtarisë së Fondacionit, duke hedhur dritë mbi arritjet perpjekjet dhe angazhimet e tij për të ofruar dhënien e kontributit në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe ruajtjes e zhvillimit të vlerave të traditës sonë kulturore e kombëtare. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij ai vlerësoi maksimalisht edhe kontributin e çmuar të Shtetit të Kuvajtit që ka ofruar në Shqipëri duke e konsideruar atë si një nga shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, miqësisë që ka populli, dhe Shteti Kuvajtian ndaj Shqipërisë. Ai theksoi se ndihma bujare e Shtetit të Kuvajtit, ka ndikuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë, në dy dekadat e fundit. Me fondet e të cilit janë rehabilituar spitale, ujësjellës, kopshte e shkolla, duke i ofruar njëherazi një kontribut e ndihmë të pakursyer edhe kategorive të njerëzve në nevojë ndër të cilët edhe fëmijët jetimë. Z. Gurra shprehu besimin se bashkëpunimi i nisur tashmë ndërmjet Alsarit dhe organizatave partnere në Shtetin e Kuvajtit do të rritet e forcohet edhe më shumë. Ambasadori i Kuvajtit, Shkëlqesia e Tij Z. Fayez Mishari Al-Jassim nga ana e tij shprehu vlerësimet dhe konsideratat për arritjet e Fondacionit “Alsar” si një ndër organizatat me aktive të shoqërise civile në shërbim të shoqërisë shqiptare duke i uruar atij suksese të metejshme në të ardhmen. Në përfundim të këtij takimi Z. Gurra i rishprehu Shkëlqesisë së Tij, mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për mbështetjen e pakursyer që populli dhe Shteti i Kuvajtit kanë dhënë për zhvillimin ekonomiko-social në Shqipëri.

PËRUROHET KËNDI I LIBRAVE NË GJUHËN SHQIPE NË BIBLIOTEKËN E UNIVERSITETIT “SABAHATTIN ZAIM ” NË STAMBOLL, TURQI

Universiteti “Sabahattin Zaim” i qytetit të  Stambollit në Turqi përuron këndin e librit shqip një dhuratë kjo e Fondacionit “ALSAR” e realizuar në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale. Ky projekt konsistoi në dhurimin e 524 titujve, me një numër total të 525 kopjeve të librave në gjuhën shqipe, për bibliotekën e Universitetit “Sabahattin Zaim” i qytetit të  Stambollit në Turqi, duke synuar në këtë mënyrë  që tu vihet në ndihmë studentëve shqiptarë nga rajoni i Ballkanit që studiojnë në këtë universitet. Në ceremoninë e dorëzimit ishte prezent Z. Fatih Pehlivan koordinator i marrëdhënieve me jashtë te këtij Universiteti, falenderoi Fondacionin “Alsar” për këtë dhuratë të çmuar.

soap 2 day