Category Page: Uncategorized

    ALSAR I FTUAR NË CEREMONINË E INAUGURIMIT TË PRESIDENTIT TË TURQISË

    U zhvillua në Ankara më datë 09 korrrik 2018 “Ceremonia e Inaugurimit të Presidentit të Turqisë” Shkëlqesisë së Tij Recep Tayyip Erdoğan, në të ishin të pranishëm personalitete të larta të jetës politike, arsimore e kulturore nga e gjithë bota. Me këtë rast nga vendi ynë morën pjesë si të ftuar në këtë ceremoni solemne, Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministri i Energjitikës Z. Damian Gjiknuri, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Turqi Z. Genti Gazheli, si dhe Kryetari i Fondacionit Alsar Z. Mehdi Gurra.

    Në këtë kontekst Fondacioni “ALSAR” dërgoi edhe një mesazh urimi duke i shprehur Shkëlqesisë së Tij, Z. Recep Tayyip Erdoğan përgëzimet më të sinqerta, urimet më të përzemërta dhe konsideratat më të larta, duke iu lutur Zotit të Lartësuar për suksese të mëtejshme në rrugën drejt progresit e prosperitetit të tyre kombëtar.

    AKORDIMI I KËSTIT TË 2 TË BURSAVE PËR STUDENTËT E EKSELENCËS.

    Fondacioni ALSAR, në vijimësi të zhvillimit të projekteve të tij arsimore ka realizuar ceremoninë e akordimit të këstit të dytë të bursave inkurajuese për periudhën prill – qershor 2018, për 150 studentët e ekselencës të universiteteve publike, që ndjekin programet e studimit bachelor dhe master. Një program që ka nisur para 4 vitesh, dhe tashmë i shndërruar në një traditë vlerash që ndiqet e pasurohet ndër vite.

    Fondacioni Alsar jo vetëm interesohet, për këta studentë në vijimësi, por me programe aftësimi dhe projekte të tillë si “Nise tani karrierën tënde”, “Në horizontin e vullnetarizmit”, “Takim me personalitete”etj, synon të kontribuojë sadopak në orientimin e vëmendjes së studentëve drejt vullnetarizmit, punës në grup, dhe mendimit kritik si mekanizmat më të mirë të aftësimit kulturor e profesional të rritjes së potencialeve të tyre intelektuale e aktivizimit shoqëror.