Category Page: Uncategorized

FONDACIONI “ALSAR” PREZANTOHET NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR “INSTITUCIONI I VAKËFIT”

Fondacioni Alsar është prezantuar si një shembull i zhvillimit të vazhdueshëm në simpoziumin ndërkombëtar “Institucioni i Vakëfit” të organizuar në datat 14-15 Korrik 2018 nga Universiteti Sabahattin Zaim në Stamboll. Prezantimi është bërë nga studiuesi Ruhi CAN ALKIN i cili është asistent professor në universitetin Necmettin Erbakan në qytetin e Konjas në Turqi. Gjatë kumtesës së tij ai hodhi dritë mbi rolin dhe kontributin e studentëve shqiptarë të regjistruar në universitetet turke dhe zhvillimin  e marrëdhënieve të vazhdueshme midis Turqisë dhe Shqipërisë, ku Fondacioni “ALSAR” është përzgjedhur si rast studimi.

Fondacioni ALSAR, i themeluar në Shqipëri, në vitin 2006. Ai është një shembull i suksesshëm i një institucioni bamirës që vepron sipas dinamikës së periudhës moderne, por që rrezaton edhe gjurmët e periudhës tradicionale të institucionit të vakëfit.

Ky fondacion drejtohet nga Z.Mehdi Gurra, i diplomuar në Turqi, gjatë periudhës 12-vjeçare ka ofruar sherbimeve mirëbërëse ndaj shoqërise shqiptare, duke u shquar për zhvillimin e veprimtarisë së tij  të larmishme në fushën e arsimit, bamirësisë dhe kulturës gjate rrugetimit këtij institucional  veprimataria  e tij është mbështetur nga  ndihmat e vazhdueshme dhe bujare të popullit turk të ofruara përmes organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetëtore në ndihmë të popullit vëlla shqiptar.

PROJEKTI I KURSEVE VERORE TË MËSIM-BESIMIT

Në rrethanat e një shoqërie me nivel të lartë kriminaliteti të ardhur si rezultat i mungesës së gjatë të një edukimi fetar të brezave, si dhe në rrethanat kur edukimi fetar për breznitë e reja nuk mund të përfitohet në shkollat e formimit të përgjithshëm brenda sistemit arsimor zyrtar, është i rëndësishëm garantimi i mësimit të besimit përmes nismave private. Për këtë arsye, Fondacioni “ALSAR” në vazhdën e një tradite 12 vjeçare ka zhvilluar projektin e kurseve verore të mësim-besimit për periudhën korrik gusht 2018.

Kjo veprimtari konsiston në ringjalljen e vlerave të traditës, si dhe në dhënien e ndihmesës për edukimin e brezit të ri, të shoqërisë shqiptare, me vlerat etiko-morale dhe shpirtërore islame.

Në aspektin organizativ, vlen të përmendim se janë ndërmarrë të gjitha procedurat e planifikimit programor, në zhvillimin e procesit të mësimdhënies janë përfshirë tri etapa kryesore:
· Planifikimi programor, i orientuar me qëllime të veçanta sipas lëndës.
· Mësimdhënia, e gërshetuar me metoda të dobishme bashkëkohore.
· Vlerësimi periodik i njohurive të kursantëve, nëpërmjet kontrolleve të përgatitura nga departamenti i arsimit të Fondacionit ALSAR.
Shtrirja e veprimtarive të kurseve nga pikëpamja gjeografike, është përqendruar në zonat qendrore të vendit. Respektivisht zhvillohen 10 kurse në qytetet, Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, me pjesëmarrjen e 500 kursantëve.

Programi mësimor i këtij projekti konsiston në edukimin e brezit të ri të shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies së këtyre lëndëve:

  • Njohuri të besimit.
    · Njohuritë themelore të fesë islame.
    Kursantëve u janë shpërndarë falas tekstet përkatëse në funksion të procesit të mësimdhënies së këtyre lëndëve.

AKTIVITET PËRKUJTIMOR PËR 15 KORRIKUN

Aktiviteti u organizua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin “ALSAR”.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u organizua mbrëmja poetike me titull “Poezi nga Serdar Tuncer”.

Në aktivitetin e organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin “ALSAR”, të pranishëm ishin Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Shkëlqesia e tij Z.Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Z.Necip Özay Özütok, kryetari i Fondacionit ALSAR, Z. Mehdi Gurra, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori Z.Yörük tha: “Kjo që ne po përkujtojmë sot është një ngjarje shumë e rëndësishme, sepse përkujtojmë një ditë kur me mijëra njerëz dolën në rrugë për të mbrojtur atdheun dhe vlerat tona në emër të demokracisë dhe lirisë. Na sollët emocionet e asaj nate me poezitë dhe këngët tuaja. Ky është stacioni i parë i këtij aktiviteti, i cili gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në Shkup”. Me rastin e 15 Korrikut, “Ditës së Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar”, janë organizuar aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë Turqisë.

AKORDIMI I KËSTIT TË 2 TË BURSAVE PËR STUDENTËT E EKSELENCËS

Fondacioni ALSAR, në vijimësi të zhvillimit të projekteve të tij arsimore ka realizuar ceremoninë e akordimit të këstit të dytë të bursave inkurajuese për periudhën prill – qershor 2018, për 150 studentët e ekselencës të universiteteve publike, që ndjekin programet e studimit bachelor dhe master. Një program që ka nisur para 4 vitesh, dhe tashmë i shndërruar në një traditë vlerash që ndiqet e pasurohet ndër vite.

Fondacioni Alsar jo vetëm interesohet, për këta studentë në vijimësi, por me programe aftësimi dhe projekte të tillë si “Nise tani karrierën tënde”, “Në horizontin e vullnetarizmit”, “Takim me personalitete”etj, synon të kontribuojë sadopak në orientimin e vëmendjes së studentëve drejt vullnetarizmit, punës në grup, dhe mendimit kritik si mekanizmat më të mirë të aftësimit kulturor e profesional të rritjes së potencialeve të tyre intelektuale e aktivizimit shoqëror.

ALSAR I FTUAR NË CEREMONINË E INAUGURIMIT TË PRESIDENTIT TË TURQISË

U zhvillua në Ankara më datë 09 korrrik 2018 “Ceremonia e Inaugurimit të Presidentit të Turqisë” Shkëlqesisë së Tij Recep Tayyip Erdoğan, në të ishin të pranishëm personalitete të larta të jetës politike, arsimore e kulturore nga e gjithë bota. Me këtë rast nga vendi ynë morën pjesë si të ftuar në këtë ceremoni solemne, Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministri i Energjitikës Z. Damian Gjiknuri, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Turqi Z. Genti Gazheli, si dhe Kryetari i Fondacionit Alsar Z. Mehdi Gurra.

Në këtë kontekst Fondacioni “ALSAR” dërgoi edhe një mesazh urimi duke i shprehur Shkëlqesisë së Tij, Z. Recep Tayyip Erdoğan përgëzimet më të sinqerta, urimet më të përzemërta dhe konsideratat më të larta, duke iu lutur Zotit të Lartësuar për suksese të mëtejshme në rrugën drejt progresit e prosperitetit të tyre kombëtar.

AKORDIMI I KËSTIT TË 2 TË BURSAVE PËR STUDENTËT E EKSELENCËS.

Fondacioni ALSAR, në vijimësi të zhvillimit të projekteve të tij arsimore ka realizuar ceremoninë e akordimit të këstit të dytë të bursave inkurajuese për periudhën prill – qershor 2018, për 150 studentët e ekselencës të universiteteve publike, që ndjekin programet e studimit bachelor dhe master. Një program që ka nisur para 4 vitesh, dhe tashmë i shndërruar në një traditë vlerash që ndiqet e pasurohet ndër vite.

Fondacioni Alsar jo vetëm interesohet, për këta studentë në vijimësi, por me programe aftësimi dhe projekte të tillë si “Nise tani karrierën tënde”, “Në horizontin e vullnetarizmit”, “Takim me personalitete”etj, synon të kontribuojë sadopak në orientimin e vëmendjes së studentëve drejt vullnetarizmit, punës në grup, dhe mendimit kritik si mekanizmat më të mirë të aftësimit kulturor e profesional të rritjes së potencialeve të tyre intelektuale e aktivizimit shoqëror.

soap 2 day