Tag Archives: aktivitet humanitar

Fondacioni ‘Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ shpërndajnë pako ushqimore.

Në kuadër të ‘Kurban Bajramit’ Fondacioni ‘Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ kanë vijuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet në nevojë.

Pas shpërndarjes së kurbaneve, pranë ambienteve të Fondacionit ‘Alsar’ u dhuruan 100 pako me produkte ushqimore për familjet e jetimëve.

Ndihma dhe gjendja pranë familjeve në nevojë nuk ka reshtur përpara dhe prapa festës së Kurban
Bajramit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 3 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-3-1-1″]

Fondacioni ‘Alsar’ në bashkëpunim me ‘WEFA’ vijojnë shpërndarjen e kurbaneve në qytetin e Cërrikut.

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.

Në qytetin e Cërrikut u mundësua shpërndarja e 600 pakove të kurbaneve me anë të ekipeve të Fondacionit ‘Alsar’, por edhe të përfaqësuese të organizatës ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 3 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-3-1″]

Vijon shpërndarje e kurbaneve nga Fondacioni ‘Alsar’, në bashëpunim me organizatën humanitare ‘Mercy to Humanity’ përfitojnë 800 familje.

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Mercy to Humanity’ u bë e mundur shpërndarja e mishit të kurbaneve për 800 familje në nevojë.

Përfitues nga ky projekt humanitar ishin familje nga një gjeografi e përzier midis Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit.

Shpërndarja e mishit të kurbaneve vijon në kohë reale deri në përmbushjen e amanetit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 3″ alias=”fondacioni-alsar-post-2-1-1-1-1-1″]

Ditët e solidaritetit human në kuadër të Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ vijon shpërndarja e mishit të kurbanit në bashkëpunim me organizatën ‘EMIN’ në qytetin e Shkodrës.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ me qendër në Gjermani vijon shpërndarjave e pakove për 280 familje në qytetin e Shkodrës.

Shpërndarja e pakove të mishit ka vijuar për 280 familje në nevojë por edhe për shtresën e të paraplegjikëve të Shkodrës.

Projekti i shpërndarjes së mishit të kurbaneve do vijojë deri në përmbushjen e objektivave të Fondacionit ‘Alsar’

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 2 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-2-1-1-1-1″]

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Fondacioni ‘Alsar’ dhe organizata humanitare ‘WEFA’ me qëndër në Gjermani dhurojnë veshmbathje për jetimët.

Në një ceremoni të mbajtur në ‘Tirana International Hotel’ Fondacioni ‘Alsar’ me rastin e Kurban Bajramit në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani dhuroi veshmbathje për 260 jetimë.

Nën atmosferën festive që përçon festa e Kurban Bajramit tëk fëmijët dhe nën fjalët e ndjera të përfaqësuesit të organizatës humanitare ‘WEFA’ z. Orhan Şahin gjithçka u zhvillua në mënyrë perfekte.

A mosferës festive ju shtua edhe grupi artistik i valleve popullore të fëmijëve që i dhan një minutazh hareje të gjithë ceremonisë. Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij janë gjithmonë pranë fëmijëve jetimë

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 2 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-2-1-1-1″]

Ditët e solidaritetit human në kuadër të Kurban Bajramit, Fondacioni ‘Alsar’ starton shpërndarjen e mishit të kurbanit në bashkëpunim me organizatën ‘Hasene’.

Ashtu sikurse shpërndarja e kurbaneve me rastin e Kurban Bajramit është kthyer në traditë prej vitesh në Fondacionin ‘Alsar’ edhe në këtë vit me rastin e festës së Kurban Bajramit po vijon shpërndarja e pakove të mishit për familjet në nevojë.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Hasene’ me qendër në Gjermani vijon shpërndarjave e pakove. Perfitues nga ky projekt i organizatës humanitare ‘Hasene’ ishin 2000 familje nga Tirana, Lushnje, Pogradec dhe Gramsh.
Shpërndarja e pakove është kryer në disa rrethe e qytete të Shqipërisë ku solidariteti human në këto ditë Bajrami do vijojë deri në përmbushjen e gjithë hartës gjeografike të Shqipërisë ku Fondacioni ‘Alsar’ asiston për shtresat në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 2 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-2-1-1″]