Tag Archives: Humanitare

Aktivitet humanitar në Tiranë, jepet mish “Adak” për familje jetimësh

Fondacioni ALSAR po i paraprin ardhjes së Ramazanit me një varg aktivitetesh humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Për realizimin e tyre po japin mbështetje ente partnere të ALSAR-it, bashkëpunëtorë në organizime me karakter humanitar.

Në një prej tyre të zhvilluar gjatë fundjavës së kaluar, në ambientet e Fondacionit ALSAR është kryer shpërndarja e një sasie mishi “Adak”.

Atë e kanë përfituar 20 familje jetimësh falë mbështetjes nga dhurues jashtë vendit.

Jetimët dhe ndihma ndaj tyre janë prioritet i kahershëm i Fondacionit ALSAR, intensifikuar në veçanti gjatë muajit të Ramazanit.

Nis aktiviteti humanitar i shpërndarjes së ndihmave ushqimore me afrimin e muajit të Ramazanit

Me një traditë të konsoliduar ndër vite, aktivitetet humanitare të Fondacionit ALSAR në muajin e begatë të Ramazanit startojnë disa ditë përpara mbërritjes së tij.

Shpërndarja e ndihmave në pako ushqimore ka filluar në këtë prag Ramazani me një aktivitet në Tiranë të mbështetur nga WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.

Fokus i kësaj ndihme prej 50 pakosh me artikuj ushqimorë kanë qenë pjesëtarë të shoqatës “Shpresë për jetën”.

Ndihma është shpërndarë nga punonjës të Fondacionit ALSAR dhe përfaqësues të WEFA-s të ardhur enkas në vendin tonë.

Sasia e shpërndarë është veç një pjesë e vogël e totalit prej 350 pakosh ushqimore që WEFA do të shpërndajë përgjatë Ramazanit në partneritet me Fondacionin ALSAR.

Ndihma materiale për komunitetin e romëve

Në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR është shpërndarë në fundjavë një ndihmë materiale për pjesëtarë të komunitetit të romëve.

Veprimtaria u zhvillua të shtunën, më 15 shkurt, në bashkëpunim me shoqatën “Romët për integrim”.

Ndihmën materiale në dyshekë e morën 40 familje të komunitetit të romëve, në kushte të vështira jetese dhe në nevojë për përkrahje.

Ky komunitet e ka të vazhdueshme mbështetjen e Fondacionit ALSAR, të shpeshtë dhe të larmishme në ndihmën e dhënë.

Dhurimi i dyshekëve u krye përmes realizimit të projektit të ndihmës humanitare në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Soba gatimi dhe dru zjarri për familje të jetimëve në Elbasan, aktivitet humanitar i dhënies së ndihmave dimërore

Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një aktivitet humanitar në Elbasan, në ndihmë të jetimëve dhe familjeve të tyre.

Kontributi humanitar përbëhej nga soba gatimi dhe dru zjarri, dhënë në kuadër të realizimit të projekteve dimërore.

Sobat e gatimit i përfituan 13 familje jetimësh. Dru zjarri u shpërndanë për 20 familje jetimësh, marrëse të sasisë nga një metër kub.

Përfaqësueset e WEFA-s, organizatës së ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani dhe mbështetëses të aktivitetit, ishin të pranishme në procesin shpërndarës.

Realizimi me sukses në dy ditë i këtij projekti dimëror dëshmoi bashkëpunimin produktiv mes Fondacionit ALSAR dhe WEFA-s.

Si bilanc, përmes këtyre aktiviteteve humanitare u shpërndanë 40 soba, 20 nga të cilat për ngrohje dhe të dhuruara shkollave të Mushqetasë dhe Krrabës, dhe 20 të tjera për ngrohje e gatim, dhuratë për familje jetimësh, 7 në Tiranë dhe 13 në Elbasan. Drutë e zjarrit qenë të destinuara për 20 familje jetimësh në Elbasan.

Realizimi i projekteve të ndihmës dimërore vijon me shpërndarjen e sobave të gatimit për familje jetimësh në Tiranë

Në muajin e fundit të vitit, ALSAR po zhvillon aktivitete humanitare në kuadër të realizimit të projekteve dimërore.

Jetimët dhe familjet e tyre, të mbështetur pandërprerë nga fondacioni, janë sërish në fokusin e ndihmës, përfitues këtë herë të sobave për ngrohje dhe gatim njëkohësisht.

Një sasi prej shtatë sobash është shpërndarë pranë ambienteve tona për jetimë të kryeqytetit, të ardhur për tërheqjen e tyre të shoqëruar nga familjarë, posaçërisht nga nënat.

WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani, e bëri të mundur këtë aktivitet humanitar, në të cilin dallonte prania aktive e përfaqësueseve të saj.

ALSAR dhe WEFA gëzojnë një partneritet të suksesshëm, produkt i të cilit janë aktivitete të herëpashershme humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë sonë.

Projektet e ndihmës dimërore, dhurohen soba për shkollat në Krrabë e Mushqeta

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR përmban gjatë dimrit realizimin e një vargu projektesh që synojnë të lehtësojnë për të ndihmuarit përballimin e veçorive të kësaj stine.

Ndër projektet e përsëritura vit pas viti është ai i dhurimit të sobave për shtresa në nevojë.

Kështu, në kuadër të një projekti të ndihmës dimërore, janë dhuruar soba për ngrohje për shkollën 9-vjeçare në Mushqeta dhe për të mesmen e bashkuar në Krrabë.

Në aktivitetin e dhurimit morën pjesë administratori i njësisë Krrabë, nxënës, mësues dhe drejtuesit e shkollës.

Krahas përfaqësuesit të Fondacionit ALSAR, të pranishëm ishin dhe tre përfaqësueset e organizatës së ndihmave ndërkombëtare që e mundësoi realizimin e projektit, WEFA-s, me qendër në Gjermani.

Ndihma përbëhej nga 20 soba për ngrohje, dedikuar dy shkollave.

Përmes të njëjtit projekt do të përfitojnë ndihma të ngjashme këtë javë të tretë të dhjetorit dhe familje të fëmijëve jetimë.

soap 2 day