Tag Archives: Humanitare

Pako ushqimore, ndihmë financiare e zekatit dhe libra edukativë për fëmijë jetimë përmes realizimit të një projekti humanitar

Konkretizimi i një projekti humanitar solli në ambientet e Fondacionit ALSAR një numër fëmijësh jetimë, të shoqëruar nga nënat e tyre.

Një buqetë ndihmash i priste fëmijët, në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR dhe të veprimtarive të përbashkëta në ditët e fundit të nëntorit me shoqatën ADEMDER me qendër në Turqi.

Për jetimët u dhuruan pako me ushqime, çeqe me ndihmën financiare të zekatit, dhe një komplet librash edukativë për moshën e tyre, botim i Fondacionit ALSAR.

Në procesin dhurues u përfshi aktivisht kryetari i shoqatës ADEMDER, prof. dr. Ahmet Şimşirgil, që ua bëri më të ngrohtë mjedisin fëmijëve me buzëqeshjen e vazhdueshme.

Ndihmën e trefishtë e përfituan 28 jetimë, dëgjues së bashku me nënat dhe të një fjale të dobishme të mbajtur prej mikut nga Turqia.

Prof. dr. Ahmet Şimşirgil u foli dëgjuesve për rëndësinë e përkujdesit ndaj shtresës së jetimëve dhe për sipërmarrjet efektive të shoqatës ADEMDER dhe të Fondacionit ALSAR në këtë drejtim.

Kujdesi për jetimët si porosi kur’anore, si amanet i vazhdueshëm, cituar kështu prej tij, ishte një ripohim i vullnetit të dy enteve për ndihmë të pandërprerë për ta.

Kontribut humanitar për njerëz me aftësi të kufizuara, realizohet projekti i dhurimit të skuterave elektrikë

Në vazhdën e veprimtarive humanitare për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, Fondacioni ALSAR e nisi javën e fundit të nëntorit me realizimin e një projekti domethënës në dobi të personave me aftësi të kufizuara.

Në Tiranë u zhvillua këtë të hënë aktiviteti dhurues i 20 skuterave elektrikë për anëtarë të shoqatës “Shpresa për jetën”. Projektin e mundësoi mbështetja e organizatës IHH me qendër në Holandë.

Kjo ndihmë synon lehtësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara, për një lëvizshmëri më të madhe në përditshmërinë e tyre, duke u hequr pengesa deri dje të pakapërcyeshme në ushtrimin e aktivitetit njerëzor në familje dhe në shoqëri.

Përfituesit ishin persona me aftësi të kufizuara nga dhjetë qytete e rrethe të ndryshme, nga Tirana, Durrësi, Dibra, Burreli, Tropoja, Gramshi, etj.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, do t’u mbante një fjalë të shkurtër të pranishmëve në dhurimin e skuterave, më së pari përfituesve dhe të afërmve të tyre shoqërues, përmes së cilës i shprehu mirënjohjen dhe falënderimin mbështetësit të projektit, organizatës IHH me qendër në Holandë, për kontributin e vazhdueshëm humanitar në vite.

Po ashtu u ripohua vendosmëria e Fondacionit ALSAR për të qenë sa më pranë shtresave në nevojë anembanë vendit me projekte të njëpasnjëshme humanitare.

Nis zbatimin projekti i kursit të rrobaqepësisë, i vjen në ndihmë komunitetit rom

Një projekt humanitar me një kohëzgjatje të konsiderueshme sapo ka nisur zbatimin, me fokus ndihme komunitetin e romëve.

Zhvillimi i kursit të rrobaqepësisë do t’u mundësojë vajzave e grave rome aftësimin për të qepur, duke u hapur perspektivën për punësim dhe për sigurim të të ardhurave të nevojshme për mbajtjen e familjeve.

Projektin e mbështet organizata UKİD, me qendër në Stamboll, ofruese e përkrahjes sponsorizuese gjatë tërë tremujorit të funksionimit të kursit.

Ky projekt humanitar organizohet në bashkëpunim me shoqatën “Romët për Integrim”, me përfitues rreth 20 familje, nëna dhe bija të komunitetit rom. Kursi do të zhvillohet në mjediset e kësaj shoqate.

Ndjekëset e kursit do të marrin në mbarim të tij certifikatat përkatëse. Përveç këtij kontributi humanitar në aspektin e formimit profesional, është menduar dhe dhënia e një ndihme të përmuajshme në pako ushqimore për to dhe, në këtë mënyrë, për familjet e tyre.

Projekti që sapo ka nisur të realizohet përbën ndihmën humanitare të radhës së Fondacionit ALSAR për romët, një komunitet me nevoja të vazhdueshme mbijetese. Si dhe më herët, atë e mundëson ndërveprimi me institucione partnere, posaçërisht turke.

Aktivitet humanitar për familje jetimësh të kryeqytetit, u shpërndahet mish “Adak”

Në kuadër të aktivitetit tonë humanitar, dhe të përparësisë së pandërprerë për fëmijët jetimë, është bërë ndarja e një sasie mishi “Adak”.

Procesi shpërndarës u krye në mjediset e Fondacionit ALSAR, ku ndihma u tërhoq nga jetimë dhe të afërm të tyre.

Sasinë e përfituan 50 familje jetimësh të qytetit të Tiranës, mirënjohëse për ndihmën dhe përkujdesin e treguar ndaj tyre.

Realizimin e shpërndarjes së mishit “Adak” e mundësoi EMİN, organizata me qendër në Gjermani.

EMİN mbështet në mënyrë periodike aktivitete humanitare të Fondacionit ALSAR; një partneritet prej të cilit kanë përfituar shtresa në nevojë të shoqërisë sonë.

Mbështetja për jetimët, shpërndahen për ta pako me ushqime

Një nga dy veprimtaritë humanitare të së shtunës, të dedikuar tërësisht jetimëve, përmbante shpërndarjen e një ndihme në pako ushqimore.

Ndarja e pakove me ushqime u bë pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR, nën kujdesin e punonjësve të tij.

Ky ishte kontingjenti i radhës i ndihmës në ushqime për 50 jetimë të mbështetur nga EMİN, një organizëm i ndihmës humanitare me qendër në Gjermani.

Fondacioni ALSAR dhe EMİN kanë një bashkëpunim produktiv në fushën humanitare, dobiprurës për shtresa në nevojë, në veçanti për fëmijë jetimë.

Këta gëzojnë ndihmën e pakursyer të ALSAR-it në shumë aspekte të jetës së tyre, të përforcuar e të dendësuar nga partneritete të ngjashme.

Fëmijë jetimë marrin ndihmën financiare periodike

Ambientet e Fondacionit ALSAR i kanë gjallëruar në këtë fundjavë veprimtari humanitare në dobi të fëmijëve jetimë.

Dhjetëra prej tyre kanë marrë një ndihmë financiare, të ndarë për ta në cikle tremujore.

Shpërndarja i përkiste ndihmës financiare të dhënë për tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit falë mbështetjes nga Organizata Botërore e Bamirësisë Islame, me qendër në Kuvajt.

Përfitues të ndihmës ishin 78 jetimë, të shoqëruar në veprimtarinë e së shtunës dhe nga të afërm të tyre.

Dhënia e kësaj ndihme financiare u krye në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR, gjithnjë i vëmendshëm ndaj nevojave të jetimëve.

soap 2 day