Tag Archives: Humanitare

Ndihmë për jetimë, jepen çanta dhe pako ushqimore

Pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR u zhvillua në ditën e parë të kësaj jave shpërndarja e një sasie të konsiderueshme çantash shkolle dhe pakosh ushqimore për jetimë të Tiranës.

Projekti u realizua në kuadër të aktivitetit humanitar të ALSAR-it, i mbushur vijimësisht me aksione të tilla shpërndarëse për njerëz në nevojë.

Çantat dhe artikujt ushqimorë i përfituan 250 jetimë, mirënjohës për gjërat e dhuruara.

Zhvillimin e projektit e mundësoi mbështetja nga FGRF (Faizan Global Relief Foundation), fondacioni me qendër në Londër, e me një degë në Tiranë, Fondacionin Faizan e Medina.

Veprimtaria ishte fryt i bashkëpunimit të parë të ALSAR-it me fondacionin e lartpërmendur në fushën humanitare.

Ashtu siç zgjeron shtrirjen e aktivitetit dhe ndikimin humanitar mbi sa shumë shtresa dhe njerëz në nevojë, Fondacioni ALSAR shton partneritete të reja në historikun e tij disadekadësh.

Në ditët e festës u shpërnda mish kurbani për 4300 familje në qytete të ndryshme

Pak ditë pas mbarimit të Kurban Bajramit, dhe pas një veprimtarie të ngjeshur humanitare, që ka kërkuar përkushtim dhe energji të mëdha, meriton të bëhet një bilanc.

Me angazhimin tonë dhe mbështetjen e partnerëve dhe të dhuruesve të ndryshëm, u bënë kurban 1075 kokë bagëti të imëta.

WEFA, me qendër në Gjermani, mbështeti prerjen e 100 kurbanëve. Kontributi i HASENE-së, me qendër gjithashtu në Gjermani, ishte për 390 kokë bagëti të bëra kurban. Falë mbështetjes nga IHH me qendër në Holandë, u prenë 500 kokë bagëti. I konsiderueshëm qe dhe kontributi nga Mercy to Humanity, me qendër në Britani, përmes degës në vendin tonë, Mirësi për Botën, që mundësoi therjen për kurban të 50 kokëve bagëti. Donatorë të ndryshëm vendas dhe të huaj kishin po ashtu vendin e tyre në këtë kontribut, si mundësues për 35 kokë bagëti të therur si kurban.

Mishi i kurbanit u shpërnda brenda një kohe të shkurtër. E përfituan atë 4300 familje në një hapësirë të gjerë të vendit. Besimtarë, nevojtarë e jetimë e morën ndihmën në kuadër të festës, për të gëzuar e për ta përjetuar sa më mirë Kurban Bajramin.

Mishi i kurbanit u shpërnda në disa qytete dhe lokalitete; në Tiranë, Elbasan, Librazhd, Peqin, Cërrik, Pogradec, Korçë, Devoll, Maliq, Gramsh.

Ky aktivitet në Kurban Bajram ka krijuar tanimë traditën e tij në Fondacionin ALSAR. Veç karakterit humanitar, shpërndarja e mishit të kurbanit shpreh solidaritet njerëzor dhe shoqëror.

Të falënderuar për kontributin janë të gjithë partnerët dhe donatorët e lartpërmendur.

Fëmijë jetimë marrin ndihmën financiare të zekatit

Në këto ditë feste, të mbushura me aktivitet humanitar, për fëmijë jetimë është dhënë ndihma financiare e zekatit.

Ata e kanë marrë atë në ambientet e Fondacionit ALSAR, ku janë pritur me ngrohtësinë e zakonshme.

Nën kujdesin e vazhdueshëm të fondacionit, 50 jetimë e përfituan ndihmën, shtënë në zarfa të posaçëm.

Dhënia e ndihmës financiare të zekatit u mundësua nga WEFA, me qendër në Gjermani.

Kjo organizatë humanitare mbështeti dhe aktivitete të tjera të ALSAR-it gjatë ditëve të Kurban Bajramit.

Në Elbasan, me mish kurbani për jetimët

Në valën e aktivitetit humanitar të zhvilluar prej së dielës në kuadër të Kurban Bajramit, për shtresa në nevojë është shpërndarë mish kurbani.

Atë e përfituan mijëra familje në qytete dhe fshatra të ndryshme të vendit, të cilave iu mundësua një përjetim më i mirë i festës.

Fondacioni ALSAR e realizoi shpërndarjen e mishit të kurbanit me mbështetjen e disa enteve humanitare ndërkombëtare; partnerë me të cilët ka një një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm.

Elbasani ishte ndër qytetet ku u dha kjo ndihmë, dhe te kontribuesit u rreshtua dhe organizmi bamirës me qendër në Britani, Mercy to Humanity.

Përmes përfaqësuesve të tyre në vendin tonë, nën emrin, Mirësi për Botën, u shpërnda mish kurbani për 200 jetimë të këtij qyteti.

Ndhmën e shpërndarë në një mjedis të hapur e morën nëna apo të afërm të jetimëve.

Në atmosferë feste, dhurata në veshmbathje për jetimë

Kurban Bajrami vazhdon të përcillet në Fondacionin ALSAR me një varg aktivitetesh humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Ashtu si në fundjavën e kaluar, për fëmijë jetimë janë dhuruar veshmbathje me rastin e Kurban Bajramit.

Në veprimtarinë e tretë të këtij lloji, dhuratat janë shpërndarë në mjediset e fondacionit.

Veprimtarinë e dhurimit të veshmbathjeve e mbështeti IHH me qendër në Holandë, e pranishme me përfaqësuesit e saj.

Dhuratën e përfituan 100 fëmijë jetimë, të gëzuar për çka morën në duar në këtë Kurban Bajram.

Nën kujdesin tonë të vazhdueshëm, jetimët marrin ndihmë të vazhdueshme nëpërmjet zbatimit të projekteve humanitare, shpesh të koordinuara me partnerë ndërkombëtarë.

Ndarja e mishit të kurbanit ka vijuar në ditët e festës

Prej së dielës, ditës së Kurban Bajramit, sasi të konsiderueshme mishi kurbani janë shpërndarë nga punonjës të Fondacionit ALSAR.

Në mënyrë të pandërprerë, aktiviteti i ngjeshur ka vijuar për të realizuar shpërndarjen në një kohë sa më të shkurtër e kudo ku është planifikuar.

Me mbështetjen nga WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, u është ardhur në ndihmë 400 familjeve me mish kurbani.

Sasia është ndarë në njësinë administrative të Krrabës, në Tiranë. Ndihmë në mish kurbani ka përfituar dhe Shoqata e të Verbërve.

Karakteri humanitar i aktivitetit bashkëshoqëron simbolikën e Kurban Bajramit dhe përçon solidaritet e gëzim te njerëzit, te shtresat në nevojë.

soap 2 day