Tag Archives: Kulturore

Ribotohet vepra ‘Vdekje dhe Dëbim’ me autor Justin McCarthy.

Ky libër i profesorit Justin McCarthy përbën një nga tekstet e rëndësishme studimore mbi historinë e
zhvendosjeve demografike apo të spastrimit etnik të muslimanëve osmanë përgjatë viteve 1821–1922.
Ky studim erdhi si rezultat i hulumtimit statistikor të prof. McCarthy mbi popullsinë muslimane të
Anadollit gjatë shekujve XIX dhe XX, si dhe mbi lëvizjen e tyre demografike. Mirëpo rezultatet paraqitën
një tjetër tablo, që pasqyrohet në këtë libër. Vdekje dhe dëbim është historia e internimit dhe vdekjes së
miliona muslimanëve në shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX nga zona që kanë mbetur qendra
konflikti – Ballkani, Lindja e Mesme dhe ai që ishte Bashkimi Sovjetik – dhe tregon se si u zhvilluan këto
konflikte etnike dhe fetare.
Historia e ekspansionit të Perandorisë Ruse dhe e krijimit të shteteve të reja në Ballkan, tradicionalisht
është treguar nga këndvështrimi i kombeve të krishtera që dolën nga Perandoria Osmane. Vdekje dhe
dëbim e tregon historinë nga pozita e turqve dhe muslimanëve të tjerë, të cilët pësuan vdekje dhe
dëbim, si pasojë e imperializmit, nacionalizmit dhe konfliktit etnik.
Libri ndryshon rrënjësisht këndvështrimin tonë rreth historisë së popujve të Lindjes së Mesme dhe
Ballkanit. Ai paraqet një kornizë të re për të kuptuar mosmarrëveshjet që vijojnë edhe sot e kësaj dite.
Justin McCarthy është Profesor i Historisë në Universitetin e Louisville (SHBA), gjithashtu dhe demograf, i
cili ka shkruar gjerësisht për historinë e popujve të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Ai është autor i
librave të spikatur mbi këtë subjekt, si: “Bota arabe, Turqia dhe Ballkani (1878–1914)”, “Popullsia e
Palestinës: Historia e popullsisë dhe statistikat e periudhës së vonë osmane dhe të Mandatit”, apo librit
tjetër të përkthyer në gjuhën shqipe nga Botimet ALSAR “Popujt osmanë dhe fundi i Perandorisë”.

Vijon publikimi i botimive. Fondacioni ‘ALSAR’ vjen me titullin ‘Kosova- idealet, iluzionet, dhe realiteti me autor Hysen Matoshi.

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon me botimet me karakter historik. Së fundmi, për lexuesin shqiptar publikohet vepra me titull ‘Kosova- idealet, iluzionet, dhe realiteti’ me autor Hysen Matoshi.

Vepra në fjalë trajton periudhën historike të pasluftës në Kosovë, për zhvillimet në kohë historike, për dukuri shoqërore, për data e për personalitete të Kosovës, për idealet e brezave të lirisë, për përballjen ndërmjet iluzioneve dhe realitetit.

Libri përmban disa nga reagimet publike të autorit, Hysen Matoshi, lidhur me zhvillimet në Kosovën e pasluftës. Në këto kohë dimanike dhe zhvillimesh shumëplanëshe ka pasur ndodhi që kanë zgjuar vëmendjen e opinionit të gjerë kombëtar e ndërkombëtar, ndaj të cilave autori ka shprehur mendimin e tij

Një dorë shkrimesh kanë marrë shtysë edhe nga leximi i veprave, burimeve të ndryshme, por edhe si trajtim i dukurive historike, të shkruara në një sens kritik dhe polemizues.
Përgjithësisht vëllimi “Kosova – idealet, iluzionet dhe realiteti”, me autor Hysen Matoshin, është një vepër që hedh dritë mbi ngjarjet me tepër rëndësi në rrugën drejtë shtetformimit të Kosovës por edhe përtej

Fondacioni’ALSAR’ vjen me një botim të ri me titull ‘Kisha e Sherrit’ me autor Hajrudin S. Muja

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon me botimin e librave me përmbajtje studimore historike. Për apasionuarit dhe për studiuesit e historisë rajonale ballkanike sapo doli nga shtypi vepra “Kisha e sherrit” me autor Hajrudin S. Muja.

Në këtë libër, studimi i autorit Hajrudin S. Muja trajton çështjen e ngritjes së Kishës Serbe në majën e Rumisë me tjetërsimin etno-kulturor dhe uzurpimin e kishës së vjetër të Krajës dhe kishave në ishujt e liqenit të Shkodrës.

Autori përcejell për lexuesin rrezikun që buron nga ideologjizimi i Kishës Serbe si protagoniste dhe propagandiste kryesore e politikave gjenocidale për rajonin në përgjithësi dhe për shqiptarët në veçanti si dhe forma se si institucioni i Kishës Serbe me të gjithë fuqinë e saj propagandistike tenton në çdo rast të tjetërsojë e të manipulojë historinë reale të këtyre territoreve.

Botimi i kësaj vepre studimore nga Fondacioni ‘ALSAR’ vjen për lexuesin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate.

Fondacioni ‘ALSAR’ vjen me një botim të ri me titull “Histori rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve” me autor Ali Galip.

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon me botimin e librave me përmbajtje historike. Për apasionuarit dhe për studiuesit e historisë sapo doli nga shtypi vepra “Histori rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve” me autori Ali Galip.

Autori Ali Galip me origjinë nga Korça, në vitin 1901, me porosi të Sulltan Abdulhamidit II ka ndërrmarë një shëtitje në trevat shqipfolëse të Ballkanit dhe ka përgatitur një raport të detajuar për Sulltan Abdulhamidin prej 78 faqesh .

Pasi Sulltan Abdulhamidi e ka lexuar raportin historik rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve e ka dërguar të lidhet si liber dhe më pas ka urdhëruar të dërgohet në bibliotekën e sendeve të rralla të Perandorisë Osmane.

Ky libër i botuar nga Fondacioni ‘ALSAR’ është botuar në katër gjuhë: osmanisht, turqisht, shqip dhe anglisht së bashku në libër

Fondacioni ‘ALSAR’ vjen me botimin kë të ri me titull ‘Shih e shkruaj’ me autor Dr.Ahmet Kamberi

Ju bëjmë me dije se sapo është botuar libri më i ri nga dr. Ahmet Kamberi. “Botimet ALSAR” sjellin këtë vepër për lexuesin e cila është një përmbledhje me tregime letrare nga doktori i mirënjohur kardiolog, z. Ahmet Kamberi. Libri është i përbërë nga 13 tregime të cilat kanë për tematikë qëndrore marrëdhëniet e
komplikuara shoqërore, përvojat mjek-pacient, shpërdorimin e pushtetit politik, ironizimin e drejtësisë së muanguar, etj.
Stili i përdorur në këto tregime është kryesisht realist, duke bërë të mundur kapërcimin nga përvoja profesionale e autorit, në hapësirën letrare dhe anasjelltas. Kjo bën që teksti të mos jetë pastërtisht letrar dhe që lexuesi të gjejë brenda tij shumë prej ngjarjeve të përditshmërisë dhe të jetë i familjarizuar me shumë prej personazheve të tregimeve. Gjithashtu, në tekst vërehen disa përzgjedhje nga autori, ku spikat përdorimi i alegorisë, fabulës moralizuese, ironizimi apo nënqeshja e mençur, që e afrojne tekstin
me prozën popullore shqiptare, prej nga ku autori huazon disa prej figurave letrare dhe bisedimore. Në njërin prej tregimeve kemi nota të forta të kronikës, ku përshkruhen letrarisht ngjarjet e tetor-nëntorit të vitit 1956 në Budapest (i njohur si kundër-revolucioni hungarez), kohë përgjatë së cilës autori ka qenë i pranishëm si student në Hungari.

Fondacioni ‘ALSAR’ vjen me një botim të ri me titull ”Dua të jetoj” me autor Burhan al- Din Sejdi Fili.

Fondacioni ‘ALSAR’ vjen me një botim të ri për lexuesin shqiptar me titull ”Dua të jetoj”.Një histori e e vërtetë e hedhur në rreshta nga pena e shkrimtarit Burhan al-Din Sejdi Fili zhvillohet në kampet e internimit në Shqipërinë e periudhës së regjimit komunist.

Një realitet i hidhur i përcjellur bukur emocionalisjt nga pena e Burhan Filit. Edhe pse frika instiktive e nënë Bajames për të panjohurën, po ashtu boshllëku shpirtëror i saj nga zhgënjimet dhe fatkeqësitë e përjetuara, ajo përsëri e deshi fort jetën e u kap fort pas litarit të besimit në Allah dhe arriti ta sfidojë fatkeqësinë e saj.

Autori ka ditur të prekë mjeshtërisht temën e fatit të njeriut të ndodhur në udhëkryq e asaj kohe dhe të duket sikur personazhi kryesorë i romanit, nënë Bajamja në çdo rresht përcjellë mesazhin që pavarësisht gjithçkaje nuk dëshironte të binte pre e vdekjes së pangopur.

Një rrëfim i bukur mundi dhe përjetësimi i mpleksur nëpërmjet forcës, guximit dhe besimit të shkruar nga Burhan al-Din Sejdi Fili.

soap 2 day