Tag Archives: Kulturore

Promovohet botimi i ‘ALSAR-it’ “Shqipërija e vërtetë Nëna Kosovë (1938-1943)” me autor Vasfi Samim Visoka në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë

Visoka në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë. Me datë 10 korrik 2023 në Insitutin e Albanologjisë në Prishtinë, Kosovë u mbajt për publikun kosovar  promovimi i veprës monumentale të autorit poliendrik Vasfi Samim Visoka, vepra “Shqipërija e vërtetë”  ”Nëna Kosovë (1938-1943)”, e botuar gjatë këtij viti nga fondacioni ‘Alsar’.

Në një sallë të frekuentuar  nga intelektualë , përfaqësues zyrtarë dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të lidhura ngushtë  me librin dhe dijen që buron nga vetë libri dhe me panelistë Drejtuesin e Insitutit të Albanologjisë z.  Hysen Matoshi, Drejtuesin e fondacionit ‘Alsar’ z. Mehdi Gurra, z. Xhevdet Bashllari, z. Ibrahim Morina  dhe akademikun Sadik Mehmeti.

Nga refleksionet e tyre, te pestë kumtuesit shprehën vlerësime  maksimale për veprën patriotike të Vafsi Samim Visoka. Nga refleksionet e tij në raport me veprën “Shqipërija e vërtetë Nëna Kosovë (1938-1943)” drejtuesi I  fondacionit ‘Alsar’ z. Mehdi Gurra u shpreh:  ”I nderuar kryetar i Institutit Albanologjik të Prishtinës!  Pjesëmarrës në këtë aktivitet promovues! E nis fjalën time me një përshëndetje për të gjithë ju, me besimin e plotë se botimi në paraqitje sot këtu  e meriton kohën e vyer që i keni kushtuar!

Promovimi ka një përkim interesant, sepse gjendemi bash në kohën me kryefjalë sërish Kosovën, në një  moment delikat të saj, kur së tepërmi vlejnë pjekuria e maturia, aq të nevojshme dhe të kërkuara nga  çdokush dhe për çdokënd.  Në këtë kuptim e krejt vetiu, botimi anastatik për Kosovën, i autorit Vasfi Samim Visoka, të ndjerit të ikur  nga kjo jetë prej një kohe mjaft të gjatë, fiton një simbolikë të caktuar në kuadrin e ngjarjeve aktuale.

Është fat për Botimet ALSAR nxjerrja e veprës në çastin më të përshtatshëm, të etur për atë dashuri të  pastër për këto troje që përcillet si jo më mirë në të.  “Shqipërija e vërtetë – Nëna Kosovë”, shkruar nga dora e një ashiku si një simfoni prozaike, çau murin e  heshtjes së krijuar prej dekadave nga botimi i parë dhe mbërriti në duar çmuesish të ndjenjave të  sinqerta.  Sepse bartëse të ndjenjave të tilla të pastra janë faqet e dedikimit të ndjerë e mahnitës për “gjysmën e  trupit të mëmëdheut”. Një përshkrim romantik i epërm, me fjalë të zgjedhura, buruese prej shpirtit të  eruditit gjenial.

Vasfi Samim Visoka qe njeri i pasioneve të mëdha, siç na e thotë qartë e bindshëm trashëgimia e lënë, ku  Kosova kishte vendin e saj. Jeta e tij tërë gjallëri nga ushtrimi i dhuntive të shumta intelektuale do të  provonte për një periudhë frenimin prej hekurave të qelive të regjimit komunist të pas ‘44-ës edhe për  shkak të këtij libri, ndonëse shkruar veç me ndjenjën dhe qëllimin sigurisht të mirë.

Hiperbolizimet janë të pashmangshme në ngjarje të kësaj natyre, si ky promovim botimi, por autori i  përket vërtet një soji në shuarje. Vasfi Samim Visoka bëri shumë gjëra në qëndrimin e tij në këtë botë në  shekullin e kaluar, ashtu si shumë të tjerë të së njëjtës epokë. Personalitet i veterinarisë dhe poliglot,  sportist dhe artist, i dhënë pas teatrit dhe fjalës së shkruar, publicist prodhimtar dhe mësimdhënës, njeri i shkencës dhe i kulturës njëkohësisht, ai i përngjau një miniere ari me pasuri të pambarimtë.

Përpos këtyre, ky libër dëshmon cilësitë e tij të larta atdhetare, shprehur përmes shpërthimesh vullkanike nga shpirti, lavën e nxehtë të të cilave jemi në gjendje ende ta prekim.  Do të ishte e padrejtë t’i vihej në pah atij përshkrimi emocional mbi Kosovën e të mos i përmendeshin  idetë e koncentruara dhe qëndrimet në kufijtë e ideales në kontekst kombëtar, si ndërsa shkruan në  mënyrë të përsëritur në libër, për shembull, se “Çdo njeri duhet ta dijë se ne nuk duam as një Shqipëri të  vogël dhe as një

Shqipëri të madhe, por duam vetëm një Shqipëri të vërtetë!”  “Në Kosovë,” na ka kujtuar ai, “gjendet vuajtja e kombit, rapsodija, melodija, poezija e tragjedija e jonë e  përgjakshme.” Tek e krahason Kosovën me diellin e jetës për ne, në kufirin e saj, sipas tij, “e sheh në  mënyrë më të qartë se ç’është Shqipëria e kombi atnor…”

Mes radhëve të fjalëve të përzgjedhura nuk mund të të ikë pa u veçuar një kumtim I mrekullueshëm  dashurie, unikal, një prej domethënieve për sipërmarrjen e këtij botimi: “O Kosovë… Tani të dashuroj më  tepër se çdo herë, por jo si një shovenist i verbër, jo si një nacionalist i flakët, por të dua më tepër si një  njeri i thjeshtë, si një njeri që adhuron të drejtën!” Vlerë të madhe i kanë dhënë dhe i japin veprës sugjerime dhe porosi të autorit, ndër të tjera detyra për  intelektualët dhe djalërinë, për “punë, energji, … dhe një ideal të lartë,” apo theksime si ai për gjërat e  nevojitura për lartësimin kombëtar, “libra e shkolla, maqina dhe industrira, ndërtime botore, grua e  burrë punëtorë, … dhe një shoqëri e gjallë produktive, gjithnjë e gatshme për çdo përparim e mbrojtje të  atdheut”

Pas përfundimit të kumtesave nga 5 panelistët, vepra “Shqipërija e vërtetë” ”Nëna Kosovë (1938-1943)”  djali I autorit Vasfi Samim Visoka, Genc Samimi mbajti një fjalë falenderuese për publikun kosovar dhe  për organizatorët e këtij evenimenti. Gjithashtu në shenjë përkujtimi mbi përpjekjen letrare të  intelektualit Vafsi Samim Visoka, nga fondacioni ‘Alsar’ publikut të pranishëm në sallë i’u dhuruan 50  kopje të veprës në fjalë.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 4″ alias=”fondacioni-alsar-post-3-1-1-1-1-1″]

Fondacioni ‘Alsar’ vjen për lexuesin shqiptar me titullin e ri ‘Nëna Kosovë (1938-1943)’ të autorit Vafsi Samim Visoka.

Botimet ‘Alsar’ shtojnë më tej gamën e gjërë të botimeve letrare e historike me titullin e ri ‘Nëna Kosovë (1938-1943)’ me autor Dr. Vafsi Samim Visoka.

Vepra ‘Nëna Kosovë’ me autor Samim Visoka hedh dritë mbi perceptimin politik dhe kulturor mbi çështjen e pazgjidhur kombëtare për kohën ku autori Samim Visoka e konsideron bashkimin e Kosovës me trungun e Shqipërisë së Vjetër (ashtu si e cilëson autori hartën politike të Republikës së Shqipërisë) si një imperativ dhe jo si një ndër alternativat në shumatoren e alternativave të realitetit dhe kontekstit politik të viteve 30-40.

Manifesti i tij prej një patrioti të vërtetë shprehet në çdo rresht të kësaj vepre ku Kosovën e cilëson si pikënisje dhe pikëmbarimi të kauzës kombëtare shqiptare.

Kjo vepër konsiderohet e veçante për formën mjeshtërore se si autori ka ndërthurur elementin poetik e letrar me elementin e domosdoshmërisë politike e diplomatike për zgjidhjen e çështjes kombëtare ku me penën e tij elegante dhe hera herës tepër imponuese (në atë çka konsiderohet vetëdije kombëtare) prej një patrioti pasionant dhe prej një intelektuali poliedrik në veprën e tij ndër të tjera shprehet: “Kam shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor. Qielli i Kosovës ndriçon me rrezet e diellit që i veshin syrin njeriut.

Atmosfera e saj është e mbushur me një fuqi tërheqëse dhe në tokat e saj të shenjta valon një fuqi magjiplote. Në Kosovë për të parën herë njeriu e ndjen veten të hyjë në tempullin kombëtar.

Aty një qetësi e këndshme, një besim i sigurtë dhe një vetmohim i ëmbël, ia pushton zemrën, trurin dhe shpirtin çdo udhëtari. Aty për të parën herë besoni në vetvehte. Bukura e Kosovës është bukuria e së drejtës. Zëri i Kosovës është zëri i historisë dhe shkëlqimi i saj është drita e së vërtetë”.

Veprën ‘Nëna Kosovë’ për të gjithë studiuesit e historisë e çështjes kombëtare shqiptare dhe për të apasionuarti e letërsisë shqipe e gjeni në Librarinë ‘Botimet Alsar’, Rruga e Bogdanëve.

Botimet ‘Alsar’ vijnë me një titull të ri për lexuesit: ‘Ulqini dhe Tivari Ndërmjet Krishtërimit dhe Islamit’, me autor Hajrudin S. Muja.

Fondacioni ‘Alsar’ vjen me një botim të ri të kategorizuar si vepër historike shkencore ku hidhet dritë mbi islamizimin e rajonit të Ulqinit dhe Tivarit nga kohët para-osmane deri në periudhën post-osmane.

Autori Hajrudin S. Muja vjen me një vepër studimore në lëminë e historisë dhe marrëdhënieve sociale e politike ndër shekuj ku në kapituj prek në detaje narrativën historike të udhëtarëve të huaj mbi Ulqinin dhe Tivarin, realitetin historiko-politik të këtij rajoni nën pushtetin venedikas, transforimimin politikokulturor përgjatë sundimit osman, marrëdhëniet fetare midis Krishtërimit dhe Islamit në prizmin e përplasjes së qytetërimeve, sfidat institucionale dhe fetare përgjatë krijimit të shtetit të Malit të Zi,
demontimin e miteve kryesisht të dialektikës të ekstremit nacionalist ballkanik mbi konvertimet masive në fenë muslimane dhe mbi historikun e rolin e komuniteteve muslimane në Ballkan.

Vepra ‘Ulqini dhe Tivari Ndërmjet Krishtërimit dhe Islamit’ është një vlerë e shtuar në bibliotekën e lexuesit kritik të historisë dhe të raporteve politike ndër shekuj, por edhe një narrativë ndryshe në raport me historinë zyrtare ballkanike mbi çështjet e sipërpërmendura. Librin mund ta gjeni në Librarinë ‘Botimet Alsar’ me vendndodhje në ‘Rrugën e Bogdanëve’

Promovohet Vepra Studimore e Prof.Dr. Ismail Ahmedit në Tiranë.

Gjatë mesditës së sotme në ambientet e ‘Tirana International Hotel’ në sallën ‘Balsha’ u promovua Vepra Studimore e Profesor Doktor Ismail Ahmedit.

‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me shtëpinë botuese ‘Logos-A’ me qendër në Republikën e Maqedonisë së Veriut mundësuan mbarëvajtjen e aktivitetit të sotëm.

Në eventin e sotëm morën pjesë emra tepër të rëndësishëm të politikës, botës së publicistikës dhe intelektualë të fushave të ndryshme si kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni z.Ali Ahmeti, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Profesor Doktor Hysni Ismaili dhe Ministri i Arsimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Jeton Shaqiri të cilët përshëndetën përzemërsisht veprën e Ismail Ahmedit gjithashtu edhe qytetarët dhe intelektualët të gjendur në sallën ‘Balsha’

Si panelistë mbajtën fjalën mbi refleksionet e veprës Profesor Doktor Milazim Krasniqi, Profesor Doktor Sali Bashota, Profesor Doktor Xhevat Lloshi, drejtuesi i shtëpisë ‘Logos-A’ Profesor Doktor Adnan Ismaili, Publicisti dhe kritiku letrar Z.Agim Baçi dhe drejtuesi i ‘Fondacionit Alsar’ Z.Mehdi Gurra, ndërsa Profesor Doktor Ismail Ahmedi me një fjalë përshëndetëse shumë të ndjerë shpjegoi ndjesitë dhe emocionet mbi strukturimin e kësaj vepre.

‘Salla Balsha’ u gjend e mbushur me intelektual profesor dhe njerëz të thjeshtë të interesuar për këtë vepër studimore me vlera fetare dhe kombëtare të shkruar me elegancë nga pena e Z.Ismail Ahmedit.

Nën një atmosferë të përzemërt dhe me një nivel të lartë të pasqyrimit të refleksioneve të panelistëve eventi i sotëm mund të konsiderohet si një event i nivelit më të lartë shkencor.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1″]

Në Tiranë vijon promovimi i veprave të autorit Adem Özköse.

Përgjatë ditës së sotme në Tiranë, në ambientet e ‘Hotel Tirana’ në sallën e konferencave ‘Abret’ u promovuan tre veprat e autorit turk Adem Özköse: ‘Autostop në Xhenet’, ‘I burgosuri’ dhe ‘Udhëtimi’ të botuara për publikun nga ‘Fondacioni Alsar’.

Në një sallë të tejmbushur nga grupmosha të ndryshme u mbajtën fjalime përshëndetëse dhe refleksione mbi romanet e autorit Adem Özköse.

Profesoresha e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe njëkohësisht përkthyesja nga turqishtja e veprës me titull ‘Udhëtimi’ Znj.Xhemile Abdiu shprehu vlersime mbi veprat duke u shprehur se veprat e Adem Özköse janë vepra lehtësisht të kuptueshme për lexuesin si pasojë e një stilistike narrative tepër të drejtëpërdrejtë.

Pasi refleksionet mbi veprat përfunduan, fjalën e mori autori i veprave, gazetari dhe shkrimtari Adem Özköse ku shprehu përkushtimin e tij ndaj librit si institucion dhe më tej shpjegoi për publikun në sallë se në çfarë gjendjeje emocionale dhe artistike i kishte shkruar këto tre vepra.

Ra në sy interesimi i publikut teksa autori jepte fakte mbi përjetimet në lidhje me veprat, për eksperiencën e tij si i burgosur për rreth tre muaj në burgjet e regjimit të Asadit në Siri, për eksperiencat e bukur të konvertimeve në Islam të përjetësuara në veprën ‘Autostop në Xhenet’ dhe për pasazhe nga eksperiencat e tij si udhëtar nga vepra ‘Udhëtimi’.

Interesim tepër i madh u tregua kryesisht nga studentët të ndodhur në sallë teksa autori priste pyetje të drejtuara nga publiku në kuadër të veprave.

Fjala përmbyllëse u mbajt nga drejtuesi i Fondacionit ‘Alsar’ z.Mehdi Gurra i cili shprehu falenderimin për pjesmarrjen në aktivitet, gjithashtu në kuadër të veprës ‘I Burgosuri’ shprehu edhe gjykimin e tij kritik mbi format e regjimeve represive të cilët e shtyjnë njeriun drejtë limiteve, ku fjala liri konsiderohet mëkat.

Në përfundim të aktivitetit ‘Fondacioni Alsar’ dhuroi për publikun një kopje për çdo titull të veprave të sipërpërmendura të cilat u firmosën përzemërsisht nga autori Adem Özköse

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1-1-1-1″]

Në qytetin e Shkodrës promovohen tre libra nga ‘Botimet Alsar’ të autorit Adem Özköse.

Përgjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës, në ambientet e Bibliotekës ‘Marin Barleti’ u promovuan tre veprat e autorit turk Adem Özköse: ‘Autostop në Xhenet’, ‘ I burgosuri’ dhe ‘Udhëtimi’ të botuara për publikun nga ‘Fondacioni Alsar’.
Në një sallë të tejmbushur dhe nën një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse u mbajtën fjalime përshëndetëse dhe referime mbi romanet tepër interesante të autorit Özköse.
Studiuesi Marlind Laçi shprehu vlersime mbi veprat dhe veçanërisht për njërën prej tyre duke u shprehur se: “Vepra ‘Udhëtimi’ mbart vlera jo vetëm letrare e historike por do i shërbente çdo kancelarie në botë si hartë e Islamit në rang global”.
Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Profesor Zija Vukaj shprehu vlerësime të thella mbi veprat e autorit Adem Özköse duke vënë në dukje kryesisht narrativën mjeshtërore se si autori i tregon ngjarjet në raport me lexuesin, ndërsa shkrimtari Xhahid Bushati pasi shprehu vlerësimet për veprën ‘I burgosuri’ u shpreh se: ‘Kjo vepër tregon qartësisht se çfarë mund të prodhojnë regjimet diktatoriale, të cilat mund ta bëjnë njeriun të përjetojë ‘Ferrin e Dantes’ që në këtë botë’
Pasi referimet mbi veprat përfunduan, fjalën e mori autori i veprave, gazetari dhe shkrimtari Adem Özköse ku shprehu përkushtimin e tij ndaj librit si institucion dhe më tej shpjegoi për publikun shkodran se në çfarë gjëndje emocionale dhe artistike i kishte shkruar këto tre vepra. Ra në sy interesimi i publikut teksa autori jepte fakte mbi përjetimet në lidhje me librin ‘I burgosuri’ ku autori ka hedhur në letër një histori tepër të trishtë ku vetë ai përjeton një situatë tepër të vështirë teksa si reporter i ngjarjeve në Siri merret peng nga bashkëpunëtor të regjimit të Asadit dhe vuan për disa muaj izolimin në birucat nëntokësore në Siri.
Fjala përmbyllëse u mbajt nga drejtuesi i ‘Fondacionit Alsar’ z.Mehdi Gurra i cili shprehu falenderimin për qytetarët e Shkodrës, gjithashtu në emër të ‘Fondacionit Alsar’ ofroi asistencën e tij në mbështetje për promovimin e talenteve të reja në fushën e letërsisë dhe jo vetëm në kuadër të afrimit të rinisë me librin.
Në përfundim të aktivitetit ‘Fondacioni Alsar’ dhuroi për publikun shkodran një kopje për çdo titull të veprave të sipërpërmendura të cilat u firmosën përzemërsisht nga autori Adem Özköse.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1-1-1″]

soap 2 day