Tag Archives: Kulturore

‘ALSAR’ dhuron rahle për leximin e Kuranit.

Në mbështetje të trashigimisë Islame për të përçuar drejtë brezit të ri vlerat e besimit, moralit dhe etikës fetare dhe në përgjigje të kërkesës së vazhdueshme të besimtarëve, u mundësua dhurimi i mjeteve të leximit të Kuranit (Rahle).

50 rahle janë dhuruar për xhaminë e Arramerasit në Fushë Krujë, 50 rahle janë dhuruar për xhaminë e Mënikut, 50 rahle janë dhuruar për xhaminë e Zhamës në Lushnje dhe 50 rahle janë dhuruar për një faltore në qytetin e Elbasanit.

Në total u dhuruan 200 rahle për ti shërbyer besimtarëve në leximin dhe mësimin e Kuranit.

Studentët e ekselencës bëhen pjesë e trajnimit një javor të mbajtur në Stamboll

Fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën ‘Genç İDSB’ në kuadër të projekteve të ‘Erasmus+’ organizoi trajnimin një javor me temë ‘Get Digital & Get Skilled’ në qytetin e Stambollit.

Studentët e ekselencës të Fondacionit ‘ALSAR’ prej një jave kanë ndjekur trajnimit ‘Get Digital & Get Skilled’ në qytetin e Stambollit, Turqi. Në këtë veprimtari ku morrën pjesë studentë të ekselencës nga Turqia, Franca, Gjermania, Azerbajxhani, Bosnja dhe Shqipëria u trajnuan për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre dixhitale dhe kompjuterike por edhe në raport me formësimin e lidershipit.

Përveç aspektit profesional, u shpalosën edhe detaje kulturore por edhe prezantimi i organizatave pjesmarrëse nga gjashtë shtetet që u bënë pjesë e trajnimit ku u prezantuan atraksionet turistike dhe historike të Shqipërisë por edhe qëllimet dhe aktivitetet e Fondacionit ‘ALSAR’.

Studentët shqiptar të dërguar në Stamboll nga Fondacioni ‘ALSAR’ e shfrytëzuan mundësinë për tu njohur me kultura të reja por edhe për të vizituar qytetin dhe atraksionet historike dhe turistike të Stambollit.

Fondacioni ‘ALSAR’ dhuron libra për studentët e ekselencës

Në kuadër të projektit “Libri dhurata më e çmuar”, Fondacion ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën ‘IHH’ me qendër në Belgjikë, bëri të mundur dhurimin e pakove me libra nga ‘Botimet ALSAR’ për 40 studentë të ekselencës.

Shpërndarja e pakove me libra u krye në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatë ‘IHH’ me qendër në Belgjikë ku gjatë dy ditëve të solidaritetit human u fokusuan kryesisht në zhvillimin e projekteve në kuadër të nxitjes së zhvillimit të arsimit dhe ndihmës humanitare për shtresat në nevojë

Përfundoi Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “E Shkuara, e Tashmja dhe e Ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-turke”, i mbajtur në Tiranë, organizuar nga Fondacioni ALSAR nën kujdesin e Ambasadës Turke me kontributin e TİKA-s.

28 pjesëmarrës akademikë, diplomatë dhe ekspertë të ftuar nga Turqia, Mali i
Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbajtën fjalimet e tyre.
 Seanca e parë, Drejtuesi I seancës: Prof. Dr. Çinar Özen
Referuan:
Ambasador Kastriot Robo
Ambasador Alev Kılıc
Prof. Dr. Hysen Matoshi
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi
Prof. Dr. Suer Eker
Prof. Dr. Ibrahim Gashi
Prof. Abdi Baleta
 Seanca e dytë, Drejtuesi I seancës: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi
Referuan:
Prof. Dr. Çinar Özen
Prof. Dr. Milazim Krasniqi
Prof. Dr. Necmettin Alkan
Prof. Dr. Mevludin Ibish
Prof. Dr. Salih Kış
Prof. Dr. Ylmaz Sorgun
 Seanca e tretë, Drejtuesi I seancës: Prof. Dr. Ibrahim Gashi
Referuan:
Prof. Dr. Ferudun Ata
Prof. Dr. Qerim Lita
Mr. Salih Gör
Dr. Nail Draga
Prof. Dr. Beqir Meta
Prof. Dr. Jusuf Osmani
 Seanca e katërt, Drejtuesi I seancës: Prof. Dr. Mevludin Ibish
Referuan:
Dr. Sali Kadria
Prof. Dr. Nuredin Ahmeti
Prof. Dr. Nevila Nika
Prof. Dr. Xhevat Lloshi
Dr. Ardian Muhaj
Dr. Denald Prifit
Ky simpozium shkencor i shtohet dosjes së aktiviteteve të shumta të këtij formati
të organizuara nga Fondacioni ALSAR

Nis punimet simpoziumi shkencor ndërkombëtar me temë “Marrëdhëniet shqiptaro-turke: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”

Në ceremoninë e hapjes së simpoziumit të organizuar në Tiranë nga Fondacioni ALSAR, nën përkujdesjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të institucioneve zyrtare të Shqipërisë, diplomatë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, duke iu referuar edhe temës së simpoziumit, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, u shpreh se në këtë mënyrë do të njohin më mirë të shkuarën e përbashkët mes dy vendeve, të sotmen dhe të ardhmen. Ndër të tjera z.Atay shtoi: “Republika jonë u kurorëzua me luftën kombëtare e cila qe burim frymëzimi për gjithë popujt e vuajtur në botë. Ne tani 100-vjetorin e Republikës po e festojmë në Shqipërinë mike dhe ne jemi tepër të gëzuar për këtë. Brenda këtij viti ne festojmë dy përvjetorë tepër të rëndësishëm të lidhur me njëri-tjetrin”, tha Atay.
Ambasadori Atay u shpreh se marrëdhëniet e sotme mes dy vendeve janë tepër të veçanta dhe kjo sipas tij është tepër e rëndësishme. Ai shtoi se falë lidhjeve kaq të fuqishme njerëzore dhe sociale solidariteti mes dy vendeve ka arritur në majë.
“Sot Turqia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s dhe kandidatë për në Bashkimin Evropian dhe kanë si objektiv të përbashkët strategjik integrimin në BE. Të dy vendet e kanë lidhur partneritetin e tyre strategjik në vitin 2021 dhe në këtë mënyrë vazhdon bashkëpunimi si në planin rajonal ashtu dhe ndërkombëtar. Të dyja vendet kontribuojnë me rëndësi për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes që janë të brishta në Ballkan”, u shpreh Atay.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, gjatë fjalës së tij tha simpoziumi synon t’i analizojë marrëdhëniet ndërshtetërore shqiptaro-turke në jubileun e tyre në një sfond akademik.
“Tri dekadat e fundit flasin vetë për lulëzimin e marrëdhënieve tona, ndërshtetërore, zyrtare, dhe në shoqëritë respektive. Türkiye ka treguar se është një partner i pazëvendësueshëm, i gjendur pranë nesh në çdo moment kritik, një përkrahëse e fortë e rrugës sonë evropiane. Është fat për ne që e kemi atë në krah, pa asnjë pretendim ndaj sovranitetit tonë”, tha Gurra.
Gurra shtoi se Shqipëria dhe Türkiye kanë bashkëpunim të admirueshëm ekonomik, kulturor, arsimor dhe ushtarak dhe shtoi se partneriteti strategjik është një arritje domethënëse e dy vendeve anëtare të NATO-s. Ndër të tjera kryetari i Fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra vuri theksin dhe shtoi se: “Në planin ekonomik, rritja e vëllimeve të tregtisë midis dy vendeve është në rrugën e duhur, duke kujtuar këtu se Turqia është ndër investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri. TİKA vijon të jetë një mbështetëse e fuqishme e aktiviteteve kulturore në vendin tonë dhe sipërmarrëse në shumë projekte të ndryshme. Prania turke në shëndetësi dhe arsim është një investim disadekadësh, shumë i nevojshëm, i mirëpritur dhe i lavdëruar. Kërkon megjithatë tërheqje vëmendjeje fakti se qindra studentë të financuar nga shteti turk e të shkolluar në shkollat dhe universitetet turke nuk janë integruar akoma në shoqërinë shqiptare në atë mënyrë që t’i japin impulsin e pritur forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve. Ndihmesa në ushtrimin e besimit, në përçimin e Islamit, një nevojë shpirtërore e papërmbushur plotësisht e qytetarëve tanë muslimanë, i thërret vëllezërit turq në angazhim më të madh, më të prekshëm, më thelbësor.
Ne presim dhe në të ardhmen nga Turqia investime në çdo fushë ku është e mundur, ashtu siç presim nga shteti shqiptar ta respektojë plotësisht partneritetin strategjik të kësaj marrëdhënieje të madhe vëllazërore!”

Punimet e simpoziumit shkencor u përshëndetën edhe me një mesazh nga Kryetari i Parlamentit të Turqisë Nurman Kurtulmuş: ” Ju shpreh falenderimet e mia për ftesën tuaj elegante në simpoziumin me temë “e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-turke” të organizuar nën kujdesin e ambasadës së Republikës së Turqisë në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë dhe 100 vjetorit të marrëdhënieve Turko-Shqiptare.
Dëshiroj të ritheksoj vullnetin tonë për të çuar përpara mbi bazën e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit, marrëdhëniet tona shekullore me Shqipërinë, me të cilën kemi lidhje rrënjësore të përbashkëta njerëzore, kulturore dhe historike.
Dëshiroj që simpoziumi në të cilin me keqardhje nuk mund të jem prezent për arsye të programeve të paracaktuara, të kalojë me sukses dhe te jetë një element kontribues në qëllimin për thellimim e mëtejshëm të marrëdhënieve Turko-Shqiptare. Përcjell falenderimet e mia kryesisht për Kryetarin e Fondacionit ‘ALSAR’, z. Mehdi Gurra dhe të gjithë atyre që punuan për mbarëvajtje në organizimin e këtij simpoziumi, duke përshëndetur dhe uruar suksese pjesëmarrësëve dhe të ftuarëve.”

Në simpoziumin i cili do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme do të mbajnë kumtesat e tyre studiues dhe diplomatë të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Fondacioni ‘ALSAR’ merr pjesë në Panairin e Librit 2023 i mbajtur në Tiranë.

Panairi i përvitshëm i librit në Tiranë mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

Në këtë organizim madhor me në fokus librin merr pjesë edhe stenda e shtëpisë botuese ‘ALSAR’ ku shpalos mbi 300 tituj për lexuesin shqiptar. Stenda ‘ALSAR’ ndodhet në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve dhe do qëndrojë aty deri në datë 19 të këtij muaji.

soap 2 day