Category Page: Arsimore

Projekti I kurseve fundjavore të mësim-besimit

IMG-20180730-WA0020.jpg adlı dosyanın kopyası

Në rrethanat e një shoqërie me nivel të lartë kriminaliteti, të ardhur si rezultat i mungesës së gjatë të një edukimi fetar të brezave, si dhe në rrethanat kur edukimi fetar për breznitë e reja nuk mund të përfitohet në shkollat e arsimit të përgjithshëm brenda sistemit arsimor zyrtar, është i rëndësishëm garantimi i mësimit të besimit përmes nismave private. Për këtë arsye, Fondacioni “ALSAR” gjatë periudhës janar – qershor ka ndërmarrë organizimin dhe zhvillimin e projektit të kurseve verore të mësim-besimit.
Kjo veprimtari konsiston në ringjalljen e vlerave të traditës, si dhe në dhënien e ndihmesës për edukimin e brezit të ri, të shoqërisë shqiptare, me vlerat etiko-morale dhe shpirtërore islame.
 Në aspektin organizativ, vlen të përmendim se janë ndërmarrë të gjitha procedurat e planifikimit programor, dhe në zhvillimin e procesit të mësimdhënies janë përfshirë tri etapa kryesore:
• Planifikimi programor, i orientuar me qëllime të veçanta sipas lëndës.
• Mësimdhënia, e gërshetuar me metoda të dobishme bashkëkohore.
• Vlerësimi periodik i njohurive të përfituara prej kursantëve, nëpërmjet kontrolleve të përgatitura nga Departamenti i Arsimit të Fondacionit ALSAR.
Shtrirja e veprimtarive të kurseve nga pikëpamja gjeografike, është përqendruar në zonat veriore, qendrore dhe juglindore të vendit. Në 3 rrethe, janë zhvilluar 10 kurse, me pjesëmarrjen e 500 kursantëve.
Programi mësimor i këtij projekti synon në edukimin e brezit të ri të shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies së këtyre lëndëve:
• Njohuri të besimit.
• Njohuritë themelore të fesë islame.
• Mësimin e leximit të Kuranit Famëlartë në gjuhën arabe, dhe memorizimi i 20 sureve të fundit të tij.
Kursantëve u janë shpërndarë falas tekstet përkatëse në funksion të procesit të mësimdhënies së këtyre lëndëve.

Kursi i formimit profesional I rrobaqepësisë për nënat e fëmijëve jetimë

DSC_7294

Fondacioni “ALSAR” me synimin për t’iu ofruar mundësi kualifikimi e aftësimi profesional nënave të fëmijëve jetimë, tashmë me një përvojë 3 – vjeçare, ka vijuar organizimin e kursit të rrobaqepësisë për t’iu ofruar mundësi punësimi në këtë profil, që tashmë është i kërkuar nga tregu i punës.

Ky program aftësimi profesional është ndjekur me interes në vijimësi nga 50 nëna të fëmijëve jetimë, të cilat kanë përfituar jo vetëm njohuritë përkatëse nga programi teoriko-praktik i profilizuar në prerje e qepje, por njëkohësisht kanë pasur edhe mundësitë optimale për t’i ofruar familjarëve të tyre, dhurata në artikuj veshmbathjeje të qepura e të realizuara nga duart e tyre.

Në një atmosferë të këndshme e familjare është zhvilluar ceremonia e prezantimit dhe ekspozimit të punimeve të kursit të rrobaqepësisë, të realizuara me shumë profesionalizëm prej këtyre rrobaqepëseve të reja, këtyre profesionisteve të afta, për t’u integruar në tregun e punës. Ishte ky një kurorëzim i suksesshëm i kësaj veprimtarie me rastin e përfundimit të programit të këtij niveli aftësimi profesional.

KURSI I GJUHËS TURKE NË KONISPOL

DSC_1600

Programi i mësimdhënies së gjuhës turke, për nxënësit e zonës së Konispolit, ka vijuar rregullisht gjatë periudhës janar – maj të këtij viti, duke iu përgjigjur interesimit të tyre për të zgjeruar horizontin e kulturës dhe të njohurive të tyre në gjuhët e huaja dhe konsideruar në këtë mënyrë si një mundësi optimale për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e interesuar të kësaj zone, që përmes këtij projekti të përfitojnë mundësi e alternativa optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore ndërkombëtare, për të ndjekur studimet në Turqi, si në ciklin e mesëm shkollor ashtu dhe në atë universitar.
Realizimi i këtij projekti është një tjetër kurorëzim i suksesshëm i zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit “ALSAR” dhe Bashkisë Konispol. Kursi është ofruar falas, ai është drejtuar nga një mësues i specializuar, që të punojë me këtë grupmoshë me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audiovizuale, për ta bërë atë sa më tërheqës dhe të plotësuar me elemente që lehtësojnë përvetësimin e dijes në mënyrë sa më të vlefshme. Në përmbyllje të programit të këtij kursi, është zhvilluar edhe provimi përfundimtar për vlerësimin e njohurive të nxënësve të të 2 grupeve, të cilëve iu janë dhënë edhe certifikatat përkatëse me rastin e përfundimit të nivelit të parë të këtij programi.

KURSET E GJUHËVE TË HUAJA DHE TË EDUKIMIT ETIKO – MORAL

2

Në përmbushje të misionit të Fondacionit “ALSAR” për asistencën shumëplanëshe ndaj fëmijëve jetimë, nisi gjatë muajit janar, programi i formimit të fëmijëve me njohuri në gjuhët anglisht e turqisht si dhe ai i edukimit etiko-moral e fetar. Për këtë qëllim u ngritën 4 kurse me pjesëmarrjen e 100 fëmijëve jetimë. Kurset drejtohen nga profesorë të aftë dhe të specializuar, që të punojnë me këtë grupmoshë dhe me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audiovizuale, për t’i bërë këto kurse sa më tërheqëse dhe të plotësuara me elemente që lehtësojnë përthithjen e dijes në mënyrë sa më efikase nga kjo grupmoshë.
Këto kurse zhvillohen në sallën e studimit të Fondacionit“ALSAR”, e cila është e kompletuar me infrastrukturën dhe mjetet e duhura teknike për të kryer këtë lloj veprimtarie.

Nxënësit e këtyre kurseve, janë pajisur gjithashtu me çantat e shkollës, të kompletuara me mjetet didaktike si dhe me librat e studimit dhe fletoret e punës për secilën lëndë. Këto kurse kryhen në oraret e pasdites, në mënyrë që të mos pengojnë frekuentimin e shkollës nga ana e nxënësve, si dhe të mos pengojnë përgatitjen e mësimeve apo realizimin e detyrave të shkollës nga nxënësit e përfshirë.

Nxënësit nëpërmjet këtyre kurseve marrin një formim shtesë në lëndët përkatëse, që do t’iu shërbejnë atyre në jetë, por që do të jenë gjithashtu dhe baza nëse do të duan të vazhdojnë studimet e tyre jashtë Shqipërisë, në programet e studimit të shkollave të mesme apo të larta, ku Fondacioni“ALSAR”është i përfshirë me partnerë të tjerë në shtete të ndryshme. Veç kësaj këto njohuri, do t’iu shërbejnë këtyre nxënësve që të rrisin performancën e tyre dhe rezultatet në shkollë.

soap 2 day