Category Page: Arsimore

    Shkolla verore, edukim dhe argëtim në stinë pushimi

    Nëse kërkon një të përbashkët në tre shtyllat e aktivitetit të Fondacionit “ALSAR”, përkujdesin për fëmijët, sidomos për jetimët, e gjen si në aspektin humanitar, arsimor dhe kulturor.

    Kujdesi për ta i përket së shkuarës, së sotmes dhe së nesërmes së fondacionit. Në formim e sipër, të brishtë, ca prej tyre dhe pa ngrohtësinë e një familjeje të plotë, nevojën për ndihmë, për kujdes, për këshillë, e kanë të qenësishme, të domosdoshme. Filiza të së ardhmes, ata duhen ushqyer me edukatën e duhur, për të mos u kthyer nesër nga shpresa në barrën e shoqërisë.

    Vera është stina kur institucionet arsimore mbyllin dyert përkohësisht, koha e lirë për fëmijët bëhet shumë e madhe, e duhet administruar. Për të mos humbur çfarë është mësuar në një pjesë të mirë të vitit, por për t’i shtuar diçka dijes, edukimit.

    Bashkë me kurset verore, Fondacioni “ALSAR” ka filluar dhe shkollën verore ditë më parë. Ashtu si me kurset, dhe projekti i shkollave verore është i kahershëm, realizuar në vite, dhe i ndërprerë në 2020-n nga mbyllja thuajse globale prej pandemisë.

    Ndryshe nga kurset, shkolla verore është hapur dhe funksionon vetëm në kryeqytet. Ndjekur posaçërisht nga fëmijë jetimë, në një muaj aktivitet, aq sa do të jetë në veprim, do t’u japë mundësi atyre të mësojnë gjëra të reja apo të ngulisin në mendje gjëra të ditura mbi edukatën, etikën, moralin, besimin.

    Në mënyrë të përditshme, 50 djem e vajza dëgjojnë mësimet e dy mësimdhënësve turq, të mësuesit për djemtë dhe të mësueses për vajzat, ardhur nga Turqia për shkollën verore. Mësimet u përcillen nëpërmjet përkthyesve.

    Një vakt ushqim u jepet çdo ditë ndjekësve të shkollës verore. Mësimdhënia ndërthuret me argëtimin, me veprimtari dëfryese, që shkolla verore të jetë sa më tërheqëse për ta dhe fëmijët të ndiejnë gëzim në kohën e kaluar në të.

    Si shpesh me projektet tona, dhe projekti i shkollës verore ka mbështetjen e një organizate të huaj partnere. Bashkëpunëtor i yni, HAYRAT, me qendër në Turqi, po ndihmon në realizimin e këtij projekti dobiprurës për fëmijët jetimë.

    alsar

    Nisja e kurseve verore, projektit të “ALSAR”-it për edukimin etiko-moral të fëmijëve

    kurs veror Alsar

    Pas një shkëputjeje vitin e shkuar prej pandemisë, prej ditësh kanë nisur kurset verore të Fondacionit “ALSAR” për edukimin etiko-moral të fëmijëve.

    Hapja dhe zhvillimi i këtyre kurseve ka një traditë të krijuar prej kohësh, me zanafillë idenë dhe bindjen se e nesërmja e shoqërisë varet shumë nga mënyra si rritet sot brezi më i ri, fëmijët, si i jepet formë karakterit të tyre, si bëhen gati ata për të nesërmen, mbi ç’parime do të ndërtohet e ardhmja e tyre, si do të mësohen ta kërkojnë begatinë, lumturinë.

    Edukimi në shkollë është i pamjaftueshëm për fëmijët, sidomos në një vit arsimor si ky i sapombylluri, me kufizime të shumta dhe në ndjekjen e mësimit. Programet shkollore të formimit të përgjithshëm e kanë të pamundur t’ia përcjellin fëmijës disa elemente bazë për rritjen si duhet të tyre. Sipërmarrje si kjo, për hapjen e kurseve verore, i shërbejnë mbushjes së boshllëqeve në edukimin etiko-moralo-besimor të fëmijëve. Kurset i japin larmi ditës së fëmijës, ia mbushin atë, ia bëjnë më të bukur këtë stinë.

    I ndjeshëm për mirërritjen e fëmijëve, Fondacioni “ALSAR” e ka konceptuar gjithmonë dhënien e ndihmës për ta si në planin ekonomik dhe në atë edukativ. Mirëbërja bëhet e plotë kësisoj, ngaqë u shërbehet kërkesave të tyre materiale dhe shpirtërore.

    Kurset do të jenë të hapura gjatë tre muajve, për fëmijë të moshës 8 deri në 15 vjeç. Çdonjë prej 30 kurseve e drejton një mësues. Përfitues nga ndjekja e kurseve etiko-morale, të mësim-besimit, do të jenë rreth 1000 fëmijë. Veç mësimit në kurse, është menduar dhe për argëtimin e të vegjëlve, nëpërmjet, për shembull, shëtitjeve të organizuara për pushim e dëfrim.

    Projekti i kurseve verore realizohet nga veriu në jug; të hapura do të jenë këto kurse për fëmijët nga Kopliku në Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, Lushnjë, Fier, Berat, Këlcyrë, etj., për të përmendur vetëm një numër qytetesh.

    Realizimin me sukses të projektit e mbështesin disa donatorë të huaj, të cilëve u shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë.

    Mbështetja e “ALSAR”-it për arsimimin e të rinjve: bursa dhe libra të dhuruar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

    Përkushtimi i Fondacionit “ALSAR” për t’u ardhur në ndihmë nxënësve e studentëve të vendit në misionin e tyre të nxënies së dijes i dërgoi drejtuesit e tij në Shkodër këtë të mërkurë të 4 marsit.
    Qyteti është një vendmbërritje e shpeshtë për “ALSAR”-in, kontribues për mirëqenien e qytetarëve shkodranë sa herëështë parë e nevojshme dhe e arsyeshme. “ALSAR”-i u është gjendur atyre pranë në ditë të mira e të këqija, në përmbytje e përurime, në hall e gëzime.
    Universiteti “Luigj Gurakuqi” i mirëpriti bujarisht të ardhurit në emër të fondacionit për të dhuruar bursa dhe libra, botime të “ALSAR”-it.

    Pedagogë e studentë u mblodhën në një prej auditorëve të universitetit, në Fakultetin e Ekonomisë, për të dëgjuar mbi arritjet e  entit dhurues, si dhe për të marrë bursat dhe librat e dhuruar.

    Prof. dr. Bajram Xhafa u bëri të njohur të pranishmëve të shumtë në auditor aktivitetin e dendur të Fondacionit “ALSAR”, dhënë gati në detaje dhe me shifra. Ai u tregoi dëgjuesve se puna e “ALSAR”-it mbështetet në tre kolona kryesore: kontribut humanitar, arsimor dhe kulturor. Përshkrimi i profesorit ishte i mjaftueshëm për një njohje të studentëve me “ALSAR”-in, të cilin do ta kenë në vazhdimësi në krah për t’i ndihmuar.

    Paraqitjen në veçanti të aktivitetit botues të fondacionit e bëri prof. dr. Emil Lafe, bashkëpunëtor i “ALSAR”-it dhe njohës i kësaj veprimtarie. Larmia dhe përzgjedhja e titujve të botimeve, numri i madh i tyre, suksesi i “ALSAR”-it në fushën botuese, u prekën të gjitha në fjalën e akademikut të nderuar.

    Në radhën e folësve ishte drejtori administrativ i Fondacionit “ALSAR”, z. Saimir Rusheku. Ligjërimi i tij u përqendrua në aktivitetin e “ALSAR”-it në fushën arsimore. Edhe ai, ashtu si parafolësit, u ndal në shifra dhe arritje, në bilance pune të admirueshme për një organizëm joshtetëror. Teksa përmendi bursat e dhuruara, ai premtoi si përfaqësues i “ALSAR”-it dyfishimin e tyre për vitin e ardhshëm shkollor.

    Mirënjohjen për kontributin e Fondacionit “ALSAR” e shprehu rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Adem Bekteshi. Rektori nënvizoi veçantinë e një akti të tillë të “ALSAR”-it, si përvojë e parë në atë universitet.

    Fondacioni “ALSAR” dhuroi 15 bursa për studentët e shkëlqyer të Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe u shpërndau studentëve 50 tituj librash të botuar prej tij. Premtimi për dyfishimin e bursave në të ardhmen e afërt, në sezonin e ri shkollor, është një provë e qartë se kontributi i “ALSAR”-it për arsimin në tërësi dhe për këtë universitet në veçanti nuk ka natyrë sporadike dhe rastësore.

    Angazhimi i “ALSAR”-it për t’i ndihmuar universitetet dhe studentët është i vazhdueshëm. “Luigj Gurakuqi” ishte ndalesa e radhës në institucionet e arsimit të lartë që kanë përfituar prej ndihmës disaplanëshe të “ALSAR”-it.

    Prezantimi i programit Bursat e Turqisë

    Fondacioni Alsar në përmbushje të programit të tij arsimor ka vijuar gjatë këtyre ditëve,ofrimin e konsulencës së nevojshme nxënësve të interesuar për të ndjekur studimet në Turqi.Në këtë konteks u realizua takim me maturantet e gjimnazit Bido Sejko në Konispol.Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i programit të bursave të studimit të ofruara gratis nga shteti turk.Në këtë takim u prezantuan kushtet,sistemi i aplikimit dhe mundesite që ofron ky program bursash. Alsar gjithashtu njofton të gjithë të interesuarit për studime në Turqi të paraqiten pranë zyrave tona për një informacion më të detajuar.Aplikimet për universitet janë hapur më datë 15/01/2019 dhe vazhdojnë deri më date 20/02/2019.

    “PROGRAMI I AKORDIMIT TË BURSAVE TË EKSELENCËS”

    “Programi i akordimit të bursave të ekselencës” konsiderohet ndër projektet parësore e strategjike të Fondacionit “ALSAR”. Në kuadër të zhvillimit të këtij programi arsimor, gjatë periudhës nentor-dhjetor 2018, zhvilloi procesin e përzgjedhjes së studentëve aplikantë për vitin akademik 2018-2019, mbi bazën e kritereve të përcaktuara të vlerësimit të dokumentacionit si dhe të zhvillimit të procesit të intervistës.

    Ky program vijon të zhvillohet për të pestin vit radhazi, nëpërmjet të tij synohet ofrimi i asistencës akademike ndaj studentëve të dalluar në studime, me synimin për t’iu ofruar atyre mundësitë në drejtim të formimit dhe zhvillimit të përgatitjes së tyre të specializuar profesionale, duke i orientuar edhe me asistencë motivuese morale, shpirtërore, materiale dhe akademike, për të qenë të aftë për t’u përballur me sfidat e kohës.

    Mbështetur në vlerësimet e Komisionit të Departamentit të Arsimit shpall sot listën emërore të studentëve përfitues të programit të bursave të ekselencës, për vitin akademik 2018-2019.

    Procesi i përzgjedhjes së tyre, u realizua mbi bazën e kritereve të përcaktuara të vlerësimit të dokumentacionit si dhe të zhvillimit të procesit të intervistës, ku mund te përmendim se nga 341 aplikante përfituan te drejtën e bursave 150 studente.

    Lista emërore e përfituesve të programit të bursave të ekselencës.

    Emër     Mbiemër

    KLEA   CUKA
    ESMA  DODAJ
    XHILDA KAPO
    GERTA MATA
    RONALDO REXHMATI
    ARMELA SHEHAJ
    KLARA YZO
    KLEADA MERSINLLARI
    ALESJA KUME
    VITORE DEDA
    MUSTAFA CURGU
    FLORIAN KANINA
    ELVINA LIKA
    DAJANA MUHO
    GERALDA MATA
    XHESIKA GOXHARI
    ALBA VRUSHI
    GRETA TOPJANA
    FRESKIDA REXHAJ
    ARJANITA MAJA
    XHONSILA SULOVARI
    ELMA VULKA
    NADIRE MYRTA
    XHULJA KURTI
    ERMELINDA SHKURTI
    ANXHELA LASKA
    FLORENCA SPAHIU
    ERENALDA HILA
    ANISA HOXHALLARI
    ERILDA   PIRRA
    EMINE   BORICI
    EJUP    SHEHU
    SUADA KADRIA
    SAFIDE JAMAKU
    XHENSILA BICI
    MONALIZA MICI
    MERLIN MICI
    MEGI NDOCI
    DIANA NDOCI
    AURORA HASANAJ
    EVELINA HOXHAJ
    ERMIR CELA
    ANILA MESHI
    ELISJANA MARA
    ANDRIJOLA ISAKU
    FATLINDA YZO
    REZARTA YZO
    DORIS PASHA
    ERLINI KOKALLA
    KLAIDI KECI
    KONTILA KORE
    ERMONELA ALLGJATA
    ERKIDA FRATARAKU
    ARTA MARKU
    ELDA TERSHANA
    SARA ALSTAFA
    FRANCESKA MULLAJ
    STELINA MULLAJ
    ARIJANA HUSIQ
    MELISA RRENJA
    SIDORELA TAFA
    KEJSI HYSA
    KLEVISA SKACAJ
    JORIDA KANANI
    HYRJONA SHEHU
    GENTIANA DUKA
    FJORALBA ISMAILAJ
    AURELA RICA
    ARDJANA PRENGA
    ARTJOLA PREGA
    ANXHELA ALLGJATA
    ERJONA MATA
    ETLEVA NDREJAJ
    KLODJAN SHAHU
    XHESIKA TOCI
    TEA HOXHALLARI
    EDJOLA LULJA
    ARISELA VUCAJ
    BEDRIJE BASHA
    ARMELA TAFANI
    ROZALINDA LLESHI
    MALVINA MURATI
    DAJANA ZEQO
    FIKRET RAMADANI
    IRA BOJA
    ARTJOLA BOJA
    RUDINA JONUZI
    ELIDONA MAMICA
    REVILDA NDRECKA
    MELINA DIDANI
    ILDA BUDLLA
    EMERLLA KANI
    MEGI BECERI
    ENKELEDA PRENCI
    FLORINDA KUKAJ
    FLLAZA KUKAJ
    SARA ELEZAJ
    EMANUEL RRENGO
    ORIADA DAJKO
    XHOANA PEPA
    IVA  XHELILI
    OSKANA MURRJA
    ADEM PALUSHI
    EBINA NURJA
    KLEA RICKU
    ENI DYRMISHI
    REI HALILAJ
    ENTA MYRTO
    KRISTINA SANXHAKU
    XHULJA DAKA
    SHPEND PALUSHI
    REXHEP XHEKA
    SONJA QENDRO
    AMARILDO ELEZI
    MERGISA GJIZA
    OLTA HASANTARI
    ELVANA SULAJ
    PREMTIM MORINA
    ALBJONA DURA
    FATJONA DULAJ
    BRUNILDA MALKOLLARI
    ESMA ALLMUCA
    ELSA BOSHKU
    CELESTINA TABAKU
    GENTJANA DIKELLARI
    ENISA  CARA
    MIRSADA  NURCE
    ESMERALDA  SHEHAJ
    FLORINDA  TAFA
    SUZANA  GURI
    MERITA  KARAJ
    JURGEN  XHELO
    ZYHRA  HIDRI
    ENI  ZEFI
    SILDI  KOQINI
    HYGERTA  GJONI
    MEHILANA  HYSTUNA
    RAJHANA  DOKO
    SAMIDIJE  PATARRIA
    MIRELA  MUHAMETAJ
    MISJANA  KUKAJ
    EMILI  MARA
    ANISA  METUKU
    LEDIA  TORRA
    AURORA  MURRJA
    RAMONA  BUCI
    ILIRJANA  LACI
    ERDA  GJISHITI
    XHEGLIANA  HILA

    RIFILLON KURSI I MËSIMDHËNIES SË GJUHËS TURKE NË KUKËS

    Në përgjigje të interesimit të nxënësve të Qytetit të Kukësit për të zgjeruar horizontin e kulturës dhe njohurive të tyre në gjuhët e huaja rinis mësimdhënia e gjuhës turke,me datë 27 Tetor 2018 në këtë qytet . Duke u konsideruar në këtë mënyrë si një mundësi optimale për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e interesuar, që përmes këtij projekti të përfitojnë mundësi e alternativa optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore ndërkombëtare, për të ndjekur studimet në Turqi, si për ciklin e mesëm shkollor ashtu dhe për atë universitar.

    Kursi ofrohet gratis, aktualisht frekuentohet nga rreth 50 nxënës të ndarë në 3 grupe, ai drejtohet nga një mësues i specializuar, që të punojë me këtë grupmoshë dhe me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audio vizivë, për t’a bërë atë sa më atraktiv dhe të plotësuar me elemente që lehtësojnë përvetësimin e dijes në mënyrë sa më të vlefshme. Realizimi i këtij projekti është një tjetër kurorëzim i suksesshëm i zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit “ALSAR” dhe Bashkisë Kukës.