Category Page: Humanitare

Aktivitet humanitar në qarkun e Elbasanit, shpërndahen pako me ushqime

Në traditën e zhvillimit të veprimtarive humanitare me afrimin e muajit të Ramazanit, për dy ditë me radhë u është ardhur në ndihmë banorëve në nevojë të qarkut të Elbasanit.

Aksioni humanitar është mundësuar falë mbështetjes së organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, HASENE, që ka bashkëpunim prej një kohe të gjatë me Fondacionin ALSAR.

Sasia e ndihmës së shpërndarë përbëhej nga 833 pako ushqimore.

Në ditën e parë u shpërndanë 560 pako për familje në nevojë në Elbasan, Gramsh dhe Cërrik.

Për realizimin me sukses të shpërndarjes kontribuoi dhe qendra në ndihmë të individëve me nevoja ndryshe, “Future for You”.

ALSAR-i dhe TİKA japin farëra bujqësore për familje jetimësh

Fondacioni ALSAR dhe TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, kanë zhvilluar një veprimtari të përbashkët humanitare në ndihmë të 50 familjeve të fëmijëve jetimë.

Me synimin për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së këtyre familjeve, në Lushnjë janë shpërndarë farëra bujqësore dhe plehra kimike.

Ndihmën e përbërë nga farëra misri, jonxhe dhe fasuleje e kanë përfituar 26 familje, që bashkë me to kanë marrë dhe pleh kimik.

Çdo familje ka marrë një sasi të përgjithshme ndihme bujqësore prej 220 kg.

Në aktivitetin e dhurimit ishte i pranishëm ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, përshëndetës dhe me një fjalë të shkurtër.

Ai vuri në pah miqësinë mes dy popujve, angazhimin humanitar në ndihmë të shtresave në nevojë, si dhe foli për projektet e TİKA-s në fushën e bujqësisë.

Kryetari i Fondacionit ALSAR theksoi rëndësinë e projektit, si një mundësi e dhënë për shfrytëzimin e tokës bujqësore. Projekti, tha z. Mehdi Gurra, flet për vijimësinë e ndihmës së popullit turk, dhënë për jetimët dhe familjet shqiptare në nevojë përmes TİKA-s.

Të premten do të shpërndahet në Tiranë ndihma në farëra bujqësore dhe plehra kimike e dedikuar për 24 familje.

Nis vargu i veprimtarive humanitare me afrimin e Ramazanit, shpërndahen ndihma ushqimore në fshatrat Shupal dhe Pajan të Tiranës.

Pragu i Ramazanit lajmëron si për çdo vit fillimin e një vargu të gjatë veprimtarish humanitare të Fondacionit ALSAR në ndihmë të shtresave në nevojë.

Aktivitete të shumta organizohen në bashkëpunim dhe në bashkërendim me partnerë vendas dhe të huaj, shoqata, organizata dhe individë të angazhuar në fushën humanitare.

Fushata ka nisur të shtunën, për të vijuar dhe të dielën, me shpërndarje të ndihmave ushqimore.

Në fshatin Shupal është shpërndarë një sasi prej 100 pakosh me artikuj bazë ushqimore. Në Pajan, një tjetër fshat i Tiranës, është ndarë e njëjta sasi ndihme, 100 pako ushqimore për nevojtarët.

Aktivitetin e kanë shoqëruar vizita në shtëpi të banorëve me aftësi të kufizuar apo të sëmurë, ndihmuar gjithashtu me pako me ushqime.

Dhënien e kësaj ndihme e mundësoi organizmi humanitar me qendër në Britani, Send A Little Hope.

Vizitë okulistike për fëmijët jetimë.

Fondacioni ‘ALSAR’ ka mundësuar vizitën okulistike për fëmijët jetimë.

Në bashkëpunim me klinikën ‘See Well Eye Clinic’ u bë e mundur vizita profesinale për 10 fëmijë jetimë
të cilët ju nënshtruan analizave të detajuara për të vërejtur problemet me shikimin.

Vizita në shtëpitë e jetimëve. Pako me ushqime dhe dhurata për ta.

Aktiviteti i Fondacionit ‘ALSAR’ ka vijuar me vizita në shtëpitë e jetimëve në qytetin e Librazhdit, Elbasanit, Tiranës dhe Krujës.

Në kuadër të projektit humanitar në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘HASENE’ është bërë e mundur shpërndarja e pakove me ushqime dhe e dhuratave për fëmijët jetimë në banesat e tyre për tu vënë në dijeni mbi kushtet në të cilat jetojnë këto familje.

Fondacioni ‘ALSAR’ dhe partnerët e ‘HASENE’ vazhdimisht janë një dorë e zgjatur në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe familjarëve të tyre

Mish “Adak” për familje jetimësh në ditë të solidaritetit human me njerëz në nevojë.

Fondacioni ALSAR realizoi projektin e shpërndarjes së mishit “Adak” për familje të fëmijëve jetimë të Tiranës.

Shpërndarja u bë në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ‘ALSAR’, të mbështetjes së shtresave
në nevojë dhe të ndihmës së vazhdueshme për jetimët dhe familjet e tyre.

Mish “Adak” u shpërnda në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR.

Kjo veprimtari humanitare në ditë të solidaridetit human me njerëz në nevojë përsëritet vit pas viti, si ndihmë për jetimët.

Realizimin e projektit e mbështeti ‘HASENE’ organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.

soap 2 day