Category Page: Humanitare

Në ndihmë të shtresave në nevojë, jepen ushqime në Kukës dhe Rrëshen.

Të përfshirë nga fryma e solidaritetit human në këtë muaj të begatë, punonjës të Fondacionit ALSAR vazhdojnë pandërprerë shpërndarjen e ndihmave ushqimore në qytete dhe lokalitete të ndryshme të vendit.

Ata u kanë ardhur në ndihmë në stacionin e radhës banorëve të Kukësit dhe Rrëshenit, duke u shpërndarë atyre pako me ushqime.

Sasia prej 200 pakosh u shpërnda për familje në nevojë.

Në Kukës e përfituan jetimë dhe familje të përzgjedhura nga bashkia e qytetit prej listës së asistencës ekonomike.

Në Rrëshen, gjithashtu, ndihma u dha për familje në gjendje jo të mirë.

Aktiviteti përbënte një copëz të projektit humanitar në zhvillim e sipër në kuadër të muajit të Ramazanit, me mbështetjen e vyer të TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Nevojtarë në Përrenjas, Pogradec dhe Korçë marrin ndihma ushqimore.

Shpërndarja e ndihmave në ushqime për shtresat në nevojë në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan ka vazhduar në Përrenjas, Pogradec dhe Korçë.

Punonjës të Fondacionit ALSAR janë ndalur dhe kanë shpërndarë pako me ushqime dhe në njësinë administrative Çërravë të Progradecit.

Sasia e ndihmës së shpërndarë në vendndalimet e sipërpërmendura përbëhej nga 200 pako me artikujt bazë ushqimorë.

Ky projekt humanitar i nisur që në ditët e para të muajit të Ramazanit po realizohet në bashkëpunim me TİKA-n, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, mbështetësen kryesore të tij.

Ndihma e dedikuar shtresave në nevojë do të shpërndahet në të katër anët e vendit.

Në ditë solidariteti human, nuk resht ndihma për shtresat në nevojë.

Ndërkohë që muaji i begatë i Ramazanit ka hyrë në javën e dytë të tij, Fondacioni ALSAR vazhdon me intensitet veprimtaritë humanitare.

Një sasi e konsiderueshme ndihme ushqimore është shpërndarë në aktivitetin e radhës në Shkodër dhe në Tiranë.

Shpërndarja e ndihmës ushqimore në Shkodër u krye në bashkëpunim me shoqatën e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve.

Për nevojtarët u dhanë 200 pako me artikujt bazë ushqimorë.

Një sasi tjetër prej 50 pakosh u shpërnda në Tiranë për familje në nevojë.

E tërë ndihma prej 250 pakosh me ndihma ushqimore u mundësua nga UKIM (UK Islamic Mission), organizata me qendër në Britaninë e Madhe.

Pako me ushqime në ditë Ramazani për njerëz në nevojë në verilindje të vendit.

I nisur në hyrje të muajit të begatë të agjërimit për besimtarët muslimanë, aksioni humanitar i Fondacionit ALSAR në bashkërendim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TİKA, ka vazhduar të shtunën në katër qytete të tjera.

Automjetet me ndihma janë ndalur në Burrel, Klos, Bulqizë dhe Peshkopi, për t’u shpërndarë pako me ushqime shtresave në nevojë, atyre në kushte jo të mira ekonomike dhe jetimëve.

Përfitues të ndihmës ushqimore në këto ndalesa ishin 150 familje, të lehtësuara sadopak në përditshmërinë e tyre.

Përtej pakove me ushqime si ndihmë materiale, aktiviteti mbart një frymë të fortë të solidaritetit human, të dallueshëm tani më tepër se në çdo kohë tjetër të vitit.

Projekti me mbështetjen ekskluzive të TİKA-s ecën drejt përmbushjes me mbërritjen e ndihmës në destinacione të tjera në ditët e ardhshme.

Vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore me mbështetjen nga TİKA

Tashmë prej ditësh ka nisur shpërndarja e pakove me ushqime të mundësuara nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Ndihma në ushqime shkon për shtresat në nevojë në qytete dhe lokalitete anembanë vendit, në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit.

Punonjësit e Fondacionit ALSAR dhe automjetet me ndihma janë ndalur këtë herë në Shijak, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Për nevojtarët u dhanë 200 pako me artikuj bazë ushqimorë, ndërkohë që ky aktivitet humanitar do të vazhdojë dhe më tej.

ALSAR dhe TİKA kanë një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm në realizime projektesh humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë dhe të jetimëve.

Kryen vizitën e syve grupi i dytë i fëmijëve jetimë.

Jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga Fondacioni ALSAR bëri ditë më parë një vizitë sysh në një klinikë okulistike në Tiranë.

Të njëjtën vizitë e kanë kryer dhe një grup tjetër prej 15 jetimësh.

Tek ta është parë nëse kanë probleme me shikimin, dhe në ç’shkallë gjenden ato nëse janë konstatuar te fëmijët.

Vizitat e jetimëve u kryen falë bashkëpunimit me klinikën “See Well Eye”.

Ky bashkëpunim mundësoi analiza të hollësishme okulistike për 25 fëmijë jetimë në tërësi, në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR.

soap 2 day