Category Page: Humanitare

Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për fëmijët jetimë, ndihma financiare është shpërndarë për ta.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u shpërnda kësti i ndihmës ekonomike për 78 jetimë, përfitues nga projekti i realizuar me mbështetjen e Mercy to Humanity, me qendër në Britani.

Bashkërendimin në projekt e ndoqën nga afër të deleguarit e Mercy to Humanity pranë degës zyrtare në vendin tonë të kësaj organizate humanitare.

Në fokus të aktivitetit tonë humanitar, fëmijë jetimë përkrahen e ndihmohen financiarisht, mes të tjerash, gjatë tërë vitit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1″]

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon mbështetjen e jetimëve me ndihmë ekonomike.

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në këto ditë qershori me zbatimin e projektit të ndihmës ekonomike për jetimët, për t’iu gjendur kështu pranë shtresave në nevojë.

Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë ndihma ekonomike për 78 jetimë.

Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt.

Shpërndarja e ndihmave ekonomike ekskluzivisht për jetimët është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi përgjatë të gjithë aktivitetit të Fondacionit ‘Alsar’ ndër vite.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1″]

Vijon shtrimi i iftareve. ‘Fondacioni Alsar’ dhe ‘Emin’ iftar për banorët e Zall-Dajtit.

‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘Emin’ me qendër në Gjermani.

Në Zall-Dajt u shtrua iftar për 100 persona ku morën pjesë përfaqësues të ‘Fondacionit Alsar’ sëbashku me përfaqësuesit e organizatës humanitare ‘Emin’.

Iftaret e shtruara dhe të shpërndara nga ‘Fondacioni Alsar’ nuk kanë munguar asnjë ditë përgjatë muajit të Ramazanit ku shtresave në nevojë i është zgjatur dora e humanizmit për të kaluar një muaj Ramazani sa më të gëzueshëm.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1″]

Sofra e iftarit, solidaritet me vëllezrit tanë të prekur nga tërmeti në Turqi.

Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ prej dy ditësh ndodhet në qytetet e prekura nga tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi në kuadër të ndihmave përgjatë muajit të Ramazanit.

Prej dy ditësh ‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me organizatat humanitare partnere ka shpërndarë vakte të ngrohta iftari dhe ndihma ushqimore për banorët e Malatias, Hatait dhe Karamanmarashit ku në total janë shpërndarë mbi 1500 vakte iftari dhe ndihma ushqimore.

Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ ishte prezent edhe fill pas valës shkatërruese të tërmeteve të 6 shkurtit në jug-lindje të Turqisë duke treguar solidarizim dhe ndjenjë vëllazërore me popullin turk.

Vizita e dytë në pak kohë në qytetet e prekura më rëndë nga tërmeti vjen në kuadër të solidarizimit human me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1″]

‘Fondacioni Alsar’ dhe organizata humanitare ‘Emin’ vijojnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore.

Duke mos lënë asnjë ditë pa mbuluar me aktivitet humanitar, ‘Fondacioni Alsar’ dhe organizata humanitare ‘Emin’ me qendër në Gjermani vijojnë shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Duke udhëtuar në periferi të Tiranës, ‘Fondacioni Alsar’ dhe ‘Emin’ u gjendën në fshatin Pashkashesh dhe Fravesh ku 70 familjeve në nevojë dhe familjeve të jetimëve ju shpërndanë ndihma humanitare në pako ushqimore.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1″]

Vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore në prag të Bajramit.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare me qendër në Gjermani ‘Emin’ shpërndahen pako ushqimore për familjet e jetimëve dhe për njerëzit në nevojë.

Në ditët e fundit të muajit Ramazan, në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ u shpërndanë 50 pako me produkte ushqimore të ndryshme për familjet e jetimëve dhe për familjet në nevojë. Kjo ndihmë erdhi në momentin e duhur që edhe shtresat nëvojë të festojnë si duhet festën e ‘Fiter Bajramit’.

Shpërndarja e ndihmave në bashkëpunim me partnerët tanë do vijojë deri në përmbushjen e objektivave të projektit mbi ndihmën përgjatë muajit të Ramazanit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1″]

soap 2 day