Category Page: Humanitare

Në prag të festës së Bajramit dhurohen veshmbathje për jetimët.

Gjatë ditës së sotme edhe pse fundjavë, në ambientet e fondacionit ‘Alsar’ vijon përmbushja me seriozitet e projekteve të muajit të Ramazanit.
Mbi 50 fëmijë jetimë përfituan veshmbathje nga projekti në kuadër të Ramazanit në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Emin’ me qëndër në Gjermani.
Në vijueshmëri, projektet humanitare në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Emin’ në kuadër të muajit të Ramzanit përgjatë ditëve nuk do të ndalojnë.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1″]

‘Fondacioni Alsar’ mbledh për iftar personalitete të jetës publike, bashkëpunëtor të ngushtë dhe dashamirës.

Pothuajse në përfundimin e muajit të Ramazanit, ‘Fondacioni Alsar’ shtroi një iftar në ambientet e Hotel “Tirana International”.
Iftarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre personalitete të fushave të ndryshme, drejtues lokalë, përfaqësues të trupit diplomatik, akademikë, miq e mysafir nga përtej kufijve shtetërorë, politikanë, pjesëtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, hoxhallarë, intelektual e bashkëpunëtorë të ngushtë të ‘Fondacionit Alsar’.

Kryetari i ‘Fondacionit Alsar’, z. Mehdi Gurra, ua uroi të pranishmëve mirëseardhjen ndërsa mbajti një fjalë të shkurtër mbi sfidat e së shkuarës, të tashmes, dhe sfidat e së ardhmes të ‘Fondacionit Alsar’.Z.Gurra shprehu ngushëllime të përzemërta edhe për popullin mik e vëlla turk pas katastrofës natyrore përgjatë tërmetit të 6 shkurtit ku ‘Fondacioni Alsar’ u gjend i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për Republikën e Turqisë.

Me këtë rast u shpërndanë edhe çertefikata në shenjë mirënjohje për kontribuesit kur ‘Fondacioni Alsar’ bëri thirrje ndihme për popullin turk në raport me tërmetin e 6 shkurtit.
Në iftar përshëndeti dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, që e shfrytëzoi rastin për të uruar agjëruesit dhe për të shprehur mirnjohje për aktivitetin humanitar, kulturor e arsimor të ‘Fondacionit Alsar’.

Gjithashtu z.Veliaj shprehu mirnjohje për popullin vëlla turk.
Një fjalim të shkurtër mbajti edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z.Tayyar Kağan Atay i cili shprehu mirënjohjen për solidarizimin e popullit shqiptar në lidhje me solidarizimin mbi tërmetin e 6 shkurtit në Turqi gjithashtu shprehu edhe vlersime të larta mbi aktivitetin e ‘Fondacionit Alsar’.
Të shoqëruar nën melodinë e leximit të pjesëve nga Kuranit Famëlartë, pritja e përzemërt, dhe ushqimi i përzgjedhur krijuan një atmosferë tepër familjare për të gjithë të pranishmit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1″]

Fondacioni Alsar gjendet pranë shtresave në nevojë dhe familjeve të jetimëve në zonën e Zall-Bastarit

Aktiviteti humanitar i ‘Fondacionit Alsar’ ka vijuar në këto ditë agjërimi me zbatimin e projektit të ndihmave të Muajit Ramazan, për t’iu gjendur pranë shtresave në nevojë.

Në fshatrat e Tiranës, në zonën e Zall-Bastarit dhe Zall-Dajtit u shpërndanë ndihma në produkte ushqimore. Në total u shpërndanë 200 kuti me ushqime për familjet në nevojë dhe familjet e jetimëve.

Aktiviteti human në kuadër të Muajit Ramazan u mbështet nga Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt.

Shpërndarja e ndihmave përgjatë Muajit të Ramazanit është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi gjatë gjithë këtij muaji.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post” alias=”fondacioni-alsar-dhe-ihhnl-11″]

Fondacioni Alsar’ dhe ‘IHHNL’ shpërndajnë ushqime për iftar.

Përgjatë gjithë ditëve të agjërim ‘Fondacioni Alsar’ u gjend pranë shtresave në nevojë duke shpërndarë paketa ushqimore të gatshme në kuadër të muajit të Ramazanit për agjëruesit dhe nevojtarët.

Ashtu si në ditët e shkuara gjatë këtij muaji Ramazan u shpërndanë vakte të gatshme iftari për 100 persona.

Solidariteti me familjet në nevojë ze një hapsirë tepër të veçantë gjatë gjithë këtij muaji.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar dhe ‘IHHNL'” alias=”alsar-ne-bashkepunim-me-ihhnl-1-1″]

Pako mishi ‘Adak’ i dhurohen fëmijëve jetim.

Në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ në ditën e sotme u dhuruan pako me mishi ‘Adak’ për familjet e jetimëve ku nga ky projekt përfituan 30 familje jetimësh. Ky projekt u mundësua me anë të një donatori nga Turqia.

[rev_slider slidertitle=”Alsar në bashkëpunim me ‘IHHNL’ 1″ alias=”alsar-ne-bashkepunim-me-ihhnl-1″]

Alsar në bashkëpunim me ‘IHHNL’ shtrojnë iftar në Fushë-Krujë.

Ashtu si në ditët e kaluara në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë, ‘Fondacioni Alsar’ shtroi iftar për banorë, besimtarë e nevojtarë në xhaminë e Fushë-Krujës.

Në Fushë-Krujë u shtrua iftar për 100 persona ku morën pjesë përfaqësues të ‘Fondacionit Alsar’ sëbashku me përfaqësuesit e organizatës humanitare ‘IHHNL’.

‘Fondacioni Alsar’ dhe partnerët e tij do e zhvillojnë shtrimin e iftareve deri në ditën e fundit të Muajit të Ramazanit pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë.

[rev_slider slidertitle=”Alsar në bashkëpunim me ‘IHHNL'” alias=”ne-bashkepunim-me-ihhnl-shperndahen-pako-ushqimore-per-jetimet-dhe-per-njerezit-ne-nevoje-1″]

soap 2 day