Category Page: Humanitare

Dhurata jetimëve në Ramazan, veshmbathje për dhjetëra fëmijë

Fëmijët jetimë ishin kryefjalë e aktivitetit humanitar të zhvilluar sot, më 28 mars, në ambientet e Fondacionit ALSAR.

Në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan dhe projekteve humanitare në realizim gjatë këtij muaji, për jetimë u shpërndanë ndihma në veshmbathje.

Një grup dhuruesish në Holandë bënë të mundur një kontribut në veshmbathje për 50 fëmijë jetimë.

Në dhënien e veshmbathjeve dhuratë fëmijëve mori pjesë si koordinator dhe përfaqësues i dhuruesve z. İsmet Yen.

Me kontributin e të njëjtëve dhurues janë shpërndarë dhe ndihma në ushqime për jetimë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1 11 1 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1-1-1-1″]

Vijon shpërndarja e pakove me ushqime, ndihmë për familje në nevojë të fshatit Vilëz

Solidariteti human i shpërfaqur më fort në Ramazan vazhdon të nxisë nisma humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Përmes projektit të radhës janë shpërndarë sot në fshatin Vilëz të Tiranës ndihma në ushqime. Një sasi prej 84 pakosh me artikujt bazë ushqimorë u është dhënë familjeve në nevojë të këtij fshati.

Shpërndarjen e kësaj ndihme, që në tërësinë e saj përbëhet nga 100 pako ushqimore, 16 prej të cilave ndahen të martën për fëmijë jetimë, e mundësoi një grup dhuruesish në Holandë.

Një përfaqësues i tyre, organizues dhe koordinues, z. İsmet Yen, ishte i pranishëm në veprimtarinë shpërndarëse.

Bashkëpunime të tilla të natyrës humanitare janë të zakonshme në përditshmërinë e Fondacionit ALSAR, veçanërisht gjatë këtij muaji, kur dhënia e ndihmës për nevojtarët ka intensitet të shtuar.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1 11 1 1 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1-1-1″]

Aktivitet humanitar në Shkodër, ndihma për invalidët

Ndër veprimtaritë humanitare të së shtunës, më 25 mars, një iu kushtua invalidëve në qytetin e Shkodrës, edhe më herët të ndihmuar nga Fondacioni ALSAR.

Për paraplegjikë dhe tetraplegjikë u shpërndanë 50 pako me ndihma, artikuj ushqimorë të nevojshëm për çdo familje.

Veprimtaria pati mbështetjen e WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, kontribuese në organizimin e disa aktiviteteve humanitare gjatë këtyre ditëve.

Me kontributin e saj u shpërndanë në tërësi 200 pako ushqimore, në Klos, Tiranë dhe Shkodër.

Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të projekteve humanitare në Ramazan, në ditë të solidaritetit human me shtresat në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1 11 1 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1-1″]

Ndihmohen nevojtarë me pako ushqimore

Në ditë të solidaritetit human në Ramazan, Fondacioni ALSAR u gjendet pranë me ndihma shtresave në nevojë.

Veprimtaritë humanitare ndjekin njëra-tjetrën ndërsa ndihma mbërrin te më nevojtarët, përgjithësisht në pako me ushqime.

Një e tillë u zhvillua në ditën e parafundit të javës në mjedisin e jashtëm të Fondacionit ALSAR. Për familje në nevojë të Tiranës u shpërndanë 50 pako me artikuj bazë ushqimorë.

Aktiviteti pati mbështetjen e WEFA-s, organizatës së ndihmave në Gjermani, dy përfaqësues të së cilës morën pjesë aktivisht në procesin shpërndarës.

Një kontribuese e vazhdueshme e projekteve humanitare të ALSAR-it, kjo organizatë është angazhuar në këtë fillim Ramazani në zhvillimin e një vargu aktivitetesh të dhënies së ndihmave.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1 11 1 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1-1″]

Fëmijë jetimë marrin ndihmën financiare të zekatit

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u zhvillua këtë të shtunë të 25 marsit aktiviteti i dhënies së ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.

Salla e konferencave u mbush me jetimë për të cilët kujdesi nga Fondacioni ALSAR është i vazhdueshëm.

Zarfat me shumën monetare iu shpërndanë fëmijëve nga dy përfaqësues të WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani dhe mbështetëse e projektit.

Ndihmën e përfituan 50 fëmijë jetimë, të lumturuar për dhuratën në këto ditë Ramazani.

WEFA kontribuon prej kohësh për projektin humanitar të dhënies së ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma 333 1 1 11 1″ alias=”postim-alsar-ndihma-333-1-1-11-1″]

ALSAR nis drejt Turqisë maunen e tretë me ndihma për të prekurit nga tërmetet

Në kuadër të solidarizimit me popullin turk pas tërmeteve që goditën disa qytete në ditët e para të shkurtit dhe dërgimit të ndihmave në zonat e dëmtuara, është nisur këtë të premte një ngarkesë tjetër e madhe.

Sasia e ndihmës prej 20 tonësh, e nisur nga Fondacioni ALSAR, përbëhet nga artikuj ushqimorë, mes tyre miell për prodhimin e bukës, si dhe një furrë buke me gaz.

Ndihma i dërgohet AFAD-it, Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi, prej nga përcillet në territoret e prekura nga goditjet sizmike me pasoja shkatërruese.

Nisjen e ndihmës e ndoqën nga afër kryetari i Fondacioni ALSAR, z. Mehdi Gurra, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, si dhe koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, znj. Emine Gizem Başkan.

Ambasadori turk vuri dhe njëherë në pah në një fjalë të shkurtër kontributin e vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR në fushatën e ndihmës në ditët e vështira të Turqisë pas fatkeqësisë natyrore.

ALSAR ka mbledhur dhe dërguar më herët të tjera ndihma, nga ato monetare te kamionë me artikuj të ndryshëm dhe tepër të nevojshëm për popullatën në jug dhe juglindje të Turqisë.

soap 2 day