Fondacioni ALSAR e ka zgjeruar numrin e të ndihmuarve në këtë Ramazan me një aktivitet humanitar në Konispol.
Përmes projektit të çuar përpara me sukses në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TİKA, janë shpërndarë dhe në skajin jugor të vendit pako me ushqime.
Ndihma është dhënë për familje në nevojë të Bashkisë së Konispolit dhe për nxënës të shkollës “Bido Sejko”.
Sasia e kësaj ndihme përbëhej nga 300 pako ushqimore; lehtësuese të barrës së jetesës dhe me simbolikën e fortë të solidaritetit njerëzor në muajin e agjërimit.
Aktiviteti humanitar i zhvilluar këtë të hënë marsi në Konispol do të ndiqet nga të tjera veprimtari shpërndarëse përgjatë kësaj jave.












































