Category Page: Humanitare

SOLIDARITETI HUMAN NË PRAG TË MUAJIT TË BEGATË TË RAMAZANIT: KONTIGJENTI I I-RË

Fondacioni ”Alsar” me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit, në kontekstin e ndërmarrjes së nismave për promovimin e vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave të varfra shoqërore, tashmë me një traditë 12- vjeçare ka nisur platformën e tij të veprimtarive me karakter social dhe humanitar për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të kategorive sociale në nevojë duke kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike dhe në krijimin e një atmosfere festive.

Programi i ndihmës dhe solidaritetit human në këtë fazë të parë në prag të këtij Muaji të Begatë, nisi me datë 8 maj 2018, dhe gjatë 3 ditëve radhazi u mundësua dhurimi i 1150 pakove ushqimore në qytete të ndryshme të vendit, respektivisht për:

  • 300 familje të Bashkisë Devoll;
  • 300 familje të njësisë administrative Leskovik;
  • 300 familje të komunitetit rom “ Instituti për dinjitet njerëzor ”, Pogradec dhe Tiranë;
  • 150 familje për “Shoqatën kombëtare të prindërve për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuar”.
  • 100 familje të komunitetit rom realizuar në bashkëpunim me “Shoqata romët për integrim”,Tiranë.
Nr Vendi  zhvillimit Subjekti bashkëpunues Numri familjeve
1 Devoll Bashkia Devoll 300 familje
2 Leskovik Njësia administrative Leskovik 300 familje
3 Pogradec dhe Tiranë “Instituti për dinjitet njerëzor” 300 familje
4 Tiranë Shoqata KPKFAK 150 familje
5 Tiranë “Shoqata romët për integrim” 100 familje
4 qytete   1150 persona

 

Ky program u mundësua falë kontributit të ofruar nga Fondacioni i Ndërkombëtar i Ndihmave “HASENE – ADEV” me qendër në Gjermani, mbështetur dhe në një marrëdhënie bashkëpunimi të suksesshme edhe me drejtuesit e autoriteteve lokale.

Ishin këto ditë të solidaritetit human ndaj familjeve e shtresave sociale në nevojë, shprehje të urimit të mirëseardhjes për këtë muaj të bekuar.

SHPËRNDAHEN 300 PAKO ME MISH “ADAK” PËR FËMIJËT JETIM.

Fondacioni Alternativa e së Ardhmes “ALSAR” në kuadër të misionit të tij për t’i qëndruar pranë shtresave në nevojë,ka realizur më datë 30 prill shpërndarjen e 300 pakove me mish kurbani “Adak” për fëmijët jetim të qytetit të Tiranës, të cilët trajtohen me ndihmë të vazhdueshme nga ana e tij.

SOLIDARITETI HUMAN NË NDIHMË TË NJERËZVE NË NEVOJË NË BELSH

IMG-20180227-WA0002

Në një vend si Shqipëria, ku politikat sociale janë të kufizuara për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme në nivel kombëtar, jeton një numër i madh njerëzish e familjesh të varfra, që si shpresë të vetme, për një jetesë normale, kanë dashamirësinë e shoqërisë.

Për të vijuar sigurimin e ndihmës për këto shtresa të varfra, Fondacioni “Alsar” në kuadër të zhvillimit të veprimtarive humanitare realizoi në datën 24 shkurt 2018, në bashkëpunim me Bashkinë Belsh, projektin “Solidariteti human në ndihmë të njerëzve në nevojë gjatë stinës së dimrit” nëpërmjet të cilit u synua dhurimi i një kontingjenti ndihmash në artikuj ushqimorë, për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike.

Falë kësaj marrëdhënie të suksseshme bashkëpunimi dhe mbështetjes së ofruar nga Organizata e Ndihmave Sociale e Humanitare “HASENE” me qendër në Gjermani, nga ky projekt përfituan ndihma humanitare në pako ushqimore 200 familje të qytetit të Belshit.

soap 2 day