Category Page: Kulturore

Fondacioni ‘ALSAR’ vjen me botimin kë të ri me titull ‘Shih e shkruaj’ me autor Dr.Ahmet Kamberi

Ju bëjmë me dije se sapo është botuar libri më i ri nga dr. Ahmet Kamberi. “Botimet ALSAR” sjellin këtë vepër për lexuesin e cila është një përmbledhje me tregime letrare nga doktori i mirënjohur kardiolog, z. Ahmet Kamberi. Libri është i përbërë nga 13 tregime të cilat kanë për tematikë qëndrore marrëdhëniet e
komplikuara shoqërore, përvojat mjek-pacient, shpërdorimin e pushtetit politik, ironizimin e drejtësisë së muanguar, etj.
Stili i përdorur në këto tregime është kryesisht realist, duke bërë të mundur kapërcimin nga përvoja profesionale e autorit, në hapësirën letrare dhe anasjelltas. Kjo bën që teksti të mos jetë pastërtisht letrar dhe që lexuesi të gjejë brenda tij shumë prej ngjarjeve të përditshmërisë dhe të jetë i familjarizuar me shumë prej personazheve të tregimeve. Gjithashtu, në tekst vërehen disa përzgjedhje nga autori, ku spikat përdorimi i alegorisë, fabulës moralizuese, ironizimi apo nënqeshja e mençur, që e afrojne tekstin
me prozën popullore shqiptare, prej nga ku autori huazon disa prej figurave letrare dhe bisedimore. Në njërin prej tregimeve kemi nota të forta të kronikës, ku përshkruhen letrarisht ngjarjet e tetor-nëntorit të vitit 1956 në Budapest (i njohur si kundër-revolucioni hungarez), kohë përgjatë së cilës autori ka qenë i pranishëm si student në Hungari.

Kryetari i fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra zhvillon vizitë zyrtare në sindikatën ‘HAK-İŞ

Kryetari i fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra zhvilloi një vizitë pune në sindikatën HAK-IŞ me qendër në Ankara, sindikatë e cila prej vitesh bashkëpunon me fondacionin ‘ALSAR’.

Në qendër të bisedës ishte rinovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve për vitet në vazhdim si dhe realizimi i projekteve humanitare e kulturore në Shqipëri me mbështetjen e sindikatës HAK-İŞ.

Pasi kryetari i sindikatës HAK-İŞ e falenderoi kryetarin e fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra për vizitën në ambientet e sindikatës, premtoi që së shpejti do të zgjatet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve edhe për një periudhë pesë vjeçare.

Nga ana tjetër, kryetari i fondacionit ‘ALSAR’ e falenderoi kryetarin e sindikatës ‘HAK-İŞ’ për kohën e rezervuar dhe për ndihmën e dhënë me qenë se ky vit është edhe viti i 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-turke dhe 100  vjetori i shpalljes së Turqisë republikë.

Në muajin dhjetor do të organizohet një aktivitet i përbashkët në kuadër të këtij eventi.

Kryetari i fondacionit ‘ALSAR’ dekorohet në një mbrëmje gala nga ‘Rümeli Türkleri Vakfı’

Më datë 10 tetor 2023, në Sallën e Koncerteve Cemal Reşit Rey në Stamboll u zhvillua një veprimtari kulturore me përmasa rajonale për ndarjen e “Çmimeve Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës për vitin 2023” e organizuar nga ‘Rümeli Türkleri Vakfı’.

Fokusi kryesor i kësaj veprimtarie në këtë mbrëmje gala ishte vlerësimi dhe nderimi i figurave dhe personaliteteve nga rajoni i Ballkanit, përmes akordimit të ‘ÇMIMEVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE KULTURËS’.

Në këtë ceremoni kryetari i fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra u dekorua me ‘Çmimin Ndërkombëtar Për Të Drejtat e Njeriut dhe Kulturën 2023’ duke u konsideruar një personalitet i denjë nga lidershipi i organizatës ‘Rümeli Türkleri Vakfı’ për studimet shkencore në kuadër të kontributit të çmuar të z.Mehdi Gurra për botimet me karakter historik, kulturor, e akademik, për asistimin e tij në forcimin e marrëdhënieve miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve dhe për kontributin madhor për forcimin rolit të shoqërisë civile ndër të dekoruarit nga Shqipëria në këtë ceremoni ishte edhe Prof.Dr Ferit Duka i vlerësuar për kontributin e tij të vyer në hulumtimin, studime dhe në publikimet në lidhje me të shkuarën e përbashkët midis dy popujve.

Kjo ceremonie e organizuar nga ‘Rumeli Kanaat Önderleri’ u zhvillua në kuadër të vizionit të përbashkët për të ardhmen midis popullit të Anadollit dhe popullit të Ballkanit.
Populli turk dhe popujt e rajonit tonë që kanë një të kaluar të përbashkët dhe për rrjedhojë një të ardhme të përbashkët, kjo e ardhme bazohet në kuptimin e emëruesit të përbashkët.

Z. Rafet Reşadiyeli, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të fondacionit ‘Rümeli Türkleri Vakfı’ u shpreh se: “Individët dhe organizatat homologe që ushtojnë një veprimtari në përputhje me qëllimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të bordit drejtues të fondacionit ‘Rümeli Türkleri Vakfı’ u konsideruan të denjë për çmimin sepse ata kryen punë të dobishme për forcimin e miqësisë midis vendeve, morën vlerësim dhe ishin të denjë për falenderim.” “I përgëzoj ata që kontribuan, i përgëzoj marrësit e çmimeve dhe shpresoj që kjo veprimtari që zhvillojmë sot për herë të parë, do të shdërrohet në një traditë që do të ndiqet në vijimësi për për brezat e ardhshëm”, u shpreh z.Reşadiyeli.

Doli nga shtypi për lexuesin shqiptar vepra poetike me titull ‘Orët e Shtëpisë’ me autor Alban Bala

“Kur dua te harroj mpreh lapsin dhe mbyll syte, hutohem”,- shprehet autori Alban Bala ne nje nga poezite e tij, si per te treguar si i arratiset te tashmes e shpesh edhe te ardhmes. Kthehet ne kujtimet e se shkuares, ne krahet e te atit apo buzeqeshjen e se emes. ‘Oret e shtepise’ i kushtohet ndjenjave te pastra, dashurise. I kushtohet mallit per te kaluaren, per njerezit qe frymojne vetem ne zemren e tij.

Poezite jane gjuha e autorit per te thene ‘te dua’, jane lutje, jane perkujtime. ‘Oret e shtepise’ i shkruhet femijeve, familjes, shtepise, tradites, qytetit. Ne liber autori Alban Bala i hedh ndjenjat si ne ditar, shprehet paster, kuptueshem e njekohesisht fuqishem, pa kursim.

Fondacioni ‘ALSAR’ përkujton me nderim dëshmorët e 15 korrikut në Turqi me një akademi përkujtimore solemne

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të shtatë të tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, në ambientet e ‘Hotel Tirana International’ nën organizimin e Fondacionit ‘ALSAR’ u mbajt sot akademia përkujtimore me temë ’15 KORRIK, DITA E DEMOKRACISË DHE UNITETIT KOMBËTAR NË TURQI’.
Në sallën ‘Balsha’ të tejmbushur nga qytetarë të thjeshtë dashamirës së Republikës së Turqisë, nga intelektualë të fushave të ndryshme, nga akademikë, nga gazetarë, nga hoxhallarë, nga personalitete të jetës e nga pjestarë të trupës diplomatike turke ceremonia përkujtimore e shtatë vjetorit nga grushti i shtetit më 15 korrik 2016 mori përmasat e një manifesti të madh demokracie.
Në sallë ishin prezent Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Shkëlqesia e Tij z.Tayyar Kağan Atay, Drejtuesi i Fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra, Atashehu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë dr.Adem Gerlegiz, Kryetari i Shoqatës ‘Tirana’ Arben Tafaj, akademiku z.Abdi Baleta dhe z.Petrit Zeneli ku gjithësecili mbajti refleksione mbi ngjarjen e grushtit të shtetit në Turqi.
Në këtë akademi përkujtimore drejtuesi i Fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra mbi refleksionet dhe ndjenjat e përjetuara përgjatë natë së grushtit të shtetit në Turqi u shpreh se: “ 15 korriku i 2016-s do të mbetet njolla më e errët në historinë e Turqisë moderne, nata kur një tufë puçistësh ngritën armët kundër popullit të tyre, në një tentativë të dëshpëruar për të rrëzuar nga pushteti qeverisësit legjitimë.
Zjarri i puçistëve la të vdekur 251 njerëz, të rënë dëshmorë në përpjekjen vigane për të frenuar çmendurinë e një grushti komplotuesish. Mijëra të tjerë morën plagë në një betejë të pabarabartë, në një përplasje mes civilëve patriotë, njerëzve të thjeshtë të Turqisë, që më në fund kishin vendosur t’i thonin jo një grushti shteti, dhe qindra tradhtarëve që në përdorim kishin një arsenal luftarak, avionë, helikopterë, anije, tanke, makina të blinduara, armë. Turqia kishte parë dhe më herët grushte shteti, një
traditë e shëmtuar në republikën e dalë nga hiri i Perandorisë Osmane, por asnjëherë vendi nuk kishte njohur një zgjim të tillë qytetar, të simbolizuar në heroizmin e njeriut të dalë para tankut të puçistëve.

Të infiltruar në forcat e armatosura, në forcat policore, në sistemin e drejtësisë, gati në çdo qelizë të shtetit turk, kërkuan të çojnë në fund atë natë punën e nisur prej disa vitesh. Organizata okulte kishte vendosur të hiqte mantelin e “fetarisë” dhe të vishte rrobën puçiste!
FETO damkosi kështu përgjithmonë veten!
Armiqtë e popullit të vet goditën institucionet kryesore të vendit, qëlluan mbi qytetarët, morën peng njerëz dhe institucione, ushtruan terror, bastisën godina, zvarritën të pafajshëm, derdhën gjak. Por më kot! Pika e kthesës atë natë të zezë ishte thirrja nëpërmjet televizionit e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për popullin turk, për të dalë në rrugë e sheshe dhe për t’I’u kundërvënë puçistëve.

Lumi i njerëzve shpërtheu atë çast, për të mos u ndalur për ditë e javë të tëra. Davaja e puçistëve ishte e humbur prej atij momenti. Një gjë e paimagjinueshme kishte ndodhur, e paparë më parë. Populli kishte frenuar një grusht shteti!
Me gjakun e qindra dëshmorëve, me sakrificën e mijëra të tjerëve, me guximin dhe vendosmërinë e një populli të tërë, u ruajt ardhmëria e Turqisë. Motoja, “Një popull, një flamur, një atdhe, një shtet,” mori kuptim më tepër se çdo herë. Angazhim të pasosur ka patur prej asaj kohe në Turqi për t’i shëruar plagët dhe për t’i mbyllur rrugën çdo përpjekjeje të ngjashme. Vendi ia ka dalë të mëkëmbet dhe të lërë pas atë kujtim të hidhur, pa humbur asnjëherë vigjilencën dhe pa ndalur luftën ndaj mbetjeve të organizatës
terroriste që organizoi grushtin e dështuar të shtetit.

Dështimi i atij puçi qe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët të cilët tek Turqia shohin vendin vëlla dhe partnerin strategjik. Ata vuajtën siç vuajtën turqit,
u gëzuan siç u gëzuan turqit kur makthi mbaroi dhe dielli lindi përsëri. Një Turqi e qëndrueshme dhe e begatë është siguri për shqiptarët në Ballkan; duke e ditur këtë, këta të fundit i shohin në dritë të syrit zhvillimet atje, me shpresën se puçi i shtatë viteve më parë nuk do të mund të përsëritet më.
Te nderuar te pranishem!
Është fatkeqësi që FETO, kjo organizatë, e cila me metoda okulte prodhon individë që zbatojnë urdhërat e kupolës verbërisht, i ka shtrirë tentakulat e saj në shumë vende të botës.
Këto zgjatime të helmuara janë përhapur gjerësisht edhe në Shqipëri.
Paralajmërimet e presidentit Rexhep Tajjip ERDOĞAN që këto zgjatime përbëjnë një kërcënim si për Turqinë ashtu edhe për çdo vend tjetër ku ata janë mbërthyer, duhet të merren shumë seriozisht edhe nga institucionet e larta të shtetit shqiptar.
Prej vitesh një numër i konsiderueshëm individësh të trajnuar në sistemin e kolegjeve e universiteteve gyleniste, zotërojnë biznese e janë infiltruar në institucione shtetërore, grupe mediatike e të tjerë në Shqipëri, duke e bërë atë vendin ballkanik me prezencën e tyre më të madhe.
Shembulli me sinjifikativ i suksesit të FETO-s në Shqiperi është uzurpimi me metodat e saj të zakonshme puçiste i Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë, përfshirë edhe institucionet e tij arsimore si medresetë, Universiteti Bedër etj., në dhunim të hapur të statutit
themeltar të këtij institucioni.
Është për t’u theksuar se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, shumica e besimtarëve muslimanë sundohet nga një grupim me karakteristikat e një sekti okult.
Padyshim që kjo situatë ka shkaktuar tek besimtarët një pakënaqësi të justifikuar dhe meriton një vëmendje të veçantë të shtetit shqiptar, i cili që prej themelimit të tij ka qenë shumë i ndjeshëm në ruajtjen e ekuilibrave fetarë në vend.
Ne jemi plot shpresë, që organizata Gyleniste nuk do të jetë edhe më tej armiku që harrohet dhe shqiptarët do t’i refuzojnë me vendosmëri ushqimet e saj plot helm.
Populli shqiptar i lidhur si vëllai me vëllanë me popullin e madh turk, do të jetë përherë përkrah tij në përpjekjet e përbashkëta për liri demokraci e prosperitet.
Fondacioni “ALSAR”, një kontribues i përhershëm i forcimit të marrëdhënieve miqësore shqiptaro-turke, i kujton me nderime dhe sot të rënët dëshmorë të shtatë viteve më parë, siç ka bërë për çdo mot që nga 2016-ta.

Çdo punonjës i “ALSAR”-it përkulet me nderim në përkujtim të 251 martirëve turq! Urimi i vetëm i çdonjërit prej tyre është: kurrë mos ardhtë më një 15 korrik i tillë për popullin mik turk! ”
Pas përfundimit të fjalës së drejtuesit të Fondacionit ‘ALSAR’, fjala i’u dha z.Petrit Zeneli ku ndër të tjera u shpreh: : “ Edhe sot na ushton në vesh thirrja e para 7 viteve e presidentit Erdogan, drejtuar popullit të tij, “Dilni në shesh të shpëtojmë Turqinë!”! Dhe ata dolën si uraganë për të mbytur me zjarr e hekur tentativën e dështuar për grusht shteti të grupimit të fshehtë komplotisto-terrorist gylenist. Me gjakun e derdhur lumë dhe ndihmën e Zotit ata e shpëtuan, ia dolën! Kjo është Turqia! Ajo thirrje piskamë ishte frymëzim e flakadan për të tërë intelektualët dhe qytetarët e thjeshtë turq, që s’e bënë fjalën dysh por e morën vdekjen në sy. Ajo thirrje mbetet kurdoherë flamur beteje, për çdo vend që kërkon të ecë i vendosur në rrugën e bukur e të vështirë të përparimit!”
Pas të gjithë emocionit të përçuar në sallë nga z.Zeneli fjala i’u dha Kryetarit të Shoqatës ‘Tirana’ z.Arben Tafaj ku ndër të tjera z.Tafaj u shpreh: “Është fakt i pamohueshëm se, Republika e Turqisë është gjendur në krah të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe si edhe gjithë faktorit shqiptar në Ballkan përgjatë gjithë historisë më se një shekullore të shtetit shqiptar. Kjo mbështetje e hapur dhe e vendosur e faktorit shqiptar është shprehur në momentet më kritike për sigurinë e vendit tonë, madje edhe në periudhën
dyzet vjeçare izolacioniste të regjimit komunist në Shqipëri”
Pas fjalës së mbajtur nga z.Tafaj rradha ishte për fjalën e akademikut, diplomatit, politikanit dhe publicistit Abdi Baleta, i cili me një analizë elegante mbi grushtin e shtetit në Turqi ndër të tjera u shpreh: ”Kanë kaluar tashmë 7 vite nga ajo mesnatë dramatike, por përjetimet janë ende të freskëta dhe mësimet nuk harrohen. Atë mesnatë në Turqi u duk se po përsëritej një dukuri nga e kaluara e këtij vendi, rrëzimi i rendit politik dhe i pushtetit civil me dhunë ushtarake. Fatmirësisht ndodhi e kundërta: brenda disa orësh gjendjen e përmbysi ajo që sot vlerësohet si një ‘mrekulli’ në organizimin e ‘qëndresës dhe ngadhnjimit popullor paqësor’ për bllokimin e veprimtarive puçiste. Kjo u shpreh sëpari nëpërmjet thirrjes që i drejtoi kryetari i shtetit gjithë popullit turk, jo vetëm militantëve të partisë së tij, që të dilte në rrugë e të mos lejonte që grushti i shtetit të merrte përmasat që kishin planifikuar autorët e tij. Së dyti, u shpreh në gatishmërinë e shpejtësinë e pabesueshme të popullit për t’i’u përgjigjur kësaj thirrjeje në mënyrë masive, gjë që solli dështimin e grushtit të shtetit brenda një kohe të shkurtër.”
Pas fjalës se z.Abdi Baletës rradha për të shprehur refleksionet e tij mbi ngjarjen e 15 korrikut 2016 ishte për Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë z.Tayyar Kağan Atay, i cili me ndjesinë e një patrioti shprehu përjetimin e tij personal në atë natë të errët për demokracinë në Turqi, ku ndër të tjera me
tone vëllazërore shtoi edhe fuqizimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke në të tashmen dhe për të ardhmen vëllazërore midis dy popujve që historia i sprovoi për shumë shekuj sëbashku. Shkëlqesia e Tij, z.Atay e konsideroi aktivitetin subversist të organizatës ‘FETO’ edhe si një këmbanë alarmi për
Republikën e Shqipërisë.
Në përfundim të refleksioneve të referuesve në monitoret e sallës ‘Balsha’ u shfaq edhe filmi mbi përkujtimin e ngjarjeve të natës së 15 korrikut dhe mbi nderimin e 252 dëshmorëve të asaj nate rrënqethëse.
Pas përfundimit të filmit, Imam Neki Kaloshi i dha një atmosferë qetësuese duke recituar ajete nga Kurani Famëlartë për të pranishmit në sallë. Gjithashtu Atasheu i çështjeve fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z.Adem Gerlegiz bëri duanë e hatmes së Kuranit të kënduar nga
anëtarët e fondacioni “ALSAR” për shpirtrat e dëshmorëve të 15 Korrikut 2016.
Pas përfundimit të programit të gjithë të pranishmit në sallë i’u bashkuan kokteilit në ambientet e ‘Tirana International Hotel’.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 4 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-4-1-1″]

Turqia përkujton dëshmorët e demokracisë

Në kuadër të ngjarjeve të 15 korrikut 2016, pranë pllakadës përkujtimore të 251 dëshmorëve të grushtit të shtetit të mbetur në tentativë në Republikën e Turqisë me iniciativën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë u mbajt një ceremoni përkujtimore.
Në këtë organizim drejtuesi i Fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra mbajti një fjalë mbi refleksionet dhe ndjenjat e përjetuara përgjatë natë së grushtit të shtetit në Turqi ku u shpreh se: ”15 korriku i 2016-s do të mbetet njolla më e errët në historinë e Turqisë moderne, nata kur një tufë puçistësh ngritën armët kundër popullit të tyre, në një tentativë të dëshpëruar për të rrëzuar nga pushteti qeverisësit legjitimë.
Zjarri i puçistëve la të vdekur 251 njerëz, të rënë dëshmorë në përpjekjen vigane për të frenuar çmendurinë e një grushti komplotuesish. Mijëra të tjerë morën plagë në një betejë të pabarabartë, në një përplasje mes civilëve patriotë, njerëzve të thjeshtë të Turqisë, që më në fund kishin vendosur t’i thonin jo një grushti shteti, dhe qindra tradhtarëve që në përdorim kishin një arsenal luftarak, avionë, helikopterë, anije, tanke, makina të blinduara, armë. Turqia kishte parë dhe më herët grushte shteti, një traditë e shëmtuar në republikën e dalë nga hiri i Perandorisë Osmane, por asnjëherë vendi nuk kishte njohur një zgjim të tillë qytetar, të simbolizuar në heroizmin e njeriut të dalë para tankut të puçistëve.
Të infiltruar në forcat e armatosura, në forcat policore, në sistemin e drejtësisë, gati në çdo qelizë të shtetit turk, kërkuan të çojnë në fund atë natë punën e nisur prej disa vitesh. Organizata okulte kishte vendosur të hiqte mantelin e “fetarisë” dhe të vishte rrobën puçiste!
FETO damkosi kështu përgjithmonë veten!
Armiqtë e popullit të vet goditën institucionet kryesore të vendit, qëlluan mbi qytetarët, morën peng njerëz dhe institucione, ushtruan terror, bastisën godina, zvarritën të pafajshëm, derdhën gjak.
Por më kot! Pika e kthesës atë natë të zezë ishte thirrja nëpërmjet televizionit e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për popullin turk, për të dalë në rrugë e sheshe dhe për t’iu kundërvënë puçistëve.
Lumi i njerëzve shpërtheu atë çast, për të mos u ndalur për ditë e javë të tëra. Davaja e puçistëve ishte e humbur prej atij momenti. Një gjë e paimagjinueshme kishte ndodhur, e paparë më parë. Populli kishte frenuar një grusht shteti!
Me gjakun e qindra dëshmorëve, me sakrificën e mijëra të tjerëve, me guximin dhe vendosmërinë e një populli të tërë, u ruajt ardhmëria e Turqisë. Motoja, “Një popull, një flamur, një atdhe, një shtet,” mori kuptim më tepër se çdo herë. Angazhim të pasosur ka patur prej asaj kohe në Turqi për t’i shëruar plagët dhe për t’i mbyllur rrugën çdo përpjekjeje të ngjashme.
Vendi ia ka dalë të mëkëmbet dhe të lërë pas atë kujtim të hidhur, pa humbur asnjëherë vigjilencën dhe pa ndalur luftën ndaj mbetjeve të organizatës terroriste që organizoi grushtin e dështuar të shtetit. Dështimi i atij puçi qe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët të cilët tek Turqia shohin vendin vëlla dhe partnerin strategjik. Ata vuajtën siç vuajtën turqit, u gëzuan siç u gëzuan turqit kur makthi mbaroi dhe dielli lindi përsëri.
Një Turqi e qëndrueshme dhe e begatë është siguri për shqiptarët në Ballkan; duke e ditur këtë, këta të fundit i shohin në dritë të syrit zhvillimet atje, me shpresën se puçi i shtatë viteve më parë nuk do të mund të përsëritet më. Emrat e 251 dëshmorëve në këtë pllakë përkujtimore kanë një domethënie që vlen në çdo vend: një popull i vendosur për të mbrojtur të ardhmen e vet nuk lejon askënd ta nëpërkëmbë e t’i marrë lirinë! Fondacioni “ALSAR”, një kontribues i përhershëm i forcimit të marrëdhënieve miqësore shqiptaro-turke, i kujton me nderime dhe sot të rënët dëshmorë të shtatë viteve më parë, siç ka bërë për çdo mot që nga 2016-ta. Çdo punonjës i “ALSAR”-it përkulet me nderim në përkujtim të 251 martirëve turq! Urimi i vetëm i çdonjërit prej tyre është: kurrë mos ardhtë më një 15 korrik i tillë për popullin mik turk!”
Në përshëndetje të këtij organizimi përkujtues mbi fitoren e demokracisë ndaj grushtit të shtetit Fondacioni ‘ALSAR’ për të gjithë të pranishmit e ndodhur në ambientet e Liqenit Artificial të Tiranës shpërndau embëlsira dhe ujë.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 4 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-4-1″]

soap 2 day