Category Page: Kulturore

Në qytetin e Shkodrës promovohen tre libra nga ‘Botimet Alsar’ të autorit Adem Özköse.

Përgjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës, në ambientet e Bibliotekës ‘Marin Barleti’ u promovuan tre veprat e autorit turk Adem Özköse: ‘Autostop në Xhenet’, ‘ I burgosuri’ dhe ‘Udhëtimi’ të botuara për publikun nga ‘Fondacioni Alsar’.
Në një sallë të tejmbushur dhe nën një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse u mbajtën fjalime përshëndetëse dhe referime mbi romanet tepër interesante të autorit Özköse.
Studiuesi Marlind Laçi shprehu vlersime mbi veprat dhe veçanërisht për njërën prej tyre duke u shprehur se: “Vepra ‘Udhëtimi’ mbart vlera jo vetëm letrare e historike por do i shërbente çdo kancelarie në botë si hartë e Islamit në rang global”.
Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Profesor Zija Vukaj shprehu vlerësime të thella mbi veprat e autorit Adem Özköse duke vënë në dukje kryesisht narrativën mjeshtërore se si autori i tregon ngjarjet në raport me lexuesin, ndërsa shkrimtari Xhahid Bushati pasi shprehu vlerësimet për veprën ‘I burgosuri’ u shpreh se: ‘Kjo vepër tregon qartësisht se çfarë mund të prodhojnë regjimet diktatoriale, të cilat mund ta bëjnë njeriun të përjetojë ‘Ferrin e Dantes’ që në këtë botë’
Pasi referimet mbi veprat përfunduan, fjalën e mori autori i veprave, gazetari dhe shkrimtari Adem Özköse ku shprehu përkushtimin e tij ndaj librit si institucion dhe më tej shpjegoi për publikun shkodran se në çfarë gjëndje emocionale dhe artistike i kishte shkruar këto tre vepra. Ra në sy interesimi i publikut teksa autori jepte fakte mbi përjetimet në lidhje me librin ‘I burgosuri’ ku autori ka hedhur në letër një histori tepër të trishtë ku vetë ai përjeton një situatë tepër të vështirë teksa si reporter i ngjarjeve në Siri merret peng nga bashkëpunëtor të regjimit të Asadit dhe vuan për disa muaj izolimin në birucat nëntokësore në Siri.
Fjala përmbyllëse u mbajt nga drejtuesi i ‘Fondacionit Alsar’ z.Mehdi Gurra i cili shprehu falenderimin për qytetarët e Shkodrës, gjithashtu në emër të ‘Fondacionit Alsar’ ofroi asistencën e tij në mbështetje për promovimin e talenteve të reja në fushën e letërsisë dhe jo vetëm në kuadër të afrimit të rinisë me librin.
Në përfundim të aktivitetit ‘Fondacioni Alsar’ dhuroi për publikun shkodran një kopje për çdo titull të veprave të sipërpërmendura të cilat u firmosën përzemërsisht nga autori Adem Özköse.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 1 1 1 1 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-1-1-1-1-1-1-1-1″]

ALSAR nxjerr albumin e Tiranës, një përmbledhje fotografike të historisë së kryeqytetit

Fondacioni ALSAR e përkujtoi tre vite më parë 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet me një ekspozitë lëvizëse.

Dëshira për t’i dhënë përhershmëri ekspozitës çoi tek ky album. Pjesa më e madhe e atyre fotografive gjenden në të.

Tirana ӫshtӫ sot qendra kryesore e kulturӫs, arsimit dhe artit shqiptar. Iniciativa private i ka dhӫnӫ kryeqytetit njӫ zhvillim tӫ ndjeshӫm industrial dhe ekonomik. Lӫvizja e lirӫ e njerӫzve e ka bӫrӫ atë njӫ metropol tӫ vӫrtetӫ.

I gjithë ky shndërrim, e tërë kjo jetë e gjallë, ritmike, përmblidhet në albumin fotografik, nëpërmjet të cilit një vëzhgues i kujdesshëm arrin të krijojë idenë e tij mbi kërthizën e vendit tonë. Pamja, në vend të leximit, shmang kufizimin ideor dhe e lë perceptimin në dorë të shfletuesit.

Albumi përbën një tjetër arritje në aktivitetin tonë botues. Ai kontribuon në njohjen e së shkuarës, e të djeshmes sonë, të Tiranës së njëqind viteve të fundit.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar E drejta islame e shpjeguar 11″ alias=”postim-alsar-e-drejta-islame-e-shpjeguar-11″]

Botim i ri, “E drejta islame e shpjeguar”

Pasi ka botuar para pak muajsh një vepër madhore nga Sava Pasha, “Studim mbi teorinë e të drejtës islame”, Fondacioni ALSAR e kompleton paraqitjen e këtij personaliteti shumëdimensional me nxjerrjen nga shtypi të botimit, “E drejta islame e shpjeguar”.

Fjala është për një përgjigje të detajuar të një shkrimi nga Injac Goldziher, mbushur me argumentime që ia hedhin poshtë konkluzionet këtij të fundit.

Sava Pasha, ofiqari osman me origjinë shqiptare, na shfaqet më i plotë në botimin tonë të ri, një tekst i karakterizuar nga gjuha e thukët.

Ai mbron punën e tij studimore në përgjigjen e gjatë, duke vënë në dukje njëherazi cektësinë e ideve të Goldziher-it.

Përgjigjja, si një botim, ngjall mes të tjerash interes nga pikëpamja e vlerësimit të debatit akademik të një kohe mjaft të largët.

Botimi ndihmon akoma më tepër për njohjen e figurës së Sava Pashasë, lënë thuajse në harresë deri më sot.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar E drejta islame e shpjeguar” alias=”postim-alsar-berati-1″]

U botua libri, “Berati – Pasuria ndërtimore e kulturore e trashëguar në shekuj”

Koha, lëvizja, pështjellimi njerëzor dhe intelektual, e kanë sjellë në nivelin e sfidës së njëmendtë ruajtjen e trashëgimisë kolektive. Gjuha e nënës është diçka e mbartur vetvetiu ngado ku shkohet, pa pyetur për largësi, e ruajtur qoftë dhe në pak fjalë deri në frymën e fundit. Ndryshe themelit të njeriut global, të endur në një pistë akulli, në një rrëshqitje të gjallë dhe të gjatë në gjetjen e mirëqenies materiale. Formimi, konstrukti i tij mental dhe ideor, nuk ka të ngjarë të jetë i qëndrueshëm pa një bazament të fortë e rrënjë të thella.

    Mjedisi rrethues, familjar brenda shtëpisë, shoqëror jashtë saj, kanë rol përcaktues në mbrujtjen e individit. Dija e përthithur gjatë rritjes prodhon ekuilibër ose çekuilibër, në varësi të cilësisë transmetuese dhe përmbajtësore. Informacioni i shpërndarë me bollëk të panevojshëm, me shpejtësi të rrufeshme dhe me besueshmëri tepër të dyshimtë, godet aftësinë përzgjedhëse dhe ushqen shtrembërime të rrezikshme në botëkuptimin e përgjithshëm. Fjala e duhur, e thënë dhe e shkruar nga njerëz të duhur, e matur dhe e vërtetë, përcjell siguri, qetësi dhe këndvështrim të drejtë.

    Ndërtimi i së sotmes dhe i së ardhmes nuk mund të bëhet pa njohjen e së shkuarës; pa parë se nga vijmë nuk mund të vendosim se ku duhet të shkojmë. Erërave shkretuese u duhet dhënë përgjigje, për të mos i lejuar të fshijnë gjithçka e të na lënë sot pa histori e nesër pa njerëz. Një njohje e tillë është ajo e qyteteve tona, e vendbanimeve të hershme, e perceptimit të organizimit të jetës nëpërmjet vlerësimit të fakteve mbi trashëgiminë e lënë kulturore.

    Përpjekja intelektuale është gjithnjë e mirëpritur, aq më tepër një veprimtari studimore dhe kataloguese, e denjë për të na dhënë njohuri të plota mbi një pasuri shekullore. Patetizmin e përligj fisnikëria e idesë, dhe hapi i parë i projektit është hedhur.

    Ideja është një plan afatgjatë, një projekt i cili do të kërkojë kohë dhe njerëz. Fondacioni ALSAR do ta finalizojë projektin në dhjetë vite, dhe librat e botuar gjatë kësaj periudhe do të përmblidhen më pas në një botim disavëllimësh. Ai do të angazhojë specialistë të fushave të ndryshme për realizimin e këtij projekti.

    Kjo sipërmarrje studimore, përpiluese, do të marrë në konsideratë ndarjen e sotme administrative, zhvilluar hap pas hapi sipas saj. Veçanti përbën verifikimi në vend në ndërtimet e mbetura, qoftë dhe në gjurmët e tyre.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar berati” alias=”postim-alsar-8-mars-1″]

Festohet 8 Marsi, veprimtari me fjalë zemre për nënat

Një aktivitet kushtuar 8 Marsit u zhvillua sot në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR, me pjesëmarrje të gjerë dhe në atmosferë tepër të ngrohtë.

Fëmijë jetimë, protagonistë të veprimtarisë festive, në prani nënash dhe studentesh, e shprehën gëzimin e kësaj dite nëpërmjet interpretimeve të ndiera.

“Gjithmonë duaje nënën tënde, sepse kurrë nuk mund të gjesh një tjetër”, shkruhej karshi pjesëmarrësve në ambientin e zbukuruar për festë.

Koha kaloi shpejt ndërsa çdo gjë e thënë ishte shprehje e kulluar dashurie për nënat. Të shtrenjta për çdokënd, ato meritojnë gjithherë fjalë të ëmbla dhe përqafime.

Vëmendja, respekti dhe përkushtimi ndaj nënave nuk duhet të mungojnë për asnjë çast. Është bukur t’i lumturosh ato, sidomos në ditë të tillë.

Urimi për festën doli nga çdo zemër pjesëmarrësi dhe me sadopak rol në aktivitet: Gëzuar nëna!

[rev_slider slidertitle=”postim alsar 8 mars” alias=”postim-alsar-mercy-to-humanity-1″]

Del nga shtypi “Arratisja spektakolare”, tregim i një ngjarje të vërtetë

Botimet ALSAR i japin lexuesit një tjetër libër me autorësi nga Burhan Al Din Sejdi Fili, një rrëfim intrigues dhe emocionues.

Lëvrues i poezisë dhe prozës, Burhan Fili vazhdon të shkruajë dhe të botojë me të njëjtin zell, duke shfrytëzuar si lëndë të krijimeve të tij dhe përvoja vetjake.

“Arratisja spektakolare” është një produkt i tillë letrar, tregimi me mjeshtëri i një realiteti të jetuar.

Thjeshtësia në të shkruar përbën karakteristikë esenciale të këtij autori që ende ka çfarë t’i japë dhe t’i tregojë publikut.

Krijimtaria e Burhan Filit ka patur për liman sërish Botimet ALSAR, ashtu si dhe më herët; një bashkëpunim i konsoliduar dhe frytdhënës.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar Arratisja spektakolare” alias=”postim-alsar-turqi-ndihma-1-1″]

soap 2 day