Tag Archives: Humanitare

Mish kurbani për shtresa në nevojë

Fondacioni ALSAR ka zhvilluar prej ditës së Kurban Bajramit një aktivitet intensiv humanitar, duke përçuar ngado frymën e festës dhe duke u ardhur në ndihmë mijëra familjeve.

Ndër partnerët që kanë mbështetur shpërndarjen e mishit të kurbanit është dhe IHH, me qendër në Holandë.

Falë kontributit të këtij organizmi humanitar, ndihma në mish kurbani ka mbërritur te shumë nevojtarë. Ajo është dhënë për 2000 familje, në zona të ndryshme të vendit.

Punonjësit e ALSAR-it shpërndanë paketime me mish kurbani në njësinë administrative të Bërzhitës dhe në atë të Petrelës.

Në Bashkinë e Maliqit, e në Korçë dhe Devoll, u shpërnda një tjetër sasi. Në Elbasan, shpërndarje pati në Labinot-Katund.

Në Tiranë, ndihmën e përfituan dhe familje jetimësh, anëtarë të shoqatës “Shpresa për jetën” e pensionistë.

Ndihma u prit kudo me mirënjohje dhe falënderim.

Fëmijë jetimë marrin veshmbathje, dhuratë për Kurban Bajram

Fëmijë jetimë, të shoqëruar nga nëna dhe të afërm, mbushën një nga sallat e Hotel “Tirana International” një ditë para Kurban Bajramit në një aktivitet humanitar të organizuar nga Fondacioni ALSAR.

Organizimi kishte në qendër pikërisht jetimët, për të cilët ishin përgatitur veshmbathje si dhuratë për Kurban Bajramin.

Aktivitetin e mbështeti HASENE, organizata humanitare me qendër në Gjermani. Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të saj, të ardhur posaçërisht për veprimtari humanitare në këto ditë feste.

Pjesëmarrësve u foli kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, e po ashtu një nga përfaqësuesit e organizatës partnere.

Veshmbathje u dhuruan për 300 fëmijë jetimë; ata morën njëri pas tjetrit paketimet e posaçme.

Atmosferën e bënë akoma më festime vallet e të vegjëlve të veshur me kostume popullore.

Në vëmendje gjatë tërë kohës në aktivitetin humanitar të ALSAR-it, për jetimët është bërë prej kohësh traditë dhënia e dhuratave në veshmbathje në prag të festave të këtilla.

Shpërndahet mish kurbani në qytete të ndryshme të vendit

Në traditën e konsoliduar prej vitesh, dhe në kuadër të aktivitetit humanitar, Fondacioni ALSAR ka organizuar dhe ka kryer prej së dielës shpërndarjen e mishit të kurbanit për shtresa në nevojë.

Kjo veprimtari e përsëritur për çdo vit në Kurban Bajram u vjen në ndihmë mijëra familjeve, duke u dhënë mundësi t’i gëzohen siç duhet festës.

ALSAR e realizon shpërndarjen masive në bashkëpunim me organizata partnere.

Kështu, me mbështetjen e HASENE-së, me qendër në Gjermani, mish kurbani është shpërndarë për 1600 familje në qarkun e Elbasanit.

Në Cërrik e përfituan 500 familje mishin e kurbanit, në Gramsh përfitues ishin 250 familje, e po kaq në Peqin. Në Librazhd ndihma në mish kurbani shkoi për 300 familje, dhe i njëjti numër familjesh, 300, e morën atë në Çërravë.

Përfaqësues të HASENE-së e ndoqën nga afër procesin, duke marrë vetë pjesë në shpërndarjen e mishit të kurbanit.

ALSAR ka zhvilluar veprimtari të njëjta këto ditë dhe me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Veshmbathje për jetimët në Kurban Bajram

Siç ndodh gjithmonë kur vijnë Bajramet, të gëzuarit e parë janë fëmijët, si marrës dhuratash. Dhe si për çdo Bajram, Fondacioni ALSAR kujdeset që jetimët të lumturohen sa më shumë.

Pragu i këtij Kurban Bajrami nuk mund të ishte ndryshe. Tradita vijoi dhe u pasurua me dy aktivitete të tilla.

Nën fokusin e vazhdueshëm të fondacionit, qindra fëmijëve jetimë iu dhuruan veshmbathje fundjavën e sapolënë pas.

Në aktivitetin humanitar të zhvilluar në mjediset e hotelit “Tirana International”, punonjës të ALSAR-it pritën me dashuri jetimët dhe u dhanë dhuratën në veshje të përgatitur paraprakisht.

Përfitues të veshmbathjeve ishin 350 fëmijë, ndërsa aktivitetin e mbështeti WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.

Një veprimtari e ngjashme u organizua dhe për jetimë të tjerë, me mbështetjen e një tjetër enti partner të ALSAR-it.

Dhurohen shami për vajza e gra besimtare

Ndër aktivitetet e Fondacionit ALSAR gjatë këtyre ditëve është dhe shpërndarja e shamive për besimtare muslimane.

Një sasi e mbulesave të kokës u shpërnda në periferitë rurale të Elbasanit, në Labinot-Katund dhe në Labinot-Mal.

Shpërndarja e ka vijimin në Lushnjë dhe në fshatin Mënik të Tiranës.

Përmes projektit të mbështetur nga IHH me qendër në Belgjikë, shpërndahen 400 dhurata që përmbajnë shamitë për besimtaret.

Projekti ka të ndërthurur elementet humanitare dhe besimore, si një ndihmë specifike për komunitete me vetëdijshmëri të mirë fetare.

Ndihmë financiare për fëmijë jetimë

Në vijimësi të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR dhe të kujdesit të tij të pandërprerë për jetimët është zhvilluar javën e lënë pas veprimtaria e dhënies së një ndihme financiare.

Fëmijët u pritën në ambientet e fondacionit, ku morën ndihmën e dedikuar atyre.

Për 78 jetimë u dha kësti i tremujorit të dytë të vitit, të projektit të realizuar me mbështetjen e Mercy to Humanity, entit humanitar me qendër në Britani.

Dhënia e ndihmës financiare u realizua në bashkëpunim me degën e këtij organizmi në kryeqytetin tonë.

ALSAR i mbështet në mënyrë të vazhdueshme jetimët dhe familjet e tyre, duke u siguruar ndihmë shumëplanëshe.

Projektet për fëmijët jetimë zënë vend qendror në strukturën e aktivitetit humanitar të fondacionit.

soap 2 day