Tag Archives: Humanitare

Dy xhami në Dibër pajisen me tapete, dhuratë e Xhamisë së Negotinës

Xhamia ne Diber

I angazhuar, veç të tjerash, dhe për mbarëvajtjen dhe pasurimin e jetës shpirtërore të shoqërisë, Fondacioni ALSAR ka kontribuar për shtrimin me tapete të dy xhamive në fshatra të Dibrës.

Dhuratë e Xhamisë së Negotinës, në Maqedoninë e Veriut, tapetet u shtruan në një xhami të Maqellarës dhe në një tjetër në Brest të Epërm, në Kastriot.

Tapetet, 300 m², zbukuruan ambientet e brendshme të xhamive dhe i bënë më të ngrohta ato, duke i përmirësuar kushtet për besimtarët.

Qendra të ushqimit shpirtëror dhe të edukimit moral, xhamitë e kishin të nevojshme veshjen e dyshemeve me tapete, si kërkesë dhe e vetë komunitetit vendas.

Procesi i dhurimit dhe i mbërritjes në destinacion të ndihmës materiale të dhuruar pati mbështetjen dhe mbikëqyrjen nga afër të Fondacionit ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar tapetet-xhamise” alias=”postim-alsar-tapetet-xhamise”]

Realizimi i një projekti ndihme: familje të fëmijëve jetimë marrin fidanë arrash

Fondacioni ALSAR dhe IHH me qendër në Holandë kanë bashkëpunuar në realizimin e një tjetër projekti të përbashkët ndihme.

Me mbështetjen e IHH-së me qendër në Holandë, ALSAR ka shpërndarë sot 1200 fidanë arrash për familje të fëmijëve jetimë të Tiranës.

Nga i quajturi “Projekt i ndihmës me fidanë arrash” kanë përfituar 30 familje të fëmijëve jetimë, që me ndihmën e dhënë do të kenë mundësi ta kultivojnë këtë pemë frutore, arrën, e të rregullojnë ekonominë familjare.

Realizimi i këtij projekti është një kontribut humanitar për shtresat në nevojë, së cilave Fondacioni ALSAR u vjen në ndihmë gjatë gjithë vitit në forma të ndryshme, me projekte të ndryshme.

Fëmijët jetimë dhe familjet e tyre janë gjithnjë në fokusin e aktivitetit humanitar të ALSAR-it.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar fidanet” alias=”postim-alsar-fidanet”]

Në vazhdim të projektit të diplomacisë gastronomike, nëna jetimësh dërgohen në Turqi për të mësuar më tepër mbi kuzhinën turke

Ashtu siç ishte premtuar në mbarim të kursit të mësimit të kuzhinës turke javë më parë, një numër kursantesh janë dërguar në Turqi për t’i thelluar njohuritë mbi kuzhinën turke dhe për t’u përgatitur akoma më mirë.

Shtatë të përzgjedhurat prej 25 nënave të fëmijëve jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga Fondacioni ALSAR, ndjekëse të kursit dhe të pajisura me certifikatat përkatëse, do të qëndrojnë dy javë në Turqi dhe do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër punën në kuzhinat turke të restoranteve të administruara nga mastershefja Ebru Baybara Demir. E njohur ndërkombëtarisht, mjeshtra turke e kuzhinës e drejtoi kursin dhe në Tiranë.

Kualifikimi shtesë ka për t’i shërbyer aftësimit më të plotë të nënave të jetimëve, ka për t’ua bërë më të lehtë rrugën e nisur në këtë profesion të ri dhe do t’u krijojë mundësi më të mira punësimi.

Punës së përbashkët së disa institucioneve për këtë projekt i bashkangjitet dhe mbështetja e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit. Ndërkohë, i gjithë programi dhe aktiviteti bazohet në nismën e Zonjës së Parë të Turqisë, Emine Erdoğan, për ta bërë të njohur kudo kulinarinë turke.

I përfshirë aktivisht në aktivitetin e gastrodiplomacisë Turqi-Shqipëri, Fondacioni ALSAR përmbush dhe misionin e tij humanitar për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, në këtë rast, nënave të fëmijëve jetimë për të cilët kujdeset pandërprerë.

Projekti i gastro-diplomacisë, jepen certifikata për ndjekëset e kursit të mësimit të kuzhinës turke

Një ceremoni për dhënie certifikatash është organizuar në përfundim të kursit të mësimit të kuzhinës turke, ndjekur nga 25 nëna të fëmijëve jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga Fondacioni ALSAR.

Ceremoninë e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük, dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

Kursi i zhvilluar në kuadër të projektit të diplomacisë gastronomike Turqi-Shqipëri pati të veçantë pjesëmarrjen e mastershefes së mirënjohur turke, Ebru Baybara Demir. Esenciale, e vyer, ishte prania dhe ndihma e saj për mbarëvajtjen e kursit.

Të pranishmëve iu drejtua fillimisht me një fjalë kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i cili foli mbi rëndësinë dhe të mirat e një projekti të tillë të diplomacisë gastronomike.

Veprimtarinë e përshëndeti më pas ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük. Një fjalë mbajti dhe mastershefja turke, Ebru Baybara Demir.

Nënat e jetimëve morën certifikatat në përfundim të kursit që u hap mundësinë e punësimit dhe të sigurimit të të ardhurave të vazhdueshme, ndërkohë që u dhanë dhurata për mastershefen turke dhe bashkëshorten e ambasadorit turk në Tiranë, znj. Ayşegül Erdal Yörük.

Ceremoninë e shoqëruan pamjet filmike të zhvillimit të kursit, përgatitur nga Fondacioni ALSAR dhe Anadolu Agency.

Në mbarim të ceremonisë, të pranishmit shijuan darkën e shtruar me gatimet e nënave të jetimëve.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar kursi kuzhines2″ alias=”postim-alsar-kursi-kuzhines-2″]

Nëna jetimësh marrin mësime kuzhine nga mjeshtrja turke

I gjendur gjithmonë pranë jetimëve dhe familjeve të tyre, Fondacioni ALSAR u ka dhënë mundësinë 20 nënave të fëmijëve jetimë të marrin mësime kuzhine falas në një kurs dyjavor.

Kursi zhvillohet me pjesëmarrjen e mjeshtres së njohur turke të kuzhinës, Ebru Baybara Demir, në kuadër të një programi mbi nismën e zonjës së parë të Turqisë, bashkëshortes së presidentit turk, Emine Erdoğan, për njohjen ngado të kulinarisë turke.

Nënat e jetimëve do të mund të marrin nëpërmjet kursit njohuri mbi kuzhinën turke, e të kualifikohen për një punësim të mundshëm, prej nga do të siguronin të ardhura të vazhdueshme dhe të nevojshme.

Sipas vetë zonjës Ebru Baybara Demir në një deklarim mediatik, me mësimin e kuzhinës turke këtyre grave u vihet në ndihmë për të siguruar të ardhura nga kjo kuzhinë dhe kontribuohet në integrimin social të tyre.

Ndjekëset e kursit janë nëna të fëmijëve jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga Fondacioni ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar kurs” alias=”postim-alsar-kurs”]

Familjeve të jetimëve u vihet në ndihmë me mish “Adak”

Pjesë e ndihmës së dhënë nga HASENE, në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, për fëmijët jetimë ishte dhe shpërndarja e mishit “Adak”.

Organizata e ndihmave me qendër në Gjermani e realizoi projektin e shpërndarjes së mishit “Adak” për 400 familje jetimësh në dy qytete.

Pas prerjes së 10 lopëve, pakot me mish “Adak” u ndanë në Tiranë pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR për 250 familje jetimësh. Përfituese të tyre ishin dhe 150 familje jetimësh në Elbasan.

Kjo veprimtari bamirëse u krye në mesjavë, më 28 tetor.

“Projekti i jetimëve” i HASENE-së, takimi me jetimët, u përmbush në ndërveprim të ngushtë me Fondacionin ALSAR.

Mbështetja e shtresave në nevojë, ndihma e vazhdueshme për jetimët, përbëjnë bazën e aksionit bamirës të Fondacionit ALSAR. Bashkëpunimi me organizata partnere mundëson realizimin e shumë projekteve.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar jetimet 1 1 1″ alias=”postim-alsar-jetimet-1-1-1″]

soap 2 day