Tag Archives: Humanitare

Fillon shpërndarja e ndihmave për stinën e dimrit, batanije për familje në nevojë

Me hyrjen e vjeshtës, ditët e ftohta nuk duken më aq larg sa ç’ishin në gushtin përvëlues. Dimri do të nisë të trokasë pak nga pak, duke sjellë dhe nevojën për t’u ngrohur.

Fondacioni ALSAR i paraprin stinës së ftohtë me nisjen e projektit të shpërndarjes së ndihmave dimërore për familje në nevojë.

Mes të parëve që e përfituan ndihmën këto ditë ishin 100 familje të fëmijëve jetimë në Tiranë. Për çdonjërën prej tyre u dhanë nga tre batanije.

Projektin e mbështeti IHH me qendër në Holandë.

Ndërsa kujdeset për fëmijët jetimë, ALSAR nuk lë jashtë vëmendjes dhe familjet e tyre, shpesh në nevojë për gjërat më elementare.

ALSAR-i u gjendet ngaherë pranë shtresave në nevojë të shoqërisë; ndihmat dimërore janë pjesë e aktivitetit humanitar të fondacionit.

Ndihmat dimërore: nevojtarëve u jepet lëndë drusore për ngrohje

Një ndihmë e dhënë për familjet në nevojë me afrimin e dimrit është lënda drusore për ngrohje. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundësi ta blejnë atë, as të ngrohen ndryshe, prandaj Fondacioni ALSAR e ka parë të nevojshme t’ua sigurojë një sasi të caktuar.

Me projektin humanitar të ALSAR-it për shpërndarjen e ndihmave dimërore, lëndë drusore për ngrohje në sasinë një metër kub u është shpërndarë 100 familjeve të fëmijëve jetimë në Tiranë.

Mbështetje për realizimin e projektit dha IHH me qendër në Holandë.

Projekti i shpërndarjes së ndihmave dimërore është në fillimet e veta për këtë sezon. Ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, harta e shpërndarjes së ndihmave dimërore do të zgjerohet, e bashkë me të dhe numri i përfituesve, individë apo familje në nevojë.

Lënda drusore është vetëm një në ndihmat e shumta për nevojtarët që ALSAR jep përgjatë gjithë vitit.

Solidarizimi me njerëzit në nevojë, me të pamundurit, ndihma për ta, gjendet në esencën e aktivitetit të Fondacionit ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim ndihma drure” alias=”postim-ndihma-drure”]

Veshmbathje, tjetër ndihmë e dhënë jetimëve

Gjithanshmëria e ndihmës së dhënë për 200 fëmijë jetimë në Tiranë të hënën e fundit të shtatorit u plotësua me veshmbathjet e dhuruara atyre.

Pas marrjes së ndihmës periodike financiare, çantave dhe mjeteve të tjera shkollore, për jetimët u dhuruan dhe veshmbathje, pantallona, bluza dhe atlete.

Veprimtarinë dhuruese të Fondacionit ALSAR e mbështeti IHH me qendër në Holandë.

Aktiviteti humanitar i ALSAR-it i kushtuar fëmijëve jetimë ka në historikun e tij shumë projekte ndihmash, realizuar me sukses në të katër anët e vendit.

Qindra fëmijë jetimë janë prej vitesh nën përkujdesjen e Fondacionit ALSAR, të ndihmuar në çdo pikëpamje. Shumë prej projekteve të ndihmave për jetimët kanë patur dhe kanë mbështetjen e organizatave dhe fondacioneve të huaja partnere.

[rev_slider slidertitle=”postim ndihma femijet jetime” alias=”postim-ndihma-femijet-jetime”]

Fëmijë jetimë marrin ndihmën financiare periodike, një aktivitet i mbështetur nga IHH me qendër në Holandë

Në kuadër të aktivitetit të tij humanitar, të misionit për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, veçanërisht fëmijëve jetimë, Fondacioni ALSAR shpërndau ndihmën financiare periodike për 200 jetimë në Tiranë.

Ndihma financiare e dhënë periodikisht i përket tremujorit të tretë të këtij viti. Ajo shkon për fëmijë jetimë të ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme nga Fondacioni ALSAR.

Projekti u mbështet nga IHH me qendër në Holandë, një organizatë ndihmash me të cilën ALSAR ka bashkëpunim të ngushtë dhe të shtrirë në kohë.

Jetimë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë kanë te ALSAR-i një ndihmues të sinqertë në lehtësimin e jetës së vështirësuar nga mungesa e prindit.

Kontributi financiar i ALSAR-it për jetimët përbën vetëm një pjesë të ndihmës së shumtë dhe të larmishme që u jepet atyre përgjatë gjithë vitit; një dëshmi e qartë e solidaritetit njerëzor!

[rev_slider slidertitle=”postim ndihma financiare” alias=”postim-ndihma-hollane”]

Në verilindje, në njësinë administrative Tomin në Peshkopi, shpërndahen pako me ushqime

Të ardhurat e pakta për frymë dhe niveli i ulët i jetesës e karakterizojnë prej kohësh verilindjen e vendit. Nevoja për ndihmë atje është e përhershme; të shumtë janë nevojtarët.

Fondacioni ALSAR ishte me ndihmat e tij një ditë më parë, më 8 shtator, në njësinë administrative Tomin të Peshkopisë, për të kontribuar në lehtësimin e ngushticave të përditshmërisë për banorët e zonës.

Projekti i ndihmës kishte karakter arsimor dhe humanitar: dhurim çantash shkollore për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Idriz Kaba” dhe shpërndarje e pakove ushqimore për banorët nevojtarë.

Familjeve në nevojë iu shpërndanë 55 pako, mbushur me artikujt bazë ushqimorë.

Kontributi për t’ua lehtësuar sadopak jetën nevojtarëve është shprehje kësisoj dhe e solidaritetit me shtresat në nevojë të shoqërisë.

ALSAR u vjen vazhdimisht në ndihmë atyre që u mungojnë gjërat elementare për një jetë normale, në përmbushje të aktivitetit të tij humanitar, të nisur dhe të pandalur që nga dita e parë e krijimit të fondacionit.

[rev_slider slidertitle=”postim peshkopi pako ushqimore” alias=”postim-peshkopi-pako-ushqimore”]

U vihet në ndihmë familjeve të të verbërve me pako ushqimore

Fondacioni ALSAR e nisi shtatorin me një projekt humanitar në ndihmë të të verbërve.
Familje të verbërve në tre qytete kanë marrë gjatë këtyre dy ditëve ndihma në ushqime.
Projekti ka përfshirë Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin, ku pako ushqimore u dhanë për 55 familje të verbërish.
Ndarja u bë në koordinim me SHVSH-në, Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë, e cila mundësoi listën e atyre që do u jepej ndihmë ushqimore.
Një projekt i tillë ishte i pari për ALSAR-in, me veprimtari të gjerë humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë shqiptare.
Aktiviteti humanitar i fondacionit rritet vit pas viti, e po kështu zgjerohet dhe masa e përfituesve nga ndihma e shumëllojshme e dhënë. Në numër të konsiderueshëm, të verbërit janë në nevojë të vazhdueshme për ndihmë në mbijetesën e tyre, e për këtë nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes së ALSAR-it.

[rev_slider slidertitle=”postim verbërve me pako ushqimore” alias=”postim-kurset-verore-1″]

soap 2 day