Tag Archives: Kulturore

Gaqo Bushaka në botimet tona, me “Përrallat e hënës”

Botimet ALSAR i sjellin lexuesit një autor me shumë emër, të suksesshëm dhe mjaft të dashur posaçërisht për të vegjlit.

Sa e sa fëmijë i kanë lexuar përrallat e tij, i kanë dëgjuar dhe kanë zhvilluar përmes tyre imagjinatën. Lëvrues i spikatur i letërsisë për fëmijë, Gaqo Bushaka njihet për përrallat e shkruara me aq mjeshtëri dhe pritur aq mirë nga lexuesi së cilit i janë kushtuar.

Ai na paraqitet tani me “Përrallat e hënës”, një botim i ri i sapodalë nga shtypi.

Përmes rrëfimesh të pasura me figura letrare, temash e personazhesh, autori ngjall kërshërinë e fëmijës lexues, të paaftë më pas për ta hequr librin nga dora deri në mbarim të faqes së fundit.

Përralla që do t’ju rrëfej ka bërë udhë të gjatë gjersa ka ardhur tek unë, se përrallat udhëtojnë shumë nëpër botë.” Kjo është vetëm fjalia e parë e një prej ndarjeve të tekstit, e një prej përrallave, asaj nga shkretëtira, por të ngjashme me të ka plot në botimin e ri të ALSAR-it.

Veprimtari në Elbasan për ditëlindjen e Profetit Muhamed

Fondacioni ALSAR organizoi në Labinot-Katund, në Elbasan, një veprimtari të kushtuar ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.).

Në xhaminë plot me besimtarë dhe besimtare u këndua Kur’an dhe u fol mbi të Dërguarin e Zotit, mbi sunnetin e tij, mbi trashëgiminë udhërrëfyese që ai i la njerëzimit.

Këndimin e vargjeve kur’anore e bëri hafizi Osman Özmaden.

Ndjekësit e veprimtarisë dëgjuan fjalën e kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, një ligjëratë të shkurtër për ditëlindjen e Profetit Muhamed (a.s.), për rëndësinë e përkujtimit të kësaj ngjarjeje.

Për krijesën njerëzore më të dashur për myslimanët u foli të ardhurve në xhami dhe atasheu për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz.

Teologu Ziber Lata, nga Maqedonia e Veriut, dhe prof. dr. Abdullah Hikmet Atan, nga Turqia, ligjëruan gjithashtu për të njëjtën temë, duke e përshkruar nga disa këndvështrime madhështinë e personalitetit të Profetit Muhamed (a.s.).

Veprimtaria e së dielës, më 29 shtator, pasoi simpoziumin e organizuar një ditë më parë në Korçë nga Fondacioni ALSAR, nën fjalët, “Ditëlindja jote: ditëlindja jonë”.

ALSAR organizon për çdo vit veprimtari të dedikuara ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.).

Mbahet në Korçë simpoziumi për ditëlindjen e Profetit Muhamed, organizuar nga Fondacioni ALSAR

Me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.), në qytetin e Korçës u mbajt këtë të shtunë, më 28 shtator, një simpozium kulturor.

Aktiviteti i organizuar nga Fondacioni ALSAR, i quajtur, “Ditëlindja jote: ditëlindja jonë”, mblodhi qytetarë të shumtë në sallën e “Grand Hotel Palace”.

Ditëlindja e Profetit, kjo ngjarje me rëndësi të veçantë dhe të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, ishte qendra e fjalëve të të gjithë atyre që iu drejtuan të pranishmëve.

Simpoziumi u hap me këndim të vargjeve të Kur’anit Famëlartë nga hafizi Osman Özmaden.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, mbajti fjalën e hapjes, të kushtuar tërësisht të Dërguarit të fundit të Zotit.

Ai u uroi fillimisht mirëseardhjen të pranishmëve dhe foli mandej për njeriun të cilit i zbriti fjala hyjnore, për qenien më të përsosur njerëzore, për shembullin më të mirë njerëzor, për udhërrëfyesin e njerëzimit në rrugën e duhur, në rrugën e besimit dhe të moralit.

Z. Gurra i mëshoi rëndësisë së aktiviteteve të tilla në përkujtim të ditëlindjes së Profetit Muhamed, foli mbi mevludin, e solli gjithashtu në vëmendjen e dëgjuesve angazhimin organizativ të Fondacionit ALSAR në këtë kontekst, me veprimtari dhe me botime.

Një fjalë përshëndetëse mbajti atasheu për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz.

Fjala e radhës i takoi në simpozium teologut Ziber Lata, të ardhur nga Maqedonia e Veriut. Ligjërata e tij u pasua nga ajo e mysafirit nga Turqia, prof. dr. Abdullah Hikmet Atan.

Në mbarim të simpoziumit pati dhe një koktej për pjesëmarrësit.

Promovohet në qytetin e Shkodrës botimi i ALSAR-it në dy vëllime, “Shkodra – Histori që gjallon me reliket e saj”

Vetëm pak muaj pasi Botimet ALSAR nxorën nga shtypi një vepër dyvëllimëshe të autores Zenepe Dibra, “Shkodra – Histori që gjallon me reliket e saj”, në qytetin e Shkodrës u zhvillua një aktivitet promovues.

Promovimi i veprës u bë të enjten, më 26 shtator, në Kinema Republika, në praninë e të interesuarve të shumtë që kishin mbushur sallën.

Autorja e veprës çmoi në fjalën e mbajtur angazhimin botues të ALSAR-it dhe shprehu mirënjohjen e saj e të qytetarëve të Shkodrës për këtë kontribut. Falënderim të posaçëm i përcolli ajo botuesit.

Në promovim u shfaq dhe një dokumentar i RTSH-së, i nxitur nga botimi.

Të pranishmit në promovim i përshëndeti znj. Sidita Halluni në emër të Fondacionit ALSAR.

Kryetari i Fondacionit ALSAR zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit

Drejtuesi i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, zhvilloi këtë të premte një vizitë në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë.

Ai u prit në këtë takim pune nga i ngarkuari me punë, z. Adnan Alghunaim.

Në takim u bë paraqitja e aktivitetit të Fondacionit ALSAR në vite, me fokus të bisedës dhe në kontributet e institucioneve dhe organizatave kuvajtiane për realizimin e projekteve të ndryshme humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë në vendin tonë, veçanërisht në ndihmë të fëmijëve jetimë.

Bashkëbiseduesit folën mbi mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit të Fondacionit ALSAR me institucione të ngjashme në shtetin e Kuvajtit. U theksua krijimi i urave të reja të bashkëpunimit përmes ambasadës dhe forcimi i marrëdhënieve institucionale.

Takimin u mbizotërua nga fryma miqësore dhe shkëmbimi i dobishëm i ideve. I ngarkuari me punë u urua për detyrën, ndërsa u dhuruan dhe titujt më të rinj të Botimeve ALSAR.

Akademikë nga Malajzia vizitojnë Fondacionin ALSAR

Mjediset e Fondacionit ALSAR i vizitoi këtë javë një grup akademikësh nga Malajzia, në kuadër të një turneu në Ballkan.

Ata u pritën nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i cili u uroi mirëseardhjen dhe i njohu me veprimtarinë e gjerë të institucionit.

Mysafirët e ndoqën me vëmendje fjalën e mikpritësit, të interesuar për të mësuar mbi aspekte të jetës sociale dhe akademike në vendin tonë.

Kërkimi i mundësive dhe hapësirave për bashkëpunime ndërinstitucionale zuri vend në bisedën me mysafirët malajzianë.

Vizitorët shprehën mirënjohjen për ngrohtësinë me të cilën u pritën dhe i uruan kreut të fondacionit më të mirat në aktivitetin e lavdërueshëm humanitar, arsimor dhe kulturor.

soap 2 day