Category Page: Arsimore

    Pajisen me çanta nxënës të shkollës 9-vjeçare të Trebishtit, në qarkun e Dibrës

    Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një aktivitet me karakter humanitar dhe arsimor në zonën e Trebishtit, në qarkun e Dibrës.

    Për t’u ardhur në ndihmë nxënësve me një artikull të domosdoshëm, është realizuar dhurimi i çantave të shkollës për dhjetëra fëmijë.

    Përfitues të kësaj dhurate ishin nxënësit e shkollës 9-vjeçare “10 Dëshmorët” në Trebisht.

    Në aktivitet merrte pjesë përfaqësuesi i IHH-së me qendër në Holandë, organizatës me të cilën ALSAR bashkëpunon në realizimin e projekteve të ndryshme.

    Çantat u dhanë për 115 nxënës, të lumturuar dhe falënderues për dhuratën.

    Ndërsa projekti parashikonte dhurimin e 125 çantave shkollore, sasia e mbetur është shpërndarë për nxënës në një lokalitet të Malësisë së Madhe.

    Programi i bursave të ekselencës, studentë marrin këstin e parë për këtë vit akademik

    Në kuadër të aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR dhe të përkrahjes në fushën e dijes për brezin e ri, të hënën e 23 dhjetorit është dhënë kësti i parë i bursave të ekselencës për një numër prej tyre.

    Shpërndarja është bërë në sallën e konferencave të fondacionit, si zhvillim i programit të bursave të ekselencës për vitin akademik 2024-2025.

    IHH, me qendër në Holandë, e mbështeti dhe e mundësoi veprimtarinë, me një përfaqësues pjesëmarrës në të. Në fjalët e thëna prej tij studentëve që e morën këstin mbizotëroi një panoramë e aktivitetit të gjerë të organizatës së përfaqësuar nga ai.

    Çeqet i përfituan 25 studentë, shprehës të falënderimit për ndihmën monetare të ofruar.

    Veprimtaria përfshiu dhe dhurimin e laptopëve për tre studentë që përfitojnë nga programi i shpërndarjes së bursave të ekselencës.

    ALSAR dhe ADEMDER nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, fryt i saj dhe akordimi i bursave të ekselencës për studentë

    Fondacioni ALSAR dhe shoqata ADEMDER, me qendër në Turqi, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që do ta ngrejë në një stad më të lartë ndërveprimin midis tyre.

    Protokollin e bashkëpunimit e nënshkruan drejtuesit e dy enteve homologe, kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, dhe kryetari i shoqatës ADEMDER, prof. dr. Ahmet Şimşirgil.

    Marrëveshja parashikon realizimin e projekteve me karakter të përbashkët në fushën humanitare, arsimore dhe kulturore. Bashkëpunimi synon të rrisë kontributin në dobi të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe të vërë më në pah vlerat që mbartin palët e këtij partneriteti.

    Produkt i menjëhershëm i këtij finalizimi ishte akordimi i bursave të ekselencës për dhjetë studentë të universiteteve publike. Projekti u mundëson mbështetjen financiare këtyre studentëve të përzgjedhur për programin e vitit akademik në vazhdim, 2024-2025.

    Në ceremoninë e dhënies dhe të këstit të parë të bursës, në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR, studentëve u mbajti një ligjëratë kryetari i shoqatës ADEMDER.

    Prof. dr. Ahmet Şimşirgil u foli djemve dhe vajzave për misionin e përbashkët të organizimit që ai drejton dhe të ALSAR-it, për kontributin e prekshëm në fushën e arsimit, të nevojshëm dhe të dobishëm për shoqërinë shqiptare, si dhe për shoqërinë turke, ku ADEMDER ushtron aktivitetin kryesor.

    Një varg këshillash të dhënë të rinjve prej tij konsistuan në vështrimin dhe perceptimin si duhet të realitetit, si dhe në investimin në arsimim, si baza më e mirë për të ardhmen. Vend zuri në ligjëratë dhe e shkuara e përbashkët historike, bashkëjetesa shekullore, trashëgimia e pasur e dy popujve.

    Në programin e së shtunës së 30 nëntorit bënte pjesë dhe realizimi i një projekti humanitar në ndihmë të fëmijëve jetimë.

    Mbështetja financiare për studentët e universiteteve publike, shpallen fituesit e bursave të ekselencës për vitin akademik 2024-2025

    Vëmendja dhe mbështetja e Fondacionit ALSAR për arsimimin e duhur të brezit të ri konkretizohet ndër të tjera dhe me dhënien e bursave të ekselencës për studentë të universiteteve publike.

    Programi i akordimit të kësaj mbështetjeje financiare ka fituar cilësinë e një projekti parësor në kuadër të aktivitetit tonë arsimor, i zhvilluar viti pas viti. Nëpërmjet tij ndihmohen studentë të shkëlqyer, të rinj e të reja që marrin mbështetjen e nevojshme për t’u shkolluar sa më mirë e për të qenë të gatshëm t’i shërbejnë zhvillimit shoqëror kur të ndahen me auditorët e universiteteve.

    Për përcaktimin e fituesve të vitit akademik aktual, 2024-2025, komisioni përzgjedhës i Fondacionit ALSAR ka marrë në shqyrtim dosjet e aplikuesve dhe ka zhvilluar intervista me ta. Është vlerësuar niveli i paraqitjes së studentëve dhe janë respektuar kriteret e përzgjedhjes.

    Ndër aplikuesit nga universitete publike të vendit, në Tiranë, Elbasan, Korçë, janë përzgjedhur 85 fitues të bursave të ekselencës, studentë në degë të ndryshme, në nivele të ndryshme studimi dhe nga qytete dhe lokalitete të ndryshme.

    Emrat e fituesve të bursave të ekselencës për vitin akademik 2024-2025 janë si më poshtë:

    1. Anamaria Spaho

    2. Ester Koço

    3. Geraldina Agolli

    4. Keti Tasho

    5. Kreshnik Mehmeti

    6. Maria Xheli

    7. Silvia Goçi

    8. Sindi Muharem

    9. Sofia Lara

    10. Suzana Baçevski

    11. Alesja Kume

    12. Dhurata Shkembi

    13. Elvisa Hamati

    14. Fabiola Gengo

    15. Florian Mejdolli

    16. Greta Jazxhi

    17. Katerina Adri

    18. Megi Mallkasi

    19. Megiana Qose

    20. Orgito Pronjari

    21. Rahila Kuqo

    22. Abjon Halili

    23. Armena Korançe

    24. Artjola Osmani

    25. Asien Ceni

    26. Belkisa Dervishi

    27. Bleona Sejdini

    28. Blerina Tafaj

    29. Denada Norja

    30. Desara Kanina

    31. Dhurata Doda

    32. Dritana Hida

    33. Eliesa Bashvogli

    34. Elisabeta Jaupi

    35. Elmira Alushaj

    36. Eneo Doçi

    37. Eralda Hoda

    38. Erjane Muhadri

    39. Esi Muska

    40. Esma Hadaj

    41. Esmeralda Metko

    42. File Xhaferaj

    43. Flavio Zhusti

    44. Hafije Fejzuli

    45. Hateme Nasufi

    46. Ines Pasmaqi

    47. Jon Kola

    48. Jona Haxhiaj

    49. Juljan Bala

    50. Jusra Loku

    51. Klaudia Gjini

    52. Klaudja Lifo

    53. Klevis Brahaj

    54. Kostandino Rroga

    55. Kreshnik Rroshkadol

    56. Linda Tairi

    57. Livia Sejdiu

    58. Luiz Bala

    59. Megi Hebibasi

    60. Mersid Zeqja

    61. Meruan Bode

    62. Miranda Duraku

    63. Monika Sulari

    64. Nehat Pervizi

    65. Nosiana Burnazi

    66. Oksana Shpuza

    67. Oksana Vata

    68. Orjona Shermadhi

    69. Ralf Salihi

    70. Regis Shyti

    71. Regis Topurja

    72. Rexhina Debrova

    73. Roena Mustafa

    74. Sara Zaçaj

    75. Sefeda Lazaj

    76. Sevina Torra

    77. Sidorela Hoda

    78. Silvja Kabashi

    79. Sonja Ballkoçi

    80. Subian Dalani

    81. Tea Qose

    82. Valentina Mici

    83. Virna Pasmaqi

    84. Xhoana Agolli

    85. Zarife Hasanllari

    Ndjekësve të kurseve të gjuhës turke u dhurohen tabletë elektronikë

    Djem e vajza të kurseve të gjuhës turke në Tiranë i janë gëzuar këtë të mërkurë, më 13 nëntor, një dhurate të shpërndarë atyre në mjediset e Fondacionit ALSAR.

    Për ta janë dhënë tabletë elektronikë, pajisje që të përdorura në mënyrën e duhur do t’i ndihmojnë në procesin mësimor.

    Një fjalë e shkurtër për përfituesit nga drejtori administrativ i Fondacionit ALSAR, e ndjekur dhe nga disa fjalë të thëna nga dhënësi i mësimit në kursin e gjuhës turke, i kanë paraprirë shpërndarjes së dhuratës.

    Ajo u nda për 18 ndjekës e ndjekëse të kurseve të gjuhës turke në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër e sasisë prej 30 tabletësh shkon për tetë kursistë të kursit në Konispol dhe për katër të tjerë të kursit në Kukës.

    Dhuratën e mundësoi Konfederata Hak-İŞ, enti sindikal turk me të cilin Fondacioni ALSAR ka një bashkëpunim produktiv.

    Aktiviteti me karakter arsimor përmbante njëkohësisht dhe pandryshueshmërisht cilësinë mirëbërëse.

    Në Kukës nis kursi i gjuhës turke për vitin shkollor 2024-2025

    Në qytetin e Kukësit ka hapur dyert kursi i gjuhës turke për të gjithë të interesuarit, për djem e vajza që duan ta ndjekin atë e t’i çelin vetes perspektiva të reja në rrugën e arsimimit.

    Ky kurs i përvitshëm nis punën vetëm pak kohë pas fillimit të vitit të ri shkollor, 2024-2025, dhe do të vijojë përgjatë gjithë tij.

    Mësimi i gjuhës turke u bëhet i mundur të rinjve të Kukësit nëpërmjet niveleve të ndryshme të kursit. Mjetet e duhura didaktike dhe mësimdhënia cilësore e bëjnë të lehtë përvetësimin e turqishtes.

    Ndjekja e kursit është një kohë e kaluar në mënyrë të dobishme, një përpjekje produktive e cila do t’i ndihmojë në të ardhmen e afërt ata që synojnë t’i vazhdojnë studimet e ciklit të mesëm ose të lartë në Turqi.

    Projekti i kurseve të gjuhës turke vihet në zbatim njëkohësisht në Konispol dhe në Tiranë, si për çdo vit shkollor.

    I përsëritur vit pas viti, ai merr jetë në kuadër të aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR, të përkushtimit të tij institucional për të dhënë kontribut të qenësishëm në mirërritjen e brezit të ri.